Lushnjarë, shpëtojeni Lushnjen!

Opinione

Lushnjarë, shpëtojeni Lushnjen!

Nga: Ilir Levonja Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:35
Autori Ilir Levonja

Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh amerikanë zbarkuan në Normandi me misionin që të nxirrnin nga fushëbeteja ushtarin me emirn Rajan. Arsyeja, atij i ishin vrarë vëllezërit në front. Misionin konsistonte në faktin që të mos shuhej një familje amerikane. Kjo bëri që më pas të ndryshoheshin edhe disa rregulla në lidhje me shërbimin ushtarak. Të gjithë këtë histori e keni në filmin ''Shpetoni ushtarin Rajan'' 1998. E njëjta gjë po ndodh me qytetin e Lushnjes, një emër i madh që po asgjesohet publikisht.

Armiku publik i saj është pikërisht kryeministri i vendit, një librazhdas i deleguar me emrin Taulant Balla, i cili ha fasule në poçe vatre, byrekët e Met Çelës dhe asgjeson ditë më ditë institucionet e qytetit të korifejve të artit shqiptar. Eshtë një lloj Popoviçi që ka zbarkuar për të instruktuar pushtetin lokal në varjen publike dhe të paraajmëruar. Ka arritur deri aty sa delgon trajnerë futbolli për një klub që daton themelimin që nga viti 1927. Kur fare mirë ky klub futbolli dispon 100% shkollën e vet nga familje të nderuara të Lushnjes.

Në vend që ta privatizoj, e mbajnë nën sqetull dhe delegojnë trajnerë. Ky është qyteti i dy kongrese ve të mëdha atij Arsimor dhe Kongresit Kombëtar në vjeshtln dhe dimrin vitit 1920, i cili prodhoi një qeveri më demokratike se se kjo e sotmja, duke pasur si mbikëqyrës një Këshill të lartë Regjence në vend të një Presidenti kukull. Eshtë qyteti me 3 deputetëve socialiste dhe një demokrat që po publikisht janë fajtorë në këtë asgjesim publik sa sot një teatër i tërë nuk u kthye në dot në akademi kulture, sikur edhe Biblioteka publike nuk afron dot asnjë promovim vjetor edhe pse ka emra plumb të rëndë autorësh me njohje kombëtare. Madje me ta thonë emrin me zë të ulët.

Pa përmendur asgjesimin total të galerive të pikturës ku edhe këtu ka emra po plumb të rëndë. Megjithëse udhëkryq shqiptar platforma e stacionit të trenit as pret dhe as përcjell njëri, ashtu sikur edhe shkollat profesionale që dikur prisnin studentë deri nga Maqellara apo Konispoli, sot janë objekte të bjerruara që ndofta asnjë deputet nuk i di se edhe ku ndodhen. Nuk dua të përmend Institutin bujqësor se e kam përmendur shpesh vrasjen publike të tij. Ka sot 3 deputetë socialist por që nuk duken asgjëkundi.

Ushtrojnë vetëm detyrën e patronazhistëve dhe pavarsisht varjes publike të qytetit flasin me gojën e asgjesuesit. Lushnja që ka nevojë për rrugë rurale, për impiante riciklimi është e dorës së dytë. Kjo treshe merret me sherrin Rama, Berisha, Meta. Në fakt lushnjarëve nuk u hyn në punë fare kjo, se, asnjëri syresh nuk është lushnjarë. Mirëpo treshja flet për non gratat. Pavarsisht se qyteti që prodhon tonelata perime, fruta, foragjere, mbytet nga specat e Maqedonisë. Pashë në një kronikë televizie (Vizionplus) kryetarja aktuale e Bashkisë as dy llafe nuk dinte të lidhte. Madje në ato që tha, falenderoi dhjetë herë qeverinë për ndihmat financiare që i dha në ndërtimin e ca tendave të ashtuqujtura Treg Fruta-Perime.

Zot na ruaj, një qytetare e parë që nuk ka kuptuar se investimi publik lokal është e drejtë po lokale dhe jo qeveritare. Parisin, Romën, New York-un nuk i kanë bërë qeveritë kombëtare, por ato lokale. O ushtarë të verbër dhe të pa aftë të djersës suaj. Qeveritë dhe nëse u japin, u japin mbrapsht lekun tuaj. Lushnjarë shpëtojeni Lushnjen. Madje ngulni këmbë të votojmë edhe ne që jemi larg. Për një show publik si Big Brother ishte fare e kollajshme që shqiptarët të votonin nga ishin e ku nuk ishin, për votën politike kjo është një herezi. Shpëtoni qytetin tuaj nga varja publike e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Përpara se të doni politikanët e qëndrës, duajini veten, respektoni veten, shtëpinë tuaj, traditën, sojin. Lushnja nuk është as Edi Ramës as eTaulantit, është e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat