Dita Botërore e Tokës përplot me rreziqe

Opinione

Dita Botërore e Tokës përplot me rreziqe

Nga: Rexhep Torte Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:29
Autori Rexhep Torte

Krimineli Vladimir Putin me çantën e tij të zezë komanduese për përdorimin e armëve bërthamore, çantë të cilën e mban gjithnjë pranë dhe me të cilën e kërcënon tërë botën, paraqet rrezik të madh për Tokën dhe njerëzimin.

Çdo vit më 22 prill në tërë botën shënohet Dita e Tokës me manifestime të ndryshme ndërgjegjësimi nëpërmjet pastrimit të ambienteve, gjelbërimit, mbjelljes së fidanëve, protestave, ekspozitave, peticioneve dhe orëve tematike nëpër shkolla.

Sipas Kuranit Famë-lartë, Allahu i Madhërishëm Tokën dhe qiejt i ka krijuar për gjashtë ditë, megjithatë kjo nuk duhet të na hamendësojë, sepse sipas gjithnjë sipas Kuranit këto gjashtë ditë që sipas Kuranit nënkuptojnë disa qindra mijë vite.

Kjo është mrekullia dhe aftësia e Allahut krijues që ia ka dhuruar njerëzimit këtë botë të bukur të stolisur me tokën, qiellin, detet dhe oqeanet.

Sipas Kuranit nga të gjitha krijesat vetëm njeriu pranoi ta merr nga Allahu përgjegjësinë për përkujdesjen dhe mbrojtjen e kësaj mrekullie hyjnore.

Allahu pas krijimit të Ademit urdhëroi të gjithë engjëjt t’i përkulen kësaj krijese të parë njerëzore.

Kësaj kërkese të Allahut iu përgjigjen të gjithë engjëjt me përjashtim të Iblisit, i cili iu drejtua Allahut me fjalët, “mua më ke krijuar nga zjarri, ndërsa Ademin nga balta”. Për këtë Allahu e dëboi Iblisin nga Xheneti, dhe Iblisi u bë djalli i vërtetë pwr njerëzit gjer në Ditën e Kijametit.

Ne sot jemi dëshmitarë se keqbërësi dhe shkatërrimtari kryesor i Tokës është vetën njeriu me përgjegjësinë e tij prej pa besimtari ndaj udhëzimeve kuranore.

Jobesimtarët me refuzimin e ekzistimit të jetës së përtejme dhe të dhënies llogari para Allahut për punët e mira dhe për punët e liga që kanë kryer gjatë jetës në këtë botë, për ta fituar Xhenetin apo Xhehenemin, tregojnë hipokrizisë e tyre në shënimin e Ditës së Tokës.

Cytja e njeriut nga djalli për jetën luksoze marramendëse në këtë botë dhe në këtë jetë të shkurtër, gllabërimi i pasurisë nga njëri- tjetri, zhvillimi pa kriter dhe pa kontroll i industrisë të shteteve më të pasura të botës, refuzimi i këtyre shteteve të pasura dhe me ekonomi më të zhvilluar për ta nënshkruar marrëveshjen e përbashkët në Samitet e organizuara lidhur me klimën, kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë në vazhdimësi dëme të pariparueshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e Tokës .

Kjo manifestohet me ngrohjen globale që shkaktohet nga vrimat e Ozonit në qiell, dhe që ka si pasojë depërtimin e rrezeve të nxehta të diellit dhe shkrirjen e akullnajave në Polin e Veriut, rritjen e nivelit të ujit dhe avullimin e madh të ujit, me pasoja katastrofike të reshjeve, të përmbytjeve dhe të gërryerjes së Tokës.

Kjo ka ndikuar në ndryshimet klimaterike globale që diku manifestohen me temperature tepër të nxehta dhe diku me dimra tepër të ashpër.

Sot jemi dëshmitarë edhe të stuhive, shtrëngatave, tajfuneve të ndryshme në tokë, por jemi dëshmitarë edhe të cikloneve dhe cunameve detare që sjellim dëme të mëdha në shkatërrimin e shtëpive, të infrastrukturës në shumë vende, por edhe në humbjen e madhe të jetëve të njerëzve.

Pasojat e ndryshimeve klimaterike manifestohen edhe me zjarret e tmerrshme që shkaktohen nga temperaturat e larta, duke djegur rajone të tëra pyjesh, banesash dhe duke shkaktuar edhe viktima të mëdha në njerëz.

Dëmi tjetër edhe më i rrezikshëm janë luftërat e pamëshirshme që po bëhen për pushtimin e shteteve dhe të popujve tjerë sovranë nga udhëheqës të papërgjegjshëm kriminelë, siç është rasti me agresionin gjenocidal të Rusisë në Ukrainë, ose siç janë kërcënimet hegjemoniste Serbe dhe ruse ndaj Kosovës paqedashëse.

Gara e madhe që po behet në sferën e armatimeve dhe sidomos në armatimet bërthamore, nuk është gjë tjetër veçse cytje e djallit për ta shkatërruar Tokën.

Sot arsenal të madh bërthamor kanë SHBA-të, Rusia, Kina, Korea e Veriut, India, Izraeli, Brazili etj.

I tërë ky arsenal të madh bërthamor, paraqet rrezik, kërcënim dhe mundësi për ta shkatërruar këtë botë të bukur për një kohë të shkurtër.

Agresioni gjenocidal i Rusisë në Ukrainë, vrasjet dhe masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm, eksodi i madh i ukrainasve, humbjet e mëdha në armatime dhe në ushtarë në të dyja krahët, paraqesin tmerr për tërë njerëzimin.

Krimineli Vladimir Putin me çantën e tij të zezë komanduese për përdorimin e armëve bërthamore, çantë të cilën e mban gjithnjë pranë dhe me të cilën e kërcënon tërë botën, paraqet rrezik të madh për Tokën dhe njerëzimin.

Vetë fakti se armët bërthamore janë shpërndarë në tërë botën dhe mund të shënjestrën dhe të godasin caqet në tokë, në det dhe në avionët luftarakë, dëshmon se jemi në prag të Kiametit, sepse lypset vetëm një cytje që djalli t’ia bën kriminelit Vladimir Putin t’i aktivizojë armët bërthamore, që nënkupton shkatërrimin e tërësishëm të Tokës dhe të njerëzimit.

Ne Kuranin Famlartë thuhet qartë se Dita e Kiametit do të vjen atëherë kur botën do ta udhëheqin njerëzit e papërgjegjshëm.

Në Kuranin Famë lartë gjithashtu thuhet se Allahu i Madhërishëm i ka shkatërruar popujt e mëparshëm jobesimtarë dhe keqbërës, e në vend të tyre ka sjellë popuj tjerë besimtarë të devotshëm, besimtarë të paqes, mëshirës, të respektit të ndërsjellë dhe besimtarë që bëjnë vetëm vepra të mira në respekt dhe adhurim të Allahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat