14 maji fillimi i fundit i Edi Ramës

Opinione

14 maji fillimi i fundit i Edi Ramës

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:53
Autori Faton Mehmeti

Këtë të diel mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri me pjesëmarrjen e opozitës, e cila rikthehet të marrë pjesë për herë të parë që nga viti 2015, pasi në zgjedhjet e vitit 2019 kishte bojkotuar. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të kuptuar mbështetjen që ka aktualisht Rama, si dhe për të kuptuar më me qartësi mbështetjen që ka opozita. Rikthimi i Berishës në politikë pritet t'i jap impuls shumë të madh opozitës së nëpëtkëmbur nga Rama derisa Lul Basha ishte në krye të PD.

Me ardhjen e Berishës në krye të saj, pavarësisht se gjykata me urdhër të Ramës këtë të drejt ia njohu Lulit, opozita është ringjallur dhe ky nuk është lajm i mirë për Edi Ramën. E sigurt përtej të pritshmës është rënia e madhe e Ramës e që do të konfirmohet në këto zgjedhje. Pavarësisht mekanizamve që ka me tërë aparatin shtetëror dhe bashkitë, Rama nuk do ia del dot të ndal humbjen.

Berisha pritet të marrë shumë bashki, në koalicion me ish presidentin Ilir Meta, Berisha me koalicionin "Bashkë Fitojmë" pritet të dal triumfues. Humbja e Ramës në zgjedhjet lokale pritet të jetë prelud edhe për humbjen e vitit 2025 në zgjedhjet parlamentare.

Fatkeqësisht mund të ketë tensione të mëdha nisur edhe arroganca e qeverisë Rama dhe frikës për humbje të pushtetit. Një gjë është e sigurt, 14 maji do të jetë fillimi i fundit të"Rilindjes", e ardhur në pushtet me mashtrime. Derisa po dalin fakte se si Rama e kishte peng Lul Bashn, me Berishën kjo nuk funksionon, andaj Edi Rama është i tmerruar nga humbje e pritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat