Një replikë e detyruar me avokatin Tomë Gashi!

Opinione

Një replikë e detyruar me avokatin Tomë Gashi!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 14 mars 2023 Në ora: 10:27
Tomë Gashi

Ju avokat Gashi keni publikuar një status, në të cilin i bëni thirrje prokurorit të flaës për një akuzë që ju i keni bërë ish-prokurorit, Sylë Hoxha! Ju shkruani: “Prokuror, me trego mua, si avokat i familjes Dehari, se cfarë po ndodhe me kallezimin penal te ushtruar nga familja Dehari, kunder ish-kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili tentoi qe, si prokuror i shtetit, vetem 13 dite pas vrasjes se Astritit, ta mbylle rastin si vetevrasje”.

Më lejoni zoti Gashi të sqaroj se kur ndodhi rasti i Astrit Deharit nuk ishte Prokuror i Shtetit, por ishte prokuror i Qarkut të Prizrenit. Po, Sylë Hoxha ishte për disa kohë Prokuror i Shtetit, por jo kur hetoi rastin e Astrit Deharit! Ju e dini këtë, megjithatë përpiqeni të manipuloni me dezinformacion për publikun. Sepse duke ia paraqit publikut Sylë Hoxhën si Prokuror i Shtetit, keni më shumë sukses në manipulim. Që këtu bie hipoteza juaj se “Sykë Hoxha paska manipuluar provat”!

Dosja e Astrit Deharit është në prokurori. Nëse prokurori Hoxha do të kishte bërë shkelje ligjore, të jesh i sigurt se pasardhësi i tij në Prokurinë e Shtetit, zoti Lumezi, nuk e kishte kursyer aspak. Edhe këtë ti e di i dashur Tomë. Por fatkeqësisht je investuar me mllef dhe urrejtje ndaj tij.

Megjithatë, ajo që doja të thoja ka të bëjë me dy elementë të tjerë:

Së pari, ju e dini se juristi Sylë Hoxha ka qenë dhe është i përgjegjshëm në atë shkallë, sa të mos bjerë në nivelin ku ka rënë akuza juaj. Prej disa vitesh keni tentuar ta bëni atë pëegjegjës jo vetëm për këtë dosje, por nuk ia keni arritur. Sepse e vërteta është brenda dosjes së rasteve, që ju përmendni. Ajo e vërtetë nuk mund të zhbëhet me akuzat tuaja publike linçuese, i dashur avokat. Edhe Sylë Hoxha ka bërë kompromise në jetë, por ai kurrë nuk e deformoi karakterin e tij, siç ndodh me shumë kolegë të tij!

Së dyti, më lejohet t’ju them se në këto përpjekje ju jeni në konflikt interesi. Duhet të ktheheni në një kohë tjetër ndoshta para 10-12 vitesh e të kujtoni çfarë ka ndodhur midis jush dhe një njeriu shumë të afërt të Sylë Hoxhë. Prej këtej do të kuptoni se është e pandershme të përdorësh autoritetin e të qenit person publik për t’u mbrojtur nga çmenduria juaj e asaj kohe! Në vend të kërkoni ndjesë për dëmin e madh që i keni shkaktuar atij njeriu para shumë vitesh, hiqeni si viktimë.

Viktimizimi nuk ju ndihëmon, i nderuar, as ju dhe askënd tjetër, për të mbuluar paturpësitë e kaluara gjatë ushtrimit të profesionit tuaj! Po të isha në vendin tuaj, edhe nëse do ta gjeja fajtor Sylë Hoxhën, më e pakta që do bëja do ishte heshtja, avokat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat