Në kohën e “Pronto-s” s’ka guxuar të arrestohet askush, me Nagip Krasniqin të merret drejtësia, jo opozita

Opinione

Në kohën e “Pronto-s” s’ka guxuar të arrestohet askush, me Nagip Krasniqin të merret drejtësia, jo opozita

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:19
Autori Faton Mehmeti

Arrestimi i kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka shkaktuar debate të ashpra si dhe akuza e kundërakuza ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Opozita, e pamësuar gjatë kohës së tyre në pushtet të ndodhin arrestime, pa fije logjike akuzon kryeminstrin dhe qeverinë.

Thua se Qeveria arreston njerëz, përkundrazi duhet lavdëruar qeveria për mos ndikim në punën e drejtësisë. Ashtu edhe siç deklaroi kryeminstri Kurti se për shefin e KEK “është sistemi i drejtësisë është që merret me të” për të theksuar besimin tek drejtësia se “Besojmë që të merrem me profesionalizëm e përpikëri…”, çka i lë drejtësisë duart e lira për bërë punën e vet.

Derisa ka qenë opozita e sotme në pushtet ka pasur kryeshefa e keqpërdorime marramendëse në KEK, por që asnjëherë nuk janë trajtuar nga Prokuroria.

Tani që shteti ka nisur të çkapet, me apo pa vetëdije opozita rikthen në memoriet e shqiptarëve të Kosovës zullumin e madh për njëzet vjet. Pavarësisht a është apo jo njeriu i afërt me qeverinë z.Krasniqi, derisa drejtësia bën punën e vet e pandikuar nga pushteti është për tu përshëndetur arritja e avansimit të drejtësisë nga kthetrat e politikës.

Nëse kryeminstrin Kurti do e mbronte z.Krasniqi duke e akuzuar prokurorinë pë arrestimin e tij, do kishte të drejtë opozita të reagonte, derisa vet kryeminstri ia lë në dorë drejtësisë, opozita vetëm se bën autogola me deklarata për rastin në fjalë. Përkundër faktit se ka ende gjykatës dhe prokurorë të klanit " Pronto", të cilët vetëm vettingu u bën " derman", qeveria ia ka lënë në dorë drejtësisë të merret me rastin në fjalë. Nagip Krasniqi simbolizon ndarjen e së shkuarës dhe me të tashmen, shembull se si çkapja e drejtësisë duhet të fillojë sa më parë.

Drejtësia të çlirohet nga kthetrat e politikës, t’u kthehet qytetarëve dhe popullit në të drejtën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat