Pensionistët shtresa më e përbuzur në vend

Opinione

Pensionistët shtresa më e përbuzur në vend

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:49
Adem Bytyçi

Nuk ka shtresë shoqërore e cila është diskriminuar, maltertuar dhe lënë me më pak përkujdesje se shtresa e pensionistëve.

Jo vetëm që kjo shtresë ka qenë më e diskriminuara materialisht, por i janë krijuar shumë pengesa të cilat iu pamundësojnë përmbushjën e procedurave për vazhdimin e marrjes së pensioneve për shkak të moshës dhe herë të gjendjës shëndetësore të tyre.

Për të qenë sa më racional dhe ekzaktë përveç rrethanave tjera të cilat pensionistët i përplasinë në rrethana të vështira edhe afati i shkurtë në çdo 6 muaj për të dëshmuar se akoma janë në jetë iu shkakton jo vetëm pakënaqësi, por edhe vërtetë maltertime dhe mundime për shkak të moshës dhe kushteve tjera të rënda në të cilat jetojnë për shkak të gjendjes mizerabel materiale, të pensioneve të ulta me të cilat nuk janë në gjendje për t'i përmbushur as nevojatë minimale jetësore

Përderisa në të gjitha shtetet e rajonit, madje edhe shtetet evorpiane si në Gjermani dhe shtetet tjera afati për të deshmuar pensionistët e të gjitha kategorive që janë në jetë është 1 (vit), si kusht për të vazhduar marrjen e pensioneve, pse kështu nuk veprohet edhe në shtetin tonë Kosovën, në mënyrë që pensionistët mos të detyrohen për çdo 6 muaj të dëshmojnë se akoma janë në jetë ...

Pensionistët çështë e vërteta kanë shpresuar shumë në qeverinë aktuale se do t'ju dal në ndihmë, por edhe kjo qeveri si ato tjerat pensionistët i kanë lënë n'mëshirën e fatit, pa përkrahje materiale dhe në kushte mizerable të jetës në komperacion me kategoritë tjera shoqërore.

Nëse qeveria aktuale nuk e ndryshon qasjen ndaj pensionistëve në aspektin human procedural dhe material, vuajtjet e pensionistëve në vendin tonë vetëm se sa do të shtohen edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat