Fati nganjëherë është ters

Opinione

Fati nganjëherë është ters

Nga: Agron Shabani Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:11
Autori Agron Shabani

Sipas Stendalit dhe Sokratit: Fjala i është dhënë të ligut, të marrit, të paditurit, horrit, maskareut, cinikut dhe injorantit, për të vrarë ose për të fshehur të vërtetën e trimit, të diturit (të mençurit) dhe të urtit.

Në të kundërtën, sipas një proverbe të njohur kineze: ata që e shohin qiellin në ujë, ata i shohin edhe peshqit në qiell.

Fati është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët për ata që nuk mendojnë dhe s' logjikojnë fare, thotë një proverb arabe.

Ndaj, fati gjithmonë sikur i përzien letrat në lojën e të robëruarve, të paditurve, të varfërve ose skamnorëve.

I liri, i mençuri, i dituri dhe i forti, gjithmonë e masin jetën në bazë të punës (veprës), suksesit dhe rezultatit, e jo në bazë të kohës ose moshës...pa shikuar kurrë në kalendar ose akrepa të orës.

Prandaj, Talësi i urtë dikur tha se :"Nata për të diturin, të mençurin, të lirin dhe të urtin, është një ditë me herët, ndërsa dita një natë me pak.

Njeriu i ditur, i mençur dhe i urtë, duke qenë gjithmonë i lirë, i qetë, i urtë, i kujdesshëm, i matur, racional, vizionar dhe vigjilent, shënon dhe shënjon pothuajse gjithçka dhe çdo gjë që është në të mirë të individit dhe kolektivitetit, pa e vrarë kurrë mendjen se ç ‘thonë mediokritet, cinikët dhe injorantët e ndryshëm stupid, mnebuloz, malicioz, kompleksivë, paranoid, ditor ose periodik.

Në këtë frymë kujtojë se çdo politikan, diplomat, analist, publicist, studiues, kulturolog, intelektual dhe patriot i vërtetë shqiptar, i cili është i ngjizur, kultivuar, vaditur, brumosur, gatuar, rritur, pjekur dhe formuar me brumin, zjarrin, gjenet, ujin, djersën, mundin, lotin dhe gjakun e pastër të shqiptarit, nuk i lë kurrë trimat dhe heronjtë e njohur shtetërore dhe nacional të kombit dhe atdheut tonë nën mëshirën ose lëmoshën e huaj, si dhe në pluhurin e harresës. Jo kurrën e kurrës.

Por, ia që disa "politikan, diplomat, kronist, logograf, kalemxhi ose periodist të ndryshëm shqiptar": Jo vetëm "fajet, mëkatet ose gabimet" e Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limajt, Pjetër Shalës etj...por, si duket i shohin edhe peshqit në qiell dhe fundit e qiellit në "pasqyrën" ose "sipërfaqen e mahisur" të ujit të lumit, detit ose oqeanit. Kush e di!?

U mor vesh se fati i jetës nganjëherë qëllon ters....Kështu që Mësuesit Kolë të Shkodrës, i cili thonë se ishte burrë zotni dhe merakli i madh në gra. Si papritur dhe kujtuar as vet, i vdiq gruaja herët dhe e la fortë keq. Por, nuk shkoi shumë kohë dhe Kola u martua prapw me një gocë të re shkodrane...I mori edhe disa ditë pushimi martesorë...Pasi i përfundoi pushimet, Kola u kthye prap në klasë, ku vërejti se si dikush nga nxënësit e tij, kishte shkruar me shkumës të bardhë në dërrasë të zezë fjalët:" Mësuesi Kolë me nuse t' re, mirë për mwsuesin e mirë për ne. "Por, mësuesit Kolë i erdhi inati, dhe menjëherë e fshiu me shpuzore mbishkrimin e mësipërm në dërrasën e zezë, për të shkruar: "Kur ka kenë Kola i fortë e i ri, dikujt tezën ia ka asi...!"

Apo, "pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjtë e saj kryesorë, atëherë ia nisën luftës xhuxhët, horrat, maskarenjtë, matrapazët, renegatët, dezertorët ose ata që e kishin mohuar, shantazhuar, penguar, vjedhur (plaçkitur) dhe kriminalizuar luftën!", do thoshte dikur (në një version tjetër)-Uinston Çurçilli.

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoriteteve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike.

Në vazhdim edhe diçka nga psikologjia e përgjithshme politike ose analitike:

E kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mëngjes herët, njeriu zgjohet nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botëve të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe "logosi" është intrinznik, ekstrinznik, operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose ' enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. "Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, ko ekzistencën dhe harmoninë e gjithmbarshme në mes botës kooshientw ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe inteligjencën emocionale së bashku me forcën ose energjinë pozitive brenda vetvetes tuaj. Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju, respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetes tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kamotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe energjisë së madhe brenda vetvetes ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i fluruar, eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ' kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situatë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashtme me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga urrejtja, fobia, paranoja, vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshpërimet e ndryshme në familje, shoqëri, karrierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psikik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, irracionalë, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomat e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë mënyrë që ato kthehen ose rikthehen vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjeprurëse. Duke menduar edhe në "pacientët e lartë" institucional dhe funksional në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Për me tepër ndërkaq, thuhet se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, popujve ose kombeve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mos durimi, mosbesimi, fudullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi etj. Ndaj, socio psikologet ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjëjve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm infantil dhe patologjikë.!

U mor vesh se psikologjia pozitive ose pozitiviste në radhë të parë i hulumton, studion dhe analizon kushtet, rrethanat dhe proceset e ndryshme që i shërbejnë ose paraprijnë mbarëvajtjes dhe funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit. Gjegjësisht, grupit të caktuar shoqërorë ose qytetar si dhe institucioneve të njohura shtetërore, pushtetore (qeveritare), shkencore, arsimore, kulturore, informative dhe të tjera në këtë kontekst.

Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mësipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme : Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqërisë përkatëse ose respektive. Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psikikë ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij , funksioni ose funksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vet respektin dhe vete përcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksional në kuadër të psikologjisë reflektive dhe pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, karriera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj. U përkasin ose takojnë si të thuash predikatoreve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipërpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste. Duke menduar këtu në konstelacionin e raporteve ose marrëdhënieve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur socio psikologjik, socio kulturorë, socio politik, socio ekonomik, socio demokratik, socio demografik dhe të tjerë.


Aty e kemi edhe inteligjencën e brendshme ose emocionale ( EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, mendimi dhe besimi ( vetëbesimi) i njohur pozitivë ose pozitivist i personit ose individit janë një terapi ose "hospitalizomi i brendshëm" në kuptimin ( domenin) e njohur atraktiv dhe inkarnativ. Në këtë prizëm një mendimi i mirë ose pozitivë , një besim (vetëbesimi) i fortë dhe racional, një buzëqeshje me shumë në sfond, një shëtitje në natyrë, një stoli ose dekor i bukur në dhomën e fjetjes, një gotë optimizëm, një fjalë e mirë ose përqafim etj., etj...E mbushin ditën ose gotën ( kelkun) e jetës sonë me nektare ose eliksire të ndryshme. Ne jetojmë sot....Për çastin ose momentin....E djeshme i përket të së kaluarës....Ndërsa, e nesërmja të së panjohurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat