Letër e hapur Ministres së Drejtësisë zonjës Albulena Haxhiu

Opinione

Letër e hapur Ministres së Drejtësisë zonjës Albulena Haxhiu

Nga: Dibran Demaku Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:22
Autori Dibran Demaku

E di se je e angazhuar me problem të shumta juridike në Kosovën me halle shumë. E di se kjo letër (e hapur)imja për ca minuta derisa ta lexosh mund edhe të të prish qetësinë. Por, meqë je më postin ministror të drejtësisë së Republikës ty të takon që të merresh edhe me letrat tona(të hapura)që t’i dërgojmë herë pas here ne qytetarët e thjeshtë të vendit tonë. E di, se për arsye të angazhimeve të shumta edhe mund të mos e lexosh fare, por shpresoj që së paku ndonjëri nga këshilltarët e shumtë që i ke rreth vetës mbase do ta lexojë dhe do të të njoftojë me përmbajtjen e saj. Kjo edhe për faktin se është shkruar nga qytetar i thjeshtë i Republikës dhe i cili nuk i di as elementet themelore të ministrisë me të cilin drejtoni ju zonja ministreshë.

Mbase për problemin për të cilin po ua drejtoj këtë letër(të hapur)edhe mund të kesh dëgjuar (nëse jo drejtpërdrejt me veshët e tua)tërthorazi do të kesh dëgjuar se s’bën. Domosdo ndonjëri nga këshilltarët do të ketë treguar, dhe ti mbase je edhe duke punuar më atë drejtim që problemit që ngre kjo letër imja t’i japësh zgjidhje!

Nëse (mos o zot)nuk ke dëgjuar dhe asnjëri nga këshilltaret tuaj nuk të ka informuar, atëherë më e pakta që mund të thuhet në këtë rast do të ishte: Lexoji këto radhë të kësaj letre dhe problemin që ngre kjo letër, e shkruar siç thash nga një qytetar i thjeshtë i Republikës, zgjidhe me nder dhe drejtësi me mjetet që i përcakton Kushtetuta e Republikës.

Problemi që ngre kjo letër, në dukje të parë është i thjeshtë dhe krejt i vogël me problemet aktuale të drejtësisë në Republikën tonë. Por, nëse ky problem, në dukje të parë fare i vogël, nëse nuk zgjidhet menjëherë, me kalimin e kohës ai apo që e kanë ngritur si të tillë, mund të bëhet Problemi numër Një në apo për Drejtësinë e Republikës.

Thënë më shkurt dhe më qartë problemi që ngre në radhët e saj kjo letër, që në shikim të parë për dike dhe disa mund të duket i vogël, nesër mund të bëhet i madh dhe i pazgjidhshëm.

Ditë më parë një i ashtuquajtur hoxhë i Prizrenit(unë nuk po dua të ia përmend as emrin),publikisht e përdhosi Flamurin tonë kombëtar, Flamurin e Skënderbeut, Flamurin e Adem Jasharit dhe Flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ai nuk është flamur, por vetëm një bez me ngjyrë të kuqe dhe me shqiponjë të zezë! Pastaj për turpin e tij (mbase ai nuk ka turp për ato që tha, sepse mund të mos jetë shqiptar),publikisht tha se nëntëdhjetë e tetë për qind e banorëve të Kosovës na qenkan(Mysliman)dhe nuk e dashkan atë bez me shqiponja?!…

Në këtë mënyrë ai Hoxhzi,i lëndoi në mënyrë të pamëshirshme ndjenjat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare. Me këtë veprim ai meriton një dënim nga Ministria që drejtoni ju zonja Ministreshë-Haxhiu.

Nëse ju zonja Haxhiu,si Ministreshë e Ministrisë së drejtësisë, nuk veproni në dënimin e fajtorit që me deklaratat publike e ka fyer një komb të tërë, do të jeni bashkëfajtore me Hoxhën e Zi!!!…

Me shumë respekt

Dibran Demaku

Qytetar i thjeshtë i Republikës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat