Shqipëria, vendi që kurrë nuk u bë atdhe i gjithë kombit shqiptar!?

Opinione

Shqipëria, vendi që kurrë nuk u bë atdhe i gjithë kombit shqiptar!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:26
Autori Rexhep Elezaj

I madhi Faik Konica, para shumë dekadave kishte thënë: “Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, - dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet…Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë” (Vepra 3, f. 333).

Dhe, më thoni iu lutëm, a nuk është Edvin Kristaq Rama, ndër politikanët e Shqipërisë postkomuniste, ai i cili qëkur ka hyrë në politikë ia vuri kazmën Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë dhe mërgatës shqiptare, a nuk është ky ai, i cili nga piktor u bë ministër për kulturë, për të ecur pastaj nudo-cullak plazheve të detit, a nuk është ky, ai i cili shefit të tij F.N. ia grabiti postin e kreut të partisë, a nuk është ky, ai, i cili e luajti rolin e djallit në politikën shqiptare, ai që mbjelli narkotikë, drogë dhe hashash duke e shndërruar Shqipërinë në narko-shtet, duke bërë tregto ilegale me disa vende mafioze në botë, e kështu me radhë..!?

Pra, shqiptarët e dinë mirë se çfarë veprash të zeza ka bërë E. Rama, sidomos qëkur ka ardhur në krye të qeverisë shqiptare me 2014, se çfarë sjelljesh dhe veprimesh të ndyra ka bërë në skenën politike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, duke i tallur, nënçmuar, injoruar dhe fyer udhëheqësit e tyre politik dhe shtetëror, se çfarë rendi diskriminues social ka ndërtuar ai në Shqipëri, duke e rritur varfërinë dhe skamjen tek klasa e mesme e popullit, se si me qëllim e ka stimuluar ikjen e rinisë nga Shqipëria, se çfarë aleancash kriminale ka bërë me tajkun dhe oligarkë hajna vendorë dhe ndërkombëtarë, rasti i fundit ai me McGonigal, etj., duke ia rrëmihur pamëshirshëm çdo ditë, muaj dhe vite, themelet shtetit shqiptar, duke ia vjedhur pasuritë e tij natyrore përmes tenderësh dhe kontratash ilegale me firma të huaja dhe biznesmenë mafiozë..!?

A nuk është E. K. Rama, ai i cili e shkeli brutalisht pavarësinë e Kosovës duke ia falë mikut dhe jaranit të tij shkjaut, A. Vuçiqit, pa e pyetur fare hanxhiun, gjakun e mbi 13 mijë dëshmorëve të Kosovës, si gjoja “rroba” të thara, duke tentuar që bashkë me Vuçiqin ta realizojnë skenarin makabër për ndarjen e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë, si gjoja një ndarje “historike” mes serbëve dhe shqiptarëve..!?

E gjithë kjo që u cek më lartë, në fakt nuk është as çereku i dëmeve poltike dhe kombëtare që ER ia ka bërë Shqipërisë dhe Kosovës, dhe, si “korpus-delictus” rolin e tij destruktiv më duhet ta përmbledhë në një konstatim unik; se E. Rama, qyshkur qëndronte në Francë, duhet të jetë rekrutuar patjetër nga shërbime dhe agjentura të huaja, nga të cilët ka marrë udhëzime, këshilla dhe detyra afatgjata, para së gjithash, që kur të vije në pushtet ta demolojë faktorin shqiptar në Ballkan e më gjerë, që ta dobësojë dhe pengojë sa më shumë rritën dhe zhvillimin e shtetit shqiptar, që një ditë të bëhet forcë dominuese dhe qendër politike, ekonomike dhe ushtarake në Ballkan, i cili, si i tillë do ta kërcënonte dhe pengonte Serbinë për realizimin e planeve të saja hegjemoniste ndaj popujve fqinj..!?

Pra, ER, me politikën e tij tipike prej vasali i A. Vuçiqit, mund të thuhet, se me sukses ia ka dalë ta kryej misionin e tij prej tradhtari ordiner shqiptar, andaj e kishte kusht dhe detyrë të “shenjtë” nga padronët e tij, që në zgjedhjet lokale t’ia vidhte votat elektoratit të krahut demokratik, me qëllimin më djallëzor, që në asnjë mënyrë të mos vije në pushtet Sali Berisha me Partinë Demokratike, e cila, siç dihet gjatë historisë ka qëndruar krah-përkrah Kosovës, madje e cila gjithmonë ka qenë halë në sytë e regjimit fashist të Beogradit.

Andaj, e gjithë kjo maskaradë zgjedhore dhe politike e bërë nga E. Rama me grupin e tij mafioz, ka pasur për qëllim të vetëm mbrojtjen e regjimit kriminal të Serbisë nga patriotët dhe nacionalistët shqiptarë demokrat, të cilët në vend të Serbisë, po vazhdon t’i vret, i ashtuquajturi kryeministër i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat