A kanë të drejtë qytetarët ballkanikë me mentalitet afrikan që ta festojnë ditën e Evropës?

Opinione

A kanë të drejtë qytetarët ballkanikë me mentalitet afrikan që ta festojnë ditën e Evropës?

Nga: Ejup Berisha Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:49
Autori Ejup Berisha

Më 9 maj u shënua dita e Evropës, ky event në mënyrë simbolike u shënua edhe këtu te ne në RMV. A duhet ta festojnë edhe qytetarët e Ballkanit ditën e Evropës përgjigja është JO dhe atë me shkronja të mëdha, a e dini pse sepse për të festuar me qytetarët evropian ditën e 9 majit dhe evente të tjera të përbashkëta me ta qytetarët e Ballkanit duhet të kenë mentalitet dhe praktika të përbashkëta me individ dhe me subjekte të atjeshme evropiane. Çfarë kanë të përbashkëta shtetet e Ballkanit apo dhe qytetarët e saj me shtetet apo dhe me qytetarët evropian. Me evropianwt shtetet e Ballkanit i kanë të përbashkëta vetëm se institucionet e shtetit si Parlamentin, Qeverinë, Gjykatat dhe institucionet e pushtetit lokal.

Këto i kanë identike vetëm se në aspekt formal ndërsa në aspekt faktik të njëjtat i kanë të ndryshme. Pra dallimi mes tyre është në aspekt funksional. P.sh këtu në shtetet e Ballkanit Parlamenti, Organet e pushtetit gjyqësor si dhe ato të pushtetit lokal janë gjysmë funksionale ndërsa në Evropë të njëjtat janë plotësisht funksionale. Këtu në RMV plotësisht funksionale është vetëm se Qeveria ndërsa institucionet e tjera të pushtetit i nënshtrohen vullnetit apo dhe sovranitetit të Qeverisë. Në shtetet dhe në shoqëritë e Evropës ka sistem demokratik të qeverisjes jo vetëm se formal por edhe faktik, e te ne në Ballkan demokracia është vetëm se formale pra jo edhe faktike.

Në shtetet e Evropës ka zgjedhje reale demokratike ku subjektet politike edhe nëse kanë dëshirë që me çdo kusht që të fitojnë në zgjedhje të njëjtat atje në fund të këtij procesi janë të obliguara që ta respektojnë zgjedhjen e bërë nga ana e votuesve evropian si dhe t’ia urojnë fitoren subjektit fitues faktik në zgjedhje atje. Në Evropë politikanët varen nga qytetarët e te ne qytetarët janë të varur tërësisht nga politikanët. Në shtetet e Evropës jo vetëm se qytetarët por atje edhe kafshët trajtohen me seriozitetin më të madh dhe këto gëzojnë autoritet të plotë e të pakontestueshëm ndërsa këtu te ne qytetarët nuk gëzojnë asnjëfarë autoriteti, respekti dhe kujdesi ndërsa kur jemi te kafshët edhe këto këtu nuk kanë kurrfarë trajtimi e as kujdesi normal. A e keni dëgjuar atë thënien e thënë shpesh në opinion "Se më mirë është të jesh qen në Gjermani sesa zotëri në Maqedoni".

Më tej në shtetet e Evropës ka transparencë tejet të madhe për të gjitha çështjet publike e te ne për të njëjtat çështje jo vetëm që nuk ka kurrfarë transparence por çuditërisht të njëjtat trajtohen në mënyrë absurde me sekretin më të madh të mundeshim. Atëherë më thoni se a kanë të drejtë qytetarët ballkanik me mentalitet afrikan që ta festojnë 9 majin ditën e paqes dhe të unitetit evropian. Përgjigja është sërish JO a e dini pse se qytetarët ballkanik nuk kontribuojmë jo vetëm për paqen, por as për unitetin evropian por këta nuk kontribuojnë as për paqen dhe unitetin e tyre. Dhe për fund qytetarët e Ballkanit vërtetë kanë veshje evropiane por këta gjithashtu kanë edhe shumë të përbashkëta me afrikanët pra me ta të njëjtët kanë shumë vese dhe mentalitet të njëjtë. Fjalën e kamë për afrikanët e shteteve të pazhvilluara dhe tejet të prapambetura atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat