Politika dhe diplomacia e Kosovës çfarë (nuk) i njohin të gjithë

Opinione

Politika dhe diplomacia e Kosovës çfarë (nuk) i njohin të gjithë

Nga: Agron Shabani Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:37
Autori Agron Shabani

Në pamje ose dukje të parë, podiumi ose audienca e mendimit të sforcuar, determinuar, de legjitimuar, ose "revolucionar", e narracionit (narrativit) të kamufluar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale ose folklorike shqiptare, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra në kuptimin e një "mish mashi" ose togfjalëshi të përsëritur ( recidivuar), fragmentarizuar dhe ambalazhuar tash e shumë vite ose dekada me radhë në skenën ose "panoramën" e gjithëmbarshme politike dhe diplomatike të Kosovës. Ndaj, askush nuk mund të qortojë ose paragjykojë hapur qëndrimet ose pikëpamjet e mjegullta ose evazive të Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani, Krye-diplomates Gërvalla, apo dikujt tjetër, në kontekstin e bërjes së politikës dhe diplomacisë së asgjësë për asgjë. Dhe, aq me pak "retorikat ose oratoritë e zjarrta, populiste, revolucionare" ose patetike, të cilat i shpartallon ose davarisë mëngjesi.

Në fakt, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, erdhën në krye të shtetit dhe pushtetit me format ose metodat e njohura reformatore, revolucionare ose populiste: Por, si duket, ata nuk bën asgjë konkrete ose relevante (në domenin e njohur praktik dhe teorik) në kuptimin e nivelizimit, ravijëzimit, konturimit, unifikimit, konvencionalizimit, institucionalizimit, konstitucionalizmit dhe balansimit të lirisë individuale dhe kolektive me sigurinë, pavarësinë, sovranitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin, subjektivitetin, autenticitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, aq me pak në drejtimin e preferuar të nivelizimit, ravijezimit, konturimit, unifikimit, konvencionalizimit, institucionalizimit, konstitucionalizmit dhe balancimit të lirisë, sigurisë dhe pasurinë së njohur shtetërore dhe nacionale me paqen e brendshme sociale dhe politike, si dhe me solidaritetin e njohur social, institucional, funksional, konstitucional-ndaj shtresave ose kategorive me të varfra ose skamnore të Kosovës. Mos të flasim këtu për përkujdesjen ose solidaritetin e munguar të shtetit dhe pushtetit kosovar ndaj komandantëve ose çlirimtarëve të njohur shqiptar në Den Hagë! (....)

Për me tepër ndërkaq, edhe Bibla, edhe Ungjilli, edhe Kurani thonë, duke pohuar njëzëri: " Dija, dituria, liria, drejtësia, paqja, siguria dhe barazia, vazhdimisht thërrasin dhe bërtasin para nesh kudo nëpër rrugë! Zëri tyre dëgjohet, ushton ose kumbon fuqishëm nëpër sheshe, stacione ose bulevarde të ndryshme, në shtëpi ose ndërtesa banimi, në presidencë, qeveri dhe parlament, në dikasteret e ministrive të brendshme dhe të jashtme, në dikasterin juridik etj., në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, qyteteve ose vendbanimeve tona.

Kudo për rreth nesh....Ato thërrasin, ligjërojnë dhe celebrojnë në bankat e shkollës, në librari, biblioteka, amfiteatro universiteti, në kabinetet ose dekanatet e ndryshme shkencore, universitare ose akademike, në konsiliumet, bordet ose kolegjiumet e ndryshme shkencore, universitare, informative, editoriale, redaksionale, qeveritare, politike, diplomatike, administrative, juridike, fetare, kulturore etj....Në pultet e ndryshme të shfaqjes ose transmetimit. Në podiume ose audienca të zgjedhura, të larta dhe kudo tjetër.

Ne gjithmonë kemi para vetës një 'armatë të madhe' ose 'galeri të gjatë dhe të pafundme' librash ose veprash të panumërta në fushën e pakufishme të dijes ose diturisë...Si gardian, ushtar, kujdestar ose pararojë të devotshme, besnike, sublime dhe tepër relevante të edukatës, kulturës, holistikës, primatologjisë, njohurive, përvojave, dijeve (diturive), emancipimit, nderit, moralit, besimit dhe intelektit të lartë njerëzorë."

Se këndejmi, nëse kriza e dikurshme qeveritare ose politike në Kosovë (kur ra ose shkarkua asokohe nga posti ose funksioni i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti) erdhi për shkak të ambicieve pushtet mbajtëse, lakmitare, karrieriste dhe të tjera të rivalëve ose kundërshtarëve të tij: Kosova, megjithatë u detyrua të kërkonte rregulla, ligje, motive, fakte, argumente dhe narrativa të reja në "tregun" e përgjithshëm politik, diplomatik, tregtar, financiar dhe ekonomik të BE-së ose Perëndimit...E sidomos në kohën e pandemisë globale (Covid 19), si dhe Brexitit (largmit) anglez ose britanik nga BE-së, ku Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e pakonkurueshme dhe e pakontestueshme e vlerave të përbashkëta, mallrave dhe kapitalit. Ndryshe nga kjo, duke filluar nga pushteti ose qeveria e Bajram Rexhepit, për të vazhduar me pushtetet ose qeveritë e Bajram Kosumit, Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt, dhe deri tek pushteti ose qeveria aktuale e Albin Kurtit: Në vend të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente, kanë dominuar dhe ambivaluar parullat, sloganet, recidivet dhe prurjet e ndryshme ataviste, provincialiste, klanore, nepotiste, partiake, lokaliste, forumiane dhe kabinetike të partisë-(partive)-shtet dhe shtetit-parti. Gjegjësisht, prurjet dhe përballjet e vazhdueshme ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave të përgjithshme. Kujtojë se kjo në radhë të parë ka të bëj me një kauzalitet të rrejshëm ose lajkatar, si dhe me një ideologji të korruptuar, importuar ose trafikuar (kontrabanduar) politike dhe partiake, të paraqitur ose prezantuar si ideologji e lartë shtetërore dhe nacionale.

Kauzaliteti ose ideologjia e importuar shtetërore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formmit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar, i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike. Ndaj, për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj,

si dhe në komplotin, shantazhin, linçimin, konspiracionin, dekonspiraciinin etj. Arsyeja kontradiktore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë sovrane dhe legjitime, narrativit ose impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, historike, dialektike, ekzistencialiste etj. E tërë kjo kinse si "ideologji e re ose e reformuar shtetërore, nacionale dhe politike”, apo si narrativ, instrument dhe reagim institucional ose funksional i pushtetit (qeverisë) aktuale në Prishtinë-ndaj pushteteve të kaluara ose paraprake. Mbase, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare, antropologjike ose antropolitike, e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kualitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike për Kosovën në raport me arenën ndërkombëtarë.

Pse (përse) kjo? Sepse, në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet patur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe de legjitimuar. E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese, dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës

së lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtet mbajtës ose politikë: Edhe shtresat e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose sociale. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, anamneze, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjente. Me fjalë tjera, Kosova (edhe Shqipëria)-sikur janë të kanosur ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë, të cilët menjëherë "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, demonizojnë ose satanizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri ose ish politikani të lartë intelektual, profesional dhe inteligjent. U mor vesh se Kosovës (në rastin konkret) nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetet e ndryshme politike dhe luftarake (ushtarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorësiakë si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj. Sigurisht se jo. Por, Kosovës i kanë munguar gjithmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombëtarizojnë kauzalitetin e njohur shtetëror dhe nacional, si dhe vlerat epokale dhe monumentale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-së.

Në vazhdim vëmë pak Gjermani në politikën dhe diplomacinë e Kosovës

Ç ‘është e vërteta, Gjermania si fuqia (superfuqia) kryesore e Evropës dhe BE-së, dhe si njëra prej superfuqive të globit ose planetit tonë, e cila konsiderohet si gardiane dhe promotorë e fuqishme ose kryesore e Kosovës dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare (e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij sidomos...), nuk i sulmoi as qortoi kurrë rivalët ose oponentët e saj kryesor në BE-së ose diku tjetër...Edhe pse në çdo çast ose moment, mund t'i ipte (jepte) fund "kompozicionit të përbashkët" të BE-së (të tërhequr dhe pilotuar ose komanduar nga personeli dhe lokomotiva e fuqishme gjermane)-pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-së etj. Ndërkohë që lufta e përgjakshme, shkatërrimtare, imperiale, kolonialiste dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës, i riktheu shtetin dhe kombin e madh gjerman në pozitat ose pozicionet e meritura lideriste ose ekulibruese në arenën botërore ose ndërkombëtare. E gjithë kjo situatë i bëri zgjedhjet e fundit parlamentare ose qeveritare në Gjermani, me të çuditshme, misterioze (enigmatike) dhe interesante, por nga ana tjetër edhe me më ndikim për fatin ose ardhmërinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas 'brexitit britanik' si dhe nga pandemia globale (Covid 19) dhe të tjera. Ndërkaq, tani pasi që kriza e kredive, covid 19 dhe luftës në Urainë, e kanë pushtuar Evropën dhe gjithë globin, vëmendja e lidershpit gjerman, sikur është zhvendosur nga menaxhimi i krizës, tek planifikimi i së ardhmes së brendshme dhe asaj të jashtme. Ndonëse, krizat e mësipërme, sikur kanë nxjerrë në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinalë dhe ekzistenciale: Si për shembull: a është i mundur “modeli evropian” i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar? Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull: Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të njohur gjerman me "realitetin e brendshëm “të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.? Si mund të jenë të njëjta ekonomia dhe industria e fuqishme gjermane me atë franceze, italiane etj...? Në çdo debat ose diskutim evropian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale ose esenciale. Megjithatë, liderët evropian, sikur i kanë mbyllur ose spostuar debatet e vërteta deri në ditën e shumëpritur të përfundimit të luftës në Ukrainë. Marrëdhëniet e gjithmbarshme ndërkombëtare, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, dramatik dhe tepër sfidues ose enigmatik. E sidomos marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme në mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmën. Dorën në zemër, ka edhe shumë pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete, sublime dhe relevante, që mund të mirëpriten nga analist ose politolog të specializuar dhe kompetent, lidhur me planin ose modelin franko-gjerman mbi "asociacionin e pavarur të komunave serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si "alternacion" ose "modus kuvendi" për të dyja palët. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik ose diplomatik. Ndërkohë që edhe rivalët ose kundërshtarët e njohur dhe kryesor të Kryeministrit Kurti, si të thuash nuk kanë plane, solucione, narrativa, alternativa ose strategji konkrete, sublime ose relevante për të dalë nga kriza ose "status quo-ia" e Kosovës në raport me Serbinë, përveç zhurmës ose shamatës së njohur agjituese ose propagandistike "bla-bla-bla" për "tra-la-la"!? Edhe 'liberalizimi i vizave për Kosovën ': Në radhë të parë është meritë

ekskluzive, implicite dhe eksplicite e politikës dhe diplomacisë gjermane, edhe pse Kosova dhe shqiptarët, kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të menduar dhe dyshuar se çështjet ose problemët e mëdha janë shtyrë me vonë. Në Berlin, Paris, Romë ose Bruksel e Strasburg, zyrtarë të lartë të BE-së, kanë frikë se ka probleme edhe në shumë fusha ose segmente të tjera kruciale, esenciale (substanciale), bilaterale, kolaterale dhe multilaterale në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk bën (mund) të tejkalohen pa ndikimin e Uashingtonit dhe Moskës. Ndaj, askush nuk e di nëse Beogradi dhe Prishtina zyrtare e kanë mbajtur të fshehur nga publiku ose auditori (auditoriumi) i gjerë situatën reale në terren...?

Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën....Është paksa me e lehtë dhe relaksuese për popullin ose elektoratin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për të dëgjuar dhe mësuar, se si pas shtetit dhe pushtetit të tyre në Prishtinë-qëndrojnë Gjermania, Franca, Italia etj... Sigurisht se po. Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën shqiptarët e Kosovës (e sidomos elektoratin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit) të besojnë dhe shpresojnë se me qetësinë (urtësinë), vigjilencën, profesionalizmin, intelektualizmin, mençurinë ose inteligjencën e tyre politike dhe diplomatike: Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Bislimi a dikush tjetër, do i mbrojnë ose shpëtojnë nga kriza ose lufta e re (eventuale) me Serbinë. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Kosova është larguar përfundimisht kriza? Jo çfare. Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë hequr (eliminuara) dhe vërtetuar tërësisht. Ka zëra që thonë se Hashim Thaçin dhe komandantët ose çlirimtarët tjerë të UÇK-së, i kanë paraburgosur ose arrestuar dhe akuzuar në Den Hagë, shërbimi sekret ose intelegjenca franceze në bashkëpunim me inteligjencën serbe dhe ruse. Kush e di!?

Gjithashtu thuhet se Hashim Thaçi u arrestua ose parandalua nga inteligjenca ose

shërbimi sekret i Francës, gjatë rrugës për në Uashington. Nejse!? Megjithatë, kriza e Kosovës me Serbinë, është shumë me e thellë dhe me serioze, komplekse ose delikate, se sa ajo që thuhet ose pranohet publikisht nga politikanët dhe diplomatët franko-gjermanë. Ndaj, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës ose UE-së, të flasin ose diskutojnë hapur për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, solidare dhe unifkuese. Lufta e njohur në mes Ukrainës dhe Rusisë, po bën kërdinë. Ndërkaq, lufta e re (eventuale) në mes Kosovës dhe Serbisë, Rusisë dhe Moldavisë etj.. ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së.

Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre politike, ushtarake, shkencore, industriale, teknologjike, financiare, tregtare dhe ekonomike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve. Amerikanët, britanikët, francezët, italianët, holandezët, kroatët, austriakët dhe të tjerët gjithashtu.

Shqiptarët dhe serbët, ndoshta mund t'i pajtojnë një ditë elitat ose inteligjenca e kombit, apo....?! E sidomos integrimet e elementit ose minoritetit serb në të gjitha mekanizmat ose institucionet relevante të shtetit dhe pushtetit të Kosovës, si dhe njohja dhe pranimi i Republikës së Kosovës nga ana e shtetit dhe popullit serb, e jo majorizimet, enklavizimet, lëçitjet, izolimet ose barrikadizimet e ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike si "asociacioni i pavarur i komunave serbe" në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, që mund t'i sjellin ose shkaktojnë luftërat ose konfliktët e reja në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Në instancë të fundit, luftërat, vrasjet ose konfliktët, janë fjala ose instrumenti i fundit i ideologjisë shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Për të mos thënë këtu vdekja, ambisi ose errësimi i përgjithshëm i logjikës, mendjes ose intelektit njerëzor. Në anën tjetër ndërkaq, teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktet e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente që i fitojnë ato. Në të kundërtën, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj. "Mua me duhet studiuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë mënyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni. Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktet e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast N. Chomsky. Ndryshe nga kjo, sipas filozofisë dhe sociopsikologjisë politike ose analitike: Luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes popujve dhe shteteve të ndryshme, mesë tepërmi ndodhin ose përsëriten prapë ose vazhdimisht, në saje të "intergnumëve", diktateve, monopoleve ose "status quove" të imponuara politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, nga ana e fuqive, konikuturave ose nomenklaturave të ndryshme, në emër të interesave të njohura dhe të panjohura në domenin (kontekstin) e njohur politik, financiar, tregtar, ekonomik, strategjik, gjeopolitik etj. Së këndejmi, sipas epistemologjisë së përgjithshme ushtarake, revolucionare ose politike: Për paqen dhe pajtimin e përhershëm ose afatgjatë në mes popujve ose kombeve të ndryshme në luftëra ose konflikte të gjata me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën: Në mungesë të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, të matur, racionale, elokuente, intelektuale dhe inteligjente: Nevojitën së pakut dy-tre gjenerata të reja (përafërsisht 15O ose 2OO vjet) për t'u pajtuar, afruar, kooperuar ose bashkëpunuar me njëri tjetrin ose pranë njëri tjetrit. Ndonëse, ajo që na vret ose lëndon (plagosë) mëse tepërmi, sipas Friedrich Nietzsches, gjithëmonë na bën me të fortë. Por, jo edhe lëmosha, mëshira ose varësia e tepruar ndaj dikujt, e cila në disa raste është shumë më e keqe, se sa robëria. Asociacioni (zajednica) ose "republika autonome e serbëve" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, sipas të të gjitha gjasave: Kosovën dhe shqiptarët, do i bëjnë të varur prej tyre. Ndaj, mëqe sipas Makiavellit: Të mundësh (mposhtësh) ose tejkalosh armikun ose kundërshtarin e moçëm ushtarak dhe historik në fushën e njohur politike dhe diplomatike, është fitore dhe kënaqësi e dyfishtë: Të mire mbahemi, të ushqehemi, rritemi dhe shtohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihemi dhe zgjerohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të luftojmë, vritemi dhe përgjakemi sërish me serbët,

duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favor të mbrojtjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin. Si të kapërcehet ylberi ?!

Të mposhtim ose shkatërrojmë armikun e moçëm dhe kundërshtarin e madh, duke shtuar numrin e miqve dhe aleatëve tanë kundër tyre sipas asaj se "arma me e fortë kundër një armiku, është një armik tjetër kundër tij."? T'i mundim serbët me edukatë, moral, kulturë, politikë dhe diplomaci të kualifikuar, profesionale, intelektuale, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, superlative ose intelegjente, duke i bërë kështu miq, partner, aleat, anticipant dhe participant të Kosovës? E sidomos pakicën ose minoritetin serb në Kosovë. T'iu besojmë ideve, teorive, doktrinave, formulave ose sintezave të ndryshme paqësore (pajtimtarë), integruese, civilizuese, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste të miqve dhe aleatëve të njohur natyral dhe historik që ua duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve?

Të futemi në luftëra ose konflikte të reja dhe të pafundme kundër njëri tjetrit, në një kohë kur lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës: Botën ose civilizimin tonë, sikur i ka sjellë buzë të të fikëtit ose një infarkti të përgjithshëm. Për të mos thënë këtu para një lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes Natos dhe Rusisë. Apo....?!

Ndonëse, për mendimin tim personal, Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër. Dhe, aq me pak konfrontimi ose acarimi i marrëdhënieve ose raporteve të Kosovës dhe shqiptarëve me SHBA-së, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë etj. Vlera sublime dhe relevante e një lideri ose burri të shtetit: është ajo se çfarë (çka) bën me popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin e tij përkatës ose respektiv në raport me miqtë dhe aleatët e njohur natyror, historik dhe strategjik. Vetëm përmes (nëpërmjet) artit të dialogut, konsensusit, kompromisit dhe komunikimit ose komunikologjisë së brendshme dhe të jashtme, ne mund t' ia dalim të çlirohemi (lirohemi) nga luftërat ose konfliktet e brendshme dhe të jashtme, si dhe të dimë, mësojmë dhe kuptojmë se çfarë (çka) shohim, çfarë (çka) ndjejmë (përjetojmë), çfarë (çka) duam dhe kërkojmë. Tek e fundit, sipas Aleksandërit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numëruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi, por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijëzuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat