Kosova me deputetë me paga të majme e punë të liga

Opinione

Kosova me deputetë me paga të majme e punë të liga

Nga: Rexhep Torte Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:55
Autori Rexhep Torte

Deputete dhe deputetë të Kosovës, mos fluturoni në hava, por zbritni me këmbë në tokë dhe mendoni me seriozitetin më të madh se, në Palamentit të Kosovës jeni ulur në saje të më shumë se 2000 dëshmorëve të UÇK-së që e dhanë jetën e tyre të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që ne e gëzojmë sot dhe nuk u jep askush të drejtë të shkelni mbi dinjitetin e dëshmorëve.

Në Parlamentin e Kosovës jeni ulur në saje të 15 mijë viktimave të pafajshme autoktone shqiptare të të gjitha moshave e gjinive, që u vranë dhe u masakruan gjatë gjenocidit të Serbisë gjenocidale në Kosovë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë duke pi qumësht në gjokin e nënave shqiptare dhe nuk u jep askush të drejt të shkilni mbi dinjitetin e këtyre viktimave.

Në Parlamentin e Kosovës jeni ulur në saje të dhunimeve shtazarake që pësuan motrat tona të pafajshme shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, dhe nuk u jep askush të drejtë të shkelni mbi dinjitetin e këtyre motrave tona.

Në Parlamentin e Kosovës jeni ulur në saje të 1643 shqiptarëve dhe shqiptareve nga Kosova, që u rrëmbyen me forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur dhe nuk u jep askush të drejtë të shkelni mbi dinjitetin e tyre.

Në Parlamentin e Kosovës jeni ulur në saje vuajtjeve dhe vështirësive të më shumë se 1 milionë shqiptarëve autoktonë të Kosovës, që u detyruan të marrin rrugën e eksodit nga gjenocidi i Serbisë gjenocidale.

Në Parlamentin e Kosovës jeni ulur në saje të besimit dhe të votës që ua dhanë votuesit e Kosovës më 14 shkurt 2021, e jeni duke marrë paga të majme të shoqëruara me benificione tjera dhe nuk u jep askush të drejtë të luani me fatin e Kosovës.

Glauk Konjufca kryeparlamentari i Kosovës më 23 prill 2-23 deklaroi se, “Kjo legjislaturë aktuale e Parlamentit të Kosovës nuk e meriton të vazhdojë për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve, që manifestohet me mungesën e vazhdueshme të deputetëve nësea nga nga partia në pushtet dhe nga opozita”.

Kësaj papërgjegjësie, kësaj arrogance dhe mospërfillje ndaj vouesve në Kosovë, duhet t’i jepët fund sa më parë dhe në mënyrë sa më efektive.

Parlamenti me diskutime në mbrojtje të tradhtisë dhe hajnisë

Të gjithë i kemi ndjekur dhe shikuar diskutimet në Parlamentin e Kosovës, diskutime e debate pa pikë kulture dhe me vokabular banal primitiv e rrugaçrie, në vend që të diskutohet në mënyrë konstruktive me propozime konkrete për kapërcimin e problemeve me të cilat po ballafaqohet sot Kosova, si pasojë e keqqeverisjeve në 20 vitet e kaluara.

Problemet me të cilat po ballafaqohet sot Kosova janë të shkaktuara nga tradhtitë, hajnitë dhe korrupsioni i 20 viteve të kaluara kur Kosovën e udhëhiqte opozita e sotme PDK, LDK dhe AAK.

Deputetët e këtyre partive opozitare janë vënë kryekëput në funksion të mbrojtjes së tradhtisë, hajnisë dhe korrupsiont, nëpërmjet të cilit janë bërë multimilionerë të pasluftës.

PDK, duhej të diferencohet nga e kaluara tradhtare e Hashim Thaçit dhe e Vlora Çitakut që e përgatitën copëtimin e Kosovës, në bashkëpuni me Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, John Boltonin, Mathë Palmerin dhe Richard Grenelin.

LDK, duhej të diferencohet nga Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri, Skender Hyseni, sepse në dilogun Kosovë-Serbi e tradhtuan Kosovën, ndërsa nuk e ngritën kurrë zërin për t’u zbardhur vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së.

AAK, duhet të diferencohet nga Ramush Haradinaj, i cili kur ishte Kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Ramush Haradinaj akuzohet për korrupsion dhe bashkëpunim me kapobandot kriminale serbe në Veri të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës duhet të jetë nismëtar i proceseve progresive

Opozita e sotme në Parlamentin e Kosovës, duhej të kishte bërë hapa gjigandë në të mirë të Kosovës, e jo të merret me nëpërkmbëza, duke e mbrojtur tradhtinë, hajninë dhe korrupsionin në 20 vitet e kaluara gjersa ishte në pushtet, dhe për të gjitha gabimet nga e kaluara po e fajësojnë Qeverinë e Albin Kurtit.

Opozita e Kosovës duhet ta mbështesin Qeverinë e Albin Kurtit për zvogëlimin e numrit të 60 mijë veteranëve të rrejshëm të luftës që tashmë 20 vite po e shterin buxhetin e Kosovës.

Opozita e Kosovës duhet të merrte nismën për ndërprerjen e miliona eurove që po i jep Kosova për avokatët e shumtë dhe të shtrenjtë për të akuzuarit në Gjykatën në Hagë, të akuzuar për vepra penale personale.

Opozita e Kosovës duhet ta mbështetën fuqimisht Qeverinë e Albin Kurtit kundër provokimeve që po i bën Serbia gjenocidale nëpëmjet grupeve kriminale në Veri të Kosovës.

Opozita e Kosovës duhet ta mbështesë Ministrinë e Arsimit në Kosovë në nismën e saj për verifikimin e aftësisë dhe të diturisë së arsimtarëve në Kosovë nëpërmjet testimeve, që do të ishte dhurata më e mire për nxënësit dhe arsimin në Kosovë.

Opozita e Kosovës duhet ta mbështesë Albin Kurtin në angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi, i cili po pëpiqet maksimalisht t’i korrigjojë tradhtitë ndaj Kosovës që i bënë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me Asociacionin serb në Kosovë.

Ivan Meshtroviq, skulpturat e tij në Beograd dhe Josip Broz Tito

Ivan Meshtroviq- skulptori i shquar kroat para Parlamentit të ish Jugosllavisë, sot Parlament i Serbisë, ka punuar dy skulptura që rezatojnë një alegori ediukative e këshilldhënëse.

Njëra skulpturë paraqet një njeri që me tërë fuqinë e tij mundohet që kalin ta futën në Parlament.

Ndërsa skulptura tjetër e praqet njeriun i cili kalin e futi në Parlament, por tani ky kalë me tërë forcën e tij i është hedhur mbi shpinë.

Ky është një mesazh i qartë per çdo shtet, e sidomos për Kosovën se votuesit duhet të mendohen mirë se kujt duhet t’ia japin votën për t’u bërë deputet i Parlamentit të Kosovës.

Ivan Meshtroviq ka pnuar edhe një skulpturë që paraqet një shqiptar me kapuç në kokë, skulpturë e vendosur në Beograd në Parkun Kalemegdan në vendin ku bashkohen lumenjtë Sava e Danubi.

Siç ka publikuar “ALO” në maj të vitit 2019, Dushan Bilangjiq, ish anëtar i Politbyrosë të Komitetit Qëndror të ish LKJ-së, ka dëshmuarr se Josip Broz Titos në vitin 1974 ia kanë tërhequr vërejtjen se, me ndryhimet kushtetuese rregiullimi i Serbisë dhe i serbëve është reduktuar në Pashallukun e Beogradit.

Ky autor i ka shënuar edhe fjalët e e Titos në mbledhjen e Poilitbyroa të ish Partisë Komuniste dhjetë ditë pas marrjes së Beogradit.

Asokohe Josip Broz Tito ka deklaruar se , “Në Serbi duhet të sillemi si me një vend që e kemi okupuar”.

Ante Meshtroviq- djali i skulptorit të shquar kroat Ivan Meshtroviq, ka deklaruar se, “Gjatë një vizite të Josip Broz Titos në SHBA ne fillim të viteve të 60-ta të shekullit të 20-të, Tito ishte takuar me skulptorin Ivan Meshtroviq që asokohe jetonte në emigracion.

“Pse Ju nuk ktheheni në Jugosllavi”, e ka pyetur Tito skulptorin Ivan Meshtroviq.

-“Frikësoem nga serbët”! I është përgigjur skulptori Ivan Meshtroviq”!

“Mos u frikësoni prej serbëve ! Unë i kam shkatërruar, ashtu që për 50 vite nuk do të dinë kush janë, ndërsa për 100 vite nuk do të ekzistojnë” ! Është përgjigjur Tito ! Publikuar në “ALO” në maj të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat