Në Shqipëri fitoi Serbia, humbi shqiptaria

Opinione

Në Shqipëri fitoi Serbia, humbi shqiptaria

Nga: Hafiz Shala Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:05
Hafiz Shala

Opozita në Dardani, po i ngritë puplat se në Shqipëri fitoj ideatori ndarjes se Dardanisë dhe prijësi ideolog i tyre, Edvin Kristaq Rama

Deri kur kombin tonë do ta nëpërkëmbin kësi lloj nostrumesh duke i shitë interesat e atdheut amë Shqipërisë e duke ia vërë ndërskamcën Dardanisë dhe përdhosjes së interesave gjithëkombëtare me ndihmën e armikut të përbetuar Serbisë me përkrahjen e Rusisë duke e rrezikuar qenien gjithëkombëtare shqiptare.

Serbia, ia arriti qëllimit që, përmes financimit të fshehtë nga ajo dhe paraja e kanabisit të krye tradhtarit gjatë gjithë historisë sonë kombëtare, Edvin Kristaq Ramës, pasardhës i klikës se diktatorit dhe xhelatit të popullit të vet Enver Hoxha, të kthehet ne fron. Dhe, ky termet politik në nivel kataklizme me mbi 12 shkallë të Rihterit, që i bie se rrafshojë përtokë aspiratat e bashkimit kombëtar, i cili sapo duket në bazë të ecurive gjeopolitike me nguti po na imponohet kjo ide historike pasi, po na rrezikohet qenia shqiptare me theks të veçantë, asaj dardane, pasi edhe njëherë e dorëzoi Shqipërinë në prehrin e kriminelit Vuçiq, i cili përmes kuislingut të tij Edvin Kristaq Rama edhe Dardanisë po ia gërryen dheun ndër këmbë, një udhëheqje e zgjedhur nga populli, si, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, të cilët veprojnë nën të njëjtën platformë kombëtare, ruajtja dhe moscenimin i tërësisë territoriale, ruajta dhe shtrirja e sovranitetit në tërë të Republikës së Dardanisë, të cilët i janë të nënshtruar një presioni të pa paraparë nga Bashkësia Ndërkombëtare, në rëndë të parë Evropa por, edhe nga miku i ynë Amerika.

Departamenti i shtetit sapo duket ka rënë nën ndikimin e politikave të multi-miliarderëve të llojit të sorosëve që, në një mënyrë me izolimin e Berishës përmes nongratës, i dha fuqi atij i cili, ndoshta para oponenti të tij është dashur të shpallet person nongrata për të cilin kanë prova dhe dëshmi për, krim, korrupsion, blerje e vjedhjeve industriale të votave, afera publike e McGonigall, por, heshtën.

Departamenti i Shtetit i cili, deri ne ditën e sotme, as nuk dha prova e as nuk e denoncoi aktin më të dyshimtë që ndonjëherë e ka marrë Qeveria Amerikane i cili, në mënyrë indirekte ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të lira dhe hajdute në Shqipëri, duke e mbajtur peng Dr. Sali Berishën nën karakteristikën e “nongratës”, të cilën nuk e argumentuan më asgjë deri sot, prandaj, përmes ambasadores Yuri Kim, e bëri të pamundurën që mos t’i jepet rasti Dr. Berishës dhe Partisë së vërtetë Demokratike, më gjithë atë përkrahje gjatë fushatës për të marrë pushtetin, i cili që tri mandate sundohet nga i njëjti monark.

Sikur, Departamenti i Shtetit mos t’i mbyllte sytë ndaj aferës McGonigall ku monarku e narko-hajduti shqiptar, i cili ishte direkt i involvuar, e vërtetojnë edhe mediat më prestigjioze amerikane, në të njëjtën kohë duke vepruar kundër krye - hajdutit në krye të qeverisë shqiptare, atëherë, do të mund të dyshohet se Departamenti i Shtetit ka pas hile.

Por, jo, se ky edhe ishte qëllimi që, përmes mikut të kriminelit Vuçiq me ndikim apo me shantazhim nga ky i fundit ndaj Ramës për veprat kriminale politike pos atyre njerëzore dhe kurthet e përgatitura kundër Dardanisë, t’i japin nokautin kundër politikës se udhëheqjes së zgjedhur nga populli i Dardanisë në mbrojtje të të drejtave nacionale e rrezikuar nga kuislingu i Serbisë për ta favorizuar si shtetin më të fuqishëm në Ballkan dhe në një mënyrë, ajo ta merr primatin për t’u shndërruar në urë kaluese e shteteve tjera ballkanike, pra në rëndë të parë Shqipërinë, drejtë Bashkimit Evropian.

Evropa, e Gjergj Fishtës, paturpërishtë as qe e fshehë animin e hapur të sajë ndaj Serbisë, duke e lenë anash viktimën- Dardaninë e cila e përjetojë gjenocidin me te madhe pas luftës së Dytë Botërore si shtet i vogël e me dëme aq të mëdha.

Merreni me mend, kur Serbia e “shet lëkuren sa më shtrenjtë” duke i keqpërdorur të pagjeturit në mënyrën më jo humane duke i dhënë përparësi asociacionit me qëllim të ndarjes së pjesës veriore e dakorduar nga ish udhëheqja e Dardanisë në bashkëpunim me kryehajdutin i cili po vjen në pushtet me vjedhje votash, blerje votash me ndihmën e Sorosëve dhe të ambasadores Yuri Kim, përfaqësuese e Departamentit të Shtetit i cili, asnjëherë nuk e argumentoi veprimin kufizues ndaj Dr. Sali Berishës.

Do të ishte e nevojshme që ta njoftoj opinionin shqiptar dhe atë gjithëkombëtar qe “mos të rreshtohet populli pran tij” pasi, nuk u gjendën prova, prandaj është përgjegjësi sepse, po i bie se, me përkrahjen dhe heshtjen ndaj skandaleve më të mëdha në Shqipëri nën sundimin e monarkut Edvin Kristaq Rama, po i bie se po përdorën standarde të dyfishta në dëm të elektoratit duke i mbajtur peng duke mos informuar me realitetin, nëse e kanë, për të cilat opinioni shqiptar dhe ai botëror nuk u njoftua dhe i cili ishte në pritje të reagimit të Qeverisë Amerikane.

Opozita, ngriti lëvdata për Edvin Kristaq Ramen si një “ atdhetar” i cili, shkoi ta vizitoj Hashim Thaçin në Hagë gjë qe, sipas opozitës pushteti nuk e bëri.

Edi Rama, i din mirë pazaret e tij bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin rreth origjinës së asociacionit dhe pajtimi për korrigjim-ndarje të kufijve të Dardanisë. Pra, shkoj në Hagë për t’i koordinuar veprimet të cilat sipas marrëveshjes, Thaçit t’ua jep udhëheqjes partiake për të vepruar në koordinim me Efi Ramën për hapat e mëtejme duke e ruajtur lidhjen vëllazërore më armikun shqiptar, gjë qe opozita për ditë e më shumë po e vërteton sepse, qëndrimet e sajë janë në përputhje me ato të Vuçiqit të zbatuara në praktikë përmes Listës serbe për ta bllokuar, penguar dhe involvuar direkt në punët e brendshme të një shteti sovran, deri të realizimi i ëndrrave të sajë, aneksimin e pjesës veriore, qe populli shqiptar i Dardanisë me asnjë çmim nuk do ta lejojë.

Këtij kori opozitar anti shtetëror, iu bashkëngjit edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili gjatë një takimi të organizuar sot, për turpin e tij, e akuzon Qeverinë për veprime të pa koordinuara kur ishin në pyetje dërgimi i forcave speciale në veri për ta ruajt paqen dhe për t’i penguar grupet kriminalo- terroriste të dirigjuara nga Vuqiqi, në mënyrë qe ta vë në praktikë funksionimin e shtetit duke e shtrirë sovranitetin në tërë territorin.

Zoti Haziri, ishte një përkrahës i Thaçit kur ai me kërkesën e Vuçiqit e pranoi dhe u angazhua rreth korrigjimit - ndarjes së Dardanisë. Ky, përsëri po e vazhdon më të njëjtin avaz duke e përsëritur disa herë se, ende është për një zgjidhje të tillë.

Edi Rama, e mori përkrahjen e opozitës dardane kur ai, në mënyrën arrogante drejtoj kritika dhe kërkesa të pa vend ndaj BE-së rreth, shuarjes së Gjykatës Speciale dhe, heqjen e akuzës rreth “trafikimit të organeve nga shtëpia e gjelbër nga ana e UÇK-së”, stil i mirënjohur i Serbisë e cila e akuzon kundërshtarin me akuza të cilat në të vërtetë ajo i bënë vet. Merreni me mend se sa shqiptari a apo shqiptareje iu kanë hequr organet në mënyrë më misterioze për çka vetëm një zot dhe forcat kriminale serbe e dinë, ndërsa, ata tallën më ushtarët e UÇK-së, e cila ne bazë të kurrfarë teorie ka patur mundësi t’i kryej ato veprime në ato kushte.

Prandaj, ky veprim i tij e kishte qëllimin qe ta përfitoj opozitën dardane siç edhe e bëri për t’i mbajtur nen kontroll sipas sugjerime të Aleksandër Vuqiqit.

Për opinionin e gjerë, duhet ta kenë të qartë se, Prokurori Jack Smith, i bëri dy veprime historike në shërbim të Dardanisë për dy gjëra, për të cilat e meriton një mirënjohje të lartë nga shteti, nën një, siç e ceka se, i heqi nga Gjykata e Hagës akuzën rreth shtëpisë së verdhe për trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së, prandaj nuk figuron askund, kjo akuzë e përpiluar nga prokuroria serbe, Carla Del Ponte dhe Dick Marthy i cili, para disa kohe deklaroj se ka qenë i përgatitur atentat ndaj tij për t’i fajësuar shqiptarët sepse, tani u bë, publike autorësia e aktakuzës dhe nen dy, momenti kur po ky prokuror Jack Smith kur u caktua takimi në Shtëpinë e Bardhe me ish Presidentin Trump dhe abasodorin Grenel, Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e dëmshme, rreth korrigjimit -ndarjes së Dardanisë i cili, në rrugë drejt Uashingtonit, ia komunikoj vendimin për akuzën e rëndë, krim ndaj njerëzimit i cili u desh të kthehet në shtëpi, për ta vazhduar me Avdullah Hotin.

Prokurori Jack Smith, në bashkëpunim më shtetin Anglez dhe Gjerman si dhe një bashkëpunëtor, mik i yni, i ndërmorën këta hapa dhe e evituan më te keqen, ndarjen, të cilën e vërtetoi edhe ish Ambasadori Amerikan pran OKB-së, John Bolton, ani pse kundërshtar i pavarësisë së Dardanisë, përmes librit të tij “Aty ku ndodhi”.

Prandaj, heshtja ndaj hajnive, korrupsionit, vjedhjeve industriale të votave, sikur ajo zonja ku i fshehte fletë votimet nën qarqafin e tavolinës dhe krimeve ordinare në Shqipërinë e Edvin Kristaq Ramës më përkrahjën, e Vuçiqit, dhe disa qarqeve amerikane, pastaj përçarjet në mesin e Partisë Demokratike, e sollën situatë në një gjendje tragjikomike ku, në bastionet e Partisë Demokratike siç ishte Shkodra, për habi t’i humbin votat.

Për kurdisje, vjedhje dhe përgatitje të teknologjisë, u kujdesën organet e pushtetit të cilët vepruan më shumë kujdes dhe përpikëri.

Prandaj, kjo që ndodhi në Shqipëri, është ogurzi, për vetë Shqipërinë dhe demokracinë e sajë e cila u hodhe në fundin e greminës, më ndikim shumë negativ në sferën gjithë shqiptarë me theks të veçant të asaj të Dardanisë e cila po kalon në proceset të dhimbshme e të rënda historike, të cilës, më se shumti i duhej mbështetja e shtetit Shqiptar i cili, fatkeqësisht e injoruar nga Evropa dhe armiqtë shekullor, duke ushtruar presion të pa drejtë dhe të paparë ndaj viktimës krahasuar me atë të agresorit, Serbisë e cila, më ndihmën mikut të Vuçiqit dhe armikut të Dardanisë tani “fituesit të votës së popullit” Edvin Kristaq Ramës i cili, kurrë nuk e pati guximin qe t’i kërkojë Vuçiqt qe si mik i tij të kërkojë falje për gjenocidin por, dike i qëndruar besnik atij, ai, as qe i vizitoj varrezat madive me rastin e 25 vjetorit të masakrave gjithandej Dardanisë.

Tani, Dardania, nuk e ka armik vetëm Aleksandër Vuqiqi por edhe Edvin Kristaq Ramën. Prandaj, shteti i Dardanisë, ne luftën e ardhshme kundër Serbisë, në vend se të përgatitet për t’u çliruar nga kontrolli dhe përzierja në punët e brendshme të Dardanisë, duhet ta ruaj shpinën edhe nga Shqipëria e “ fetusit të zgjedhjeve demokratike” të monarkut në krye të Qeverisë Shqiptare.

Megjithatë, sa po duket, populli i Dardanisë, jo vetëm që duhet ta luftojë Serbinë por, po i duhet ta shpëtoj kombin nga okupimi i Serbisë me ndihmën e mercenarit të saj, Edvin Kristaq Rama.

Mund të me akuzoni se, “nuk kam të drejtë në akuzat ndaj pushtetit” por, kurrën e kurrës nuk mund të me bindë askush se këto zgjedhje ishin të rregullta dhe votë e lirë dhe se populli i Shqipërisë i humbi “ me të drejtë”.

Nëse do të kishte një hetim serioz e profesional me teknikat bashkëkohore rreth procesit zgjedhor, me siguri se do të delte e kundërta, zgjedhjet janë të manipuluara, të blera e të vjedhura.

Në Amerikë është një shprehje karakteristike ku thuhet: nëse më mashtron herën e parë, qofsh i marrë ti, po me mashtrove se dyti, qofsha i marrë unë.

Në Shqipëri u varros demokracia, triumfoi monarkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat