Gjykata Kushtetuese shkelësja më e madhe e Kushtetutës së Kosovës

Opinione

Gjykata Kushtetuese shkelësja më e madhe e Kushtetutës së Kosovës

Nga: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:23

Në pesëmbëdhjetë (15) vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me 09 prill të vitit 2008, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar se gjatë këtyre viteve shklesja me e madhe e kësaj Kushtetute, ka qenë dhe mbetet vet gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me 20 maj të vitit 2016, nxjerrë akt gjykim në lidhje me pronat dhe Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, duke i shpallur si res judicata dy aktgjykimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës SCC-08-0226 dhe SCC-08-0227, vendime këto që bazën e kanë në ligjet dhe vendimet e kohës së Millosheviqit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me rastin e legalizimit të vendimeve të Millosheviqit në Kosovë në maj të vitit 2016, ka shkelur rend Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila sot po i mbushë pesëmbëdhjetë (15) vite jetë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tashmë udhëhiqet nga një gjykatës kukull, Gresa Caka-Nimani, e cila në maj të vitit 2016, ka votuar pro zbatimit të vendimeve të Millisheviqit në Kosovës.

Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, janë dy emrat që përjetësisht kanë hyre në historinë e Kosovës si shkelëset me të mëdha të Kushtetutës së Kosovës dhe që ishin në shërbim të legalizimit të vendimeve të Millosheviqit në Kosovë shtet të pavarur dhe sovran.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bene thirrje edhe një here që vendimi anti kushtetuese dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për pronat në Deçan, të mos zbatohet sepse ai do të prodhoj efekt zingjir dhe do të jetë precedentë i rrezikshëm për Kosovën.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat