Pa dorëza ose me letra të hapura!

Opinione

Pa dorëza ose me letra të hapura!

Nga: Agron Shabani Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:40
Agron Shabani

T' i përjashtojmë ose t'i lëmi anash, ëndërrta, dëshirat, hedonizmin, alkimizmin, iluzionet, utopinë, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë! T'i kthehemi ose qasemi realitetit, normalitetit dhe racionalitetit të njohur objektiv dhe subjektiv, duke e ulur topin në tokë.

Serbia nuk do e njoh ose pranojë kurrë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, integral, autonom ose autentik. Pse (përse) kjo? Sepse, shqiptarët e Kosovës, e sidomos estabilishmenti ose lidershipi i tyre ditor ose periodik (jo Serbia!), si macen në thes, ua sollën ose imponuan të të ashtuquajturin "popullin e ri kosovarë" të "lindur ose dalur nga lufta" ose "revolucioni i patateve" së bashku me "pakon e Ahtisarit",si dhe projektet dhe planimetritë tjera të popujve artificial ose johistorikë" (lexo: "the people ëithout history") si në etapat ose periudhat e ndryshme të kusuritjeve ose baraspeshave imperiale ose kolonialiste " (leëxo:" the people without history and the imperial end colonial escquality") etj. Say nothing more than what is a not true and not exactly! I don't belive in their answer!

E dyta: Edhe pse nuk e thonë dhe s'e pranojnë hapur ose publikisht: Përveç Gjermanisë, Austrisë, Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-së dhe Kroacisë, të njëjtën bindje, ose të njëjtin mendim me Serbinë, e kanë si të thuash shumica absolute e shteteve anëtare të BE-së, NATO-s ose OKB-së, të cilat (ndoshta) me tepër janë në favor të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, se me prezencën e dy të të ashtuquajturave "shteteve të pavarura", gjegjësisht konfuze, anemike, indolente ose invalidore të shqiptarëve në Ballkan, të cilat duhet mbrojtur, siguruar, garantuar, mirëmbajtur, ushqyer ose infuzionuar vazhdimisht SHBA-së, Gjermania, Austria, B. Madhe, Italia, NATO-ja ose Perëndimi! "Amicus Platoe, Magis Amica Veritas"!

E treta: Durimi, morali, disiplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti....Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër. Pjesa tjetër është shkencë.


Do duhej të ishin pikërisht këto çështje kardinale dhe kolaterale (si shpata e Damokleut) të cilat lidershipi shqiptar ose kosovar do duhej t'i vënin mbi kokë në emër të mbijetesës ose ekzistencës së tyre në kohë dhe hapësirë...Duke u ndeshur ose përballur vazhdimisht me sfidat ose provokimet e ndryshme epokale ose monumentale siç janë lufta, paqja, mbrojtja, siguria dhe rëndi i ri botëror.

Mbase, përmes një koncepti ose narrativi esencialist ose substancialist, të perceptimit dhe akceptimit të "qytetarit të ri kosovar" si 'ciyoen' ose 'burgeros i lirë dhe i barabartë me të tjerët në BE-së etj...E gjithë kjo në një mjedis ose ambient, ku dhuna, shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni etj...refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet, dhe ku kërkohen dialogu dhe diskutimi si burime të vetme ose kryesore për arritjen e qëllimeve individuale dhe kolektive, përmes të të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinalë, epokale dhe historike.


Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shteteve dhe popujve të ndryshëm brenda për brenda UE-s etj. Janë gjuha, stili ose forma e debatit, dialogut, konsenzusit ose kompromisit, ato që krijojnë imazhin e tyre.


U mor vesh se boshti i etikës intelektuale dhe profesionale gjithandej shteteve perëndimore ose demokratike, është aftësia dhe mençuria e njohur intelektuale, profesionale dhe inteligjente për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. Domethënë, një gjakim për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.


E katërta: Për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimet, proceset dhe fenomenet e sotme botërore ose ndërkombëtare, në radhë të parë duhet njohur dhe kuptuar me mirë epistemologjinë, gneseologjinë (ontologjinë), logjikën dhe disiplinat tjera shkencore ose metodologjike. E sidomos epistemologjinë e cila e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithmbarshme të tërë asaj çfarë është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, proceset dhe fenomenet e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike, ushtarake (luftarake), strategjike, gjeopolitike, konikturale, financiare, tregtare, ekonomike etj.

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri).

Pastaj logjikën ose disiplinën e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocioneve, ideve, teorive, formulimeve, koncepteve, mendimeve, gjykimeve, veprimeve, reagimeve dhe vendimeve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).

Aty i kemi edhe filozofinë e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimeve, virtyteve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinën mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.


Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja ose shpjegimi që mund të jepet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.


U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të

larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Gjithnjë duke menduar në shtetin dhe "popullin (kombin) e ri kosovar" të "dalur ose lindur nga lufta" dhe "galvan revolucioni"....ku tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimeve dhe referimeve të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht njerëzore, materiale, teknike, logjistike, ushtarake, financiare, tregtare, ekonomike, fetare, ideologjike dhe të tjera të Turqisë, Rusisë dhe Serbisë në mozaikun ose panoramën e gjithmbarshme të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjerë kolateral, konstelacional dhe multilateral. Dhe, kjo është një lajm i keq për shqiptarët.

Për dallim të popujve ose kombeve tjera në Ballkan, mendojë se ne iliro-shqiptarët (ndoshta) më se pakut kemi të drejtë për t'i quajtur turqit si miq dhe aleat natyrorë ose historik të Kosovës dhe shqiptarëve. Se këndejmi, po të mos ishin vrarë, zhdukur, përndjekur dhe masakruar me tepër se 5OO vjet rrjesht nga turqit osmanjlinjë: Sot numri i shqiptarëve do ishte i njëjtë ose barabartë me numrin e francezëve ose italianëve. Mos të flasim këtu mbi serbët, rusët, malaziasit etj.

Gjithashtu asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin se i kemi edhe vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë ose religjionit katolik, ortodoks dhe protestant si vlerë

të shtuar ose të posaçme të panoramës ose mozaikut të njohur shqiptarë.

Ndryshe nga kjo, në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike ku ndarja e punës intelektuale, inteligjente dhe profesionale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitet dominimit të kapitalit, shkencës dhe teknikës, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë politike dhe diplomatike në kuadër të një shoqërie të tej plotësuar me misione ose obligime të njohura globale ose universale. Përse (pse) kjo? Pashmangshëm sikur shtrohet pyetja. Sepse, për dallim të një bote të dikurshme bipolare ose dybllokiste, me SHBA-s dhe ish BRSS-s si fuqi (superfuqi) të njohura ushtarake ose nukleare ose atomike: Sot e kemi një situatë tjetër, ku përveç SHBA-s, sikur e bëjnë ndërkohë aditive ose imediate kyçen ose angazhimin aktivë, multilateral ose kolateral të Gjermanisë në politikën dhe sigurinë globale ose planetare. E sidomos në marrëdhëniet ose raportet e gjithmbarshme kontinentale dhe interkontinentale, e me theks të posaçëm në Kosovë, Shqipëri ose Ballkanin Perëndimorë ku shteti dhe kombi i madh gjerman, kanë dhënë një kontribut kolosal, epokal ose titanik.

U mor vesh se liria dhe pavarësia shtetrore, nacionale dhe politike, pos licensës së njohur anglo-amerikane, gjithashtu e kanë të gdhendur ose skalitur përjetësisht edhe emblemën, vulën dhe formulën e njohur gjermane. Pa pjesëmarrjen, këshillimin dhe vendimin paraprak të Gjermanisë, nuk mund të këtë zgjidhje fatlume, konstruktuve ose afatgjatë të problemit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. As të luftës në Ukrainë. Absolutisht-Jo!

Me afro 83 milion banorë, me mbi 45 milion të punësuar në punë manuale, mekanike, inovatore, shkencore, industriale ose teknologjike, me prezencën e saj ushtarake, logjistike, sanitare, karitative, preventive, financiare dhe ekonomike në Kosovë (Ballkan) si dhe në pothuajse të gjitha rajonet ose meridianët e globit: Gjermania e meriton statusin e jashtëzakonshëm dhe historik nè 'parketin' botërorë ose ndërkombëtar. E sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB-s.

Se këndejmi, politologjia dhe filozofia politike ose analitike na mësojnë dhe udhe rrëfejnë vazhdimisht se shembja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shembin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrta ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspansioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës, apo dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

Ndaj, si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë politike moderne ose bashkëkohore, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë gjithçka ose

çfarëdo qofte. Jo, por, në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen, artikulimin dhe postulimin e ideve, teorive, koncepteve, definicioneve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizioneve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e njohur komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, integral, konvencional ose superlativ, mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirën e njohur të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.


Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, lëvizjet, proceset, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, ushtarake, diplomatike, sociale, societale, tregtare, ekonomike, koniukturale, nimenklaturale, manufakturale etj, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptet, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm ditor ose periodik dhe kështu me radhë.


Ndonëse, edhe termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptet, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaniste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Ndryshe nga kjo, sipas Xhuzepe Mazinit (Guiseppe Mazzini), deri me "Paqën e Vestfalisë (1648) si dhe me arritjet dhe zhvillimet e mëvonshme shkencore, industriale, teknologjike, ushtarake (luftarake) etj...:Identiteti, individualiteti, ekskluziviteti, autenticiteti, integriteti dhe sovraniteti i njohur shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik i popujve (kombeve) dhe shteteve të vogla, janë ruajtur ose siguruar kryesisht nga ana e shteteve dhe kombeve të mëdha dhe të kualifikuara sipas tij.


Me fjalë tjera, fatët dhe ardhmëria e Kosovës ose shqiptarëve dhe të tjerëve në një

kontinent të dominuar ose mbi valuar nga idetë ose teoritë e ndryshme megalomane, proteksioniste, imperialist ose kolonialiste, sikur e bëjnë të posaçëm dhe historik rolin e Gjermanisë në BE-s dhe Europë.


Do shtuar në fund se UE-së ose BE-së, pos tjerash, vazhdojnë të mbështjellin inatet, xhelozitë, paranojat ose fobitë e shumta ndaj Gjermanisë e cila është ekonomia me e madhe, ose superfuqia kryesore e BE-së (BE-së) dhe krejt Europës, dhe ka të drejtë sovrane dhe legjitime në buxhetin e saj shtetëror ose nacional si buxheti preventiv përtej tej 2OO miliard eurosh etj. që sigurohet nga taksapaguesit gjerman, e jo nga ata hungarez, polak, francez, sllovak, lituanez, letonez, estonez, rumun, bullgar etj.

Ndërkaq, Briania e Madhe nuk i takon më "ombrellës" ose "çatisë së përbashkët evropiane " të BE-së (UE-së).

Kosova nuk e ka luksin e qeverive (pushteteve) ose koalicioneve të ndryshme parlamentare ose partiake: Por, Kosovës i duhet me urgjencë një qeveri teknike, intelektuale, profesionale dhe inteligjente e shpëtimit kombëtar, me pjesëmarrjen e inteligjencës ose elitës së zgjedhur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike. Kjo për faktin se në kushtet ose rrethanat e sotme moderne ose bashkëkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentet e njohura infrastrukturave, koniukturale, manifakturave dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributet, prioritetet dhe favoret ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave, mallrave dhe kapitalit.

Lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në mënyrën esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determinuar edhe raportin ose konstipacionin e forcave së bashku me marrëdhëniet e gjithmbarshme ndërkombëtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marrëdhënieve ndërkombëtare, të bie në dy rirreshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgjithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë. Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetet ose potencialet e njohura globale ose universale.

Ndryshe nga kjo, francezët dhe gjermanët, shpeshherë nuk e çuar aq fortë mirë me njëri tjetrin. Ish politikani i njohur francez, Zhan Zhak Atali, nga fobia, paranoja, urrejtja ose xhelozia e pa fshehur ndaj tyre, dikur do e quante ose kualifikonte dikur Gjermaninë si "paciente" ose të "sëmuren e madhe dhe kryesore të Evropës ose UE-s", e cila sipas tij ,kurrë nuk do jetë e njëjte dhe barabartë me Francën e madhe nukleare ose atomike"!

Brroçkulla të njohura të Atalisë dhe Leppenit & Company!

Gjermania e jo Franca e tërheq, piloton ose komandon lokomotivën e kompozicionit të përbashkët evropian.

Shtoja këtu edhe vizitën misterioze ose enigmatike të Presidenit të Francës, Emanuel Macron në Kinë dhe kundërofensivën e njohur strategjik, robiste dhe korpulente të shefes së diplomacisë gjermane, Annalena Bearbock në Kinë etj.

Aty janë edhe tendencat ose pretendimet megalomane ose perandorake të Italisë si trashëgimtare e perandorisë romake, Spanjës, Holandës etj.

Bile, ka zëra që thonë se nga frika e ngritjes së ndonjë "aleance sekrete ose separate", respektivisht të ndonjë "pakti anglo-amerikano-gjerman" në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Francës, Rusisë, Kinës etj.)-mund të çeli ose hapi "kutinë e pandorës"-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë "faqebardhë" nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare ose apokaliptike në Ukrainë.

Se këndejmi, duke filluar që nga Konrad Adenaueri, Helmut Scmidti dhe deri tek Angela Merkel e Olaf Scholz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijëzuar, konturuar, eksploruar dhe avancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin e brendshëm social dhe shëndetësor, si dhe patriotizmin e njohur gjerman me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë, corona virusit dhe luftës në Ukrainë.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, vigjilent dhe patriot, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse kontinenti dhe globi ynë do shpëtojnë nga Lufta e Tretë Botërore, pas gjithë asaj që po ndodhë në Ukrainë...?!

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme politike, fiskale, financiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" evropian: Duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-së: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët europian" në të ardhmen. E sidomos në fushën ushtarake ose luftarake. Ndryshe nga kjo, edhe pse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së: Ajo shihet dhe konsiderohet se mike, partnere dhe aleate historike dhe strategjike e Gjermanisë.

Për me tepër ndërkaq, shihet qartë se diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës. Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpenzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativet e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, inteligjente, komplementare ose suplementare. Dhe, kjo është një lajm i keq për marrëdhëniet ndërkombëtare. E sidomos për paqen dhe sigurinë globale ose botërore.

Sipas Oliver Cromëelit: Kur burrave të shtetit, iu sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta.

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike.

Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurte të sotmen dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmen (ardhmërinë) e tyre.

U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit. Akoma ka zëra brenda BE-së që janë kundër bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë.

Ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostalgjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.

Ndaj, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Evropë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurte dhe i kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqen (madje ndoshta as SHBA-së): Evropa Perëndimore ose BE-së, është koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspansioniste, imperialist ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfarë.

Në të kundërtën, si të thuash është e pamundur t'i kesh të gjithat përnjëherë. Edhe luftën, edhe paqen.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.

Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, NATO-s ose Perëndimit.

Një digresion:

Dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër evropian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nëpër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nëpër kampet e ndryshme të përqendrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera.

Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve evropian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesancës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprurës të "kungës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Evropës.

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqësitë e mësipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose evropiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vriten, shtypen, diskriminohen dhe vdesin edhe sot në Evropë dhe gjithandej.

Siç po shihet pra, Evropa po kalon nëpër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.

Asnjëherë nuk ka pasur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administrative ose juridike si sot.

Kontinenti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiqen të kapin Evropën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë. Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surrealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe socio psikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t' i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivi tetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i robotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirte....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike".

Është e tmerrshme, shokuese ose alarmante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmeve ose shkatërrime të shumta: Tepër i madh (shokues ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontet e ndryshme të luftës. Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.

Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Sipas John F.Kennedyt: "Njerëzimi patjetër do duhej t'u jep fund luftërave ose konflikteve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t'i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i energjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose socio psikologëve të shumtë: Sikur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhjen emergjente të luftërave, konflikteve ose problemeve ekzistuese në botën ose globin tonë.

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërore, do zhvillohet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinj.", tha dikur Albert Einsteini.

Në instancë të fundit, të gjitha luftërat ose konfliktet e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë dështimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgej ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyrje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt. Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Në instancë të fundit, sipas koncepteve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konflikteve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementare, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. Zaten të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat