Rreth rastit Gjokoviq dhe dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit

Opinione

Rreth rastit Gjokoviq dhe dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:17
Autori Gani I. Mehmeti

Sa interesant janë këta serbët!

Sa herë iu duhet atyre, “lusin” Zotin! Po kur nuk iu duhet për vete, janë kundër Zotit – aq shumë janë të lidhur këta me Zotin!

Ai që e do Zotin, është gjithmonë me të, jo vetëm kur ka nevojë.

Që nga paslufta, serbët e kanë bllokuar Urën e Ibrit dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda shtetit të Kosovës.

Sa herë kanë dëshirë ata, mbushen rrugët me barrikada dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve!

Sa e sa herë kanë penguar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Serbi!

Shumë herë janë kthyer edhe politikanë kosovarë nga Serbia dhe nuk i kanë lënë të shkojnë në Beograd, a ishte pengesë e lëvizjes së lirë të njerëzve kjo, apo unë po e kam gabim? Rasti më i ri është i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bisnik Bislimi, të cilin e kthyen pothuaj nga Beogradi, pse nuk kishte “siguri”.

Sa janë burgosur e mbahen në paraburgim në Serbi shqiptarët, vetëm pse janë shqiptarë?

Dhe tani, kur iu ndaluaka Gjokoviqit hyrja në Kosovë, edhe Dioqeza iu “lutka” Zotit: “Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare të të gjithëve, sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thekson reagimi i tyre.

Me këtë, ata kërkojnë lëvizje të lira selektive sipas njerëzve të tyre për të drejtën e lëvizjes së lirë të të “gjithë qytetarëve” dhe lirinë fetare të të gjithëve...por se kur ata ndalojnë shqiptarët, bazohen në të “drejta” ligjore për ndalimin e hyrjes së shqiptarëve në Serbi!

Kush i priu i pari në pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, serbët apo shqiptarët?

Dhe Gjokoviqit duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë, për arsye të shprehjes armiqësore të tij me popullin e Kosovës.

Vetëm serbët duhet të lëvizin lirshëm, për të tjerët nuk ka nevojë, pse nuk janë serbë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat