Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, ikje nga dialogu me Kosovën

Opinione

Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, ikje nga dialogu me Kosovën

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 14 maj 2023 Në ora: 23:23
Autori Gani I. Mehmeti

Më mirë një mijë vit dialog se luftë, gënjente para sa kohësh vet Vuçiqi. Por, nuk e kishte se e donte dialogun, por pse nuk kishte mundësi ta zhbënte Pavarësinë e Kosovës. E, për të mos e njohur Pavarësinë e saj, kërkon dialog të pakufijshëm...

Ky e ka qëllimin e stërzgjatjes së bisedimeve me Kosovën, jo për diçka tjetër, por vetëm për të pritur ndonjë moment sa më të volitshëm për Serbinë, që ta mbajë Kosovën peng, duke menduar se një ditë bashkësia ndërkombëtare do të përkrahte Serbinë në çështjen e Kosovës, për të mbetur sërish nën Serbinë.

Ndërkombëtarët sikur nuk po e njohin mirë Serbinë dhe serbët. Ata janë armiku më i madh i shqiptarëve, përveç edhe disa tjerëve që kanë uzurpuar me ndihmën e Europës toka shqiptare që nga shkeulli 19, e, sidomos nga shekulli 20, kur po kjo Europë që është sot, po tregon se nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve nga ajo e dy shekujve më parë. Unë nuk e njoh qëllimin e Europës, se për ç’shkak ka përkrahur armiqtë tanë në copëtimin e tokave shqiptare. Mirëpo, kjo është një e vëretë e madhe. Dhe, për fat të keq, po kjo Europë po mban anën e Serbisë edhe sot e kësaj dite gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi, për çka BE, ka emëruar për ndërmjetësues të bisedimeve dy “lehtësues” të bisedimeve nga dy shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës!

Vet Vuçiqi, sa e sa herë ka deklaruar haptazi dhe bindshëm se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës kurrë, dhe as i është ndërhyrë me ndonjë pyetje se përse e thotë këtë, po edhe nuk është krërkuar nga BE.

Në anën tjetër, vetë Vuçiqi ka thënë para kryetarit të Gjermanisë në qershor të vitit 2022 se askush nuk i ka thënë se Kosova është shtet dhe duhet ta njohë edhe Serbia. Pra, duke u përpjekur që në bisedime, BE-ja të jetë neutrale në statusin e Kosovës, Serbia po mendon se Kosova është pjesë e Serbisë, ashtu siç e ka edhe ende e mban në Kushtetutën e saj.

Tani, kur me ndërhyrjen e SHBA-ve, ka ardhur koha kur duhet të përcaktohet edhe statusi i Kosovës shtet, që do duhej ta njihte Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Vuçiqi kërkon të shpallë zgjedhjet në Serbi diku për në shtator të këtij viti!

Këto zgjedhje nuk shpallen pse Vuçiqi nuk e ka fuqinë për të marrë vendime, pra për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, por për t’i ikur vendimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, për të mos e njohur Pavartësinë e Kosovës, ai shpall zgjedhjet.

Ky është një driblim politik i Aleksandër Vuçiqit, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj SHBA e BE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat