Pesë vjet që kur Ramushi e lëshoi bajrakun për Çakorrin

Opinione

Pesë vjet që kur Ramushi e lëshoi bajrakun për Çakorrin

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:08
Autori Faton Mehmeti

Të gjithë e kujtojmë sa shumë zhurmë e madhe ishte bërë për Demarkacionin më Malin e Zi nga e cila Kosova humbi 8200 hektarë tokë. Njeriu më i zëshëm në atë kohë ishte Ramush Haradinaj, deri aty sa edhe kishin hedhur tymuese, përdorinin filikaqw dhe shumë veprime të tjera për mos të lejuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Por, kjo zgjati vetëm për kohën sa kombëtareishte në opozitë, me të ardhur në pushtet e mbështeti dhe e votoi marrëveshjen në fjalë. Në pesë vjetorin e ratifikimit të saj, Ramushi nuk flet asgjë, heshtje varri.

Kauza e tij kishte qenë e rrejshme, vetëm synimi për pushtet ishte i vërtetë. Politika e Kosovës, konkretisht populli i Kosovës ka vuajtur nga politika pa kauza kombëtare, me përfitime të vogla të copëzave të pushtetit edhe pse të përkohshme, dëmet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përhershme. Ramushi, me demarkacionin ka bërë dëm të madh vendit, ra nga pushteti për mos t’u kthyer më me medaljen e turpit të demarkacionit.

Hashimi në anën tjetër u mundua të mashtronte për gjoja nënshkrimin e marrëveshjes me Gjukanoiviqin përmes të cilës në të ardhmen do të flitet për këtë çështje dhe gabimet e mundshme, edhe injorantët më të mëdhenj e dinë se një gjë e tillë s’do të ndodhi kurrë më. Në çdo përvjetor sinonim i demarkacionit, Çakorrit do të jetë Ramush Haradinaj, njeriu që më së paku është dashur të jetë protagonist i faljes së tokës Malit të Zi. Do të ishte më korrekte nëse Ramushi qysh në fillim do e mbështeste demarkacionin, mirëpo loja që përdori një temë kaq delikate dhe të ndjeshme për të ardhur në pushtet nuk i falet kurrë.

Kur gënjen për një çështje kaq tw ndjeshme, imagjinoni se çfarë mund të bëjë për gjëra të tjera, kështu që kot kokoris për të quajtur qeverinë aktuale mashtruese, edhe nëse është, Ramushi nuk e ka të drejtën morale dhe politike, e ka humbur kredibilitetin e vet me demarkacionin. Në këtë pesë vjetor, do të jetë shumë më e ndershme sikur z.Haradinaj të del dhe të kërkojë ndjesë për mashtrimin që bëri, me qytetarët e Kosovës që kanë treguar në shumë raste se dinë të falin. Nuk mund të mëtohet të fshihet pas gishtit, të gjithë e dinë, edhe ata fëmijë që ende nuk e kanë moshën për t’i ditur gjërat, do e mësojnë një ditë për demarkacionin, për Çakorrin dhe faljen e atyre tokave shqiptare shteti fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat