A do të jetë historik takimi i Ohrit?

Opinione

A do të jetë historik takimi i Ohrit?

Nga: Skender Mulliqi Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:41
Autori Skender Mulliqi

Disa po e krahasojnë planin franco-gjerman, me marrëveshjen gjermano - gjermane të vitit 1972. Nëse është kështu atëherë kjo tregon në mos njohjen e gjendjes në Kosovë. Marrëveshja gjermano-gjermane për paqen ka qenë marrëveshje midis dy popujve me gjuhë të njëjtë, me konfeksion fetar të njëjtë , kanë jetuar deri në Luftën e Dytë Botërore në një shtet, të cilët popuj kishin menduar që një ditë të bashkohen.

Ne Kosovë jetojnë shumica shqiptare me minoritete edhe atë serb. Dihet dallimi ndërmjet shqiptareve dhe pakicave , të cilat dallime janë të ndryshme si në gjuhe në prejardhje, në kulturë e gjithë çka tjetër.

Shqiptarët ëndërr e kanë pasur ndarjen nga ish-Jugosllavia-Serbia, sepse ishin ndarë padrejtësisht nga trungu i lashtë ilirik. Shqiptarët e fituan shtetin e dytë në Ballkan me luftë, por ende kanë shume punë për të bërë në bashkimin e të gjitha trojeve etnike. Dhe, mos të harrojnë serbo-mëdhenjtë se koha e sundimit të tyre me Kosovën dhe shqiptarët ka përfunduar në vitin 1999.

Serbia e Vuçiqit si ajo e Millosheviqit po tenton sërish duke kërcënuar me luftë, që me territoret e Kosovës të formon Serbinë e Madhe. Formimi i Asociacionit është pretekst për ndarje të Kosovës. Për çudi po nga e njëjta botë demokratike e cila përkrahu Kosovën në luftë për çlirim në luftën e fundit çlirimtare, po e përkrahë një shtet deri dje gjenocidial dhe sot të pa-reformuar siç është Serbia e Vuçiqit.

Pas shume vitesh maratonike të bisedimeve për normalizim të marrëdhënjëve, erdhëm deri të plani I ri franco-gjerman, i cili plan i ka të mirat e veta , por ka edhe disa mangësi, ku ishte dashur të riparohen gjatë bisedimeve, nëse ky plan i paqes firmoset në Ohër nga Serbia.

Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk bën të pranohet nga Kosova, si nuk bënë të pranohet në takimin e Ohrit, as formimi çfarëdo asociacioni pa u firmosur së pari nga Vuçiqi plani franco-gjerman, siç po e kërkon presidenti serb së bashku me Mirosllav Lajqakun.

Ne takimin e Ohrit që pa dyshim do të jetë i vështirë, duhet të veprohet me mjeshtri të madhe politike, që mos të biem në grackat e Vuçiqit .Dhe, kjo shtron pyetjen, së a do të jetë historik takimi i Ohrit? Na mbetet ta shohim..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat