Nëse duam të na dojë bota ne duhet të bëjmë që bota të urrejë ata

Opinione

Nëse duam të na dojë bota ne duhet të bëjmë që bota të urrejë ata

Nga: Milazim Maraj Më: 11 mars 2023 Në ora: 08:55
Milazim Maraj

tani më kishte armiqësi me shqiptarët për shkak të kryengritjeve të pa ndërprera për të liruar vendin e tyre. Ajo nuk ishte as e vullnetit të mirë për të i përkrahur dhe as pozicioni i saj për të pasur ndikim në botë, nuk ishte i volitshëm. Derisa shqiptarët luftonin serbet bashkëpunonin dhe fitonin toka me hareme. Në të njëjtën kohë më përkrahjen e pashallarëve turq serbët dhe ruset bënin krime. Krimet serbe ishin të pa ndërprera, nëpër familje shqiptare të dëmtuara nga luftërat dhe kryengritjet e pandërprera kundër perandorisë Osmane. Ja një shembull i një krim në Graçanicë në një familje shqiptare nga kriminelet serb dukej kështu: Kriminelet serb dhe rus kishin hyrë në një familje shqiptare dhe kishin vra të gjithë anëtarët familjes. Ndër këta edhe një grua shtatzënë. Foshnjën ia kishin nxjerrë nga barku dhe e kishin futur në thes të mbushur më borë. Më kerr kishin shkuar në Shkup. Atje popi kishte thirre një konferencë për gazetarë dhe pasi që fletë gjatë për krimet që po ndodheshin në Dardani, ai viktimat shqiptare i paraqet si serbe kurse kriminelet serb dhe rus i paraqet si shqiptarë. Foshnjë e gruas shqiptare e paraqet si foshnjë serbe. Ai para se ta hap thesin, në mënyrë më dinake dhe artistike si kukuvajkë, iu drejtohet gazetarëve: Tani unë duhet të u kërkojë falje për një ngjarje që do të ua tregoj tani, kjo e di që nuk ndodhë kurrë në shtetet tuja, por ka ndodhur në Graçanicë. “Kriminelet shqiptarë kanë hyrë në një shtëpi të serbit, i kanë vrarë të gjithë anëtarët e familjes dhe këtë shtatzënë të mjerë e kanë masakruar dhe fetusin si që e shihni e kanë nxjerrë nga barku i sajë dhe e kanë copëtuar” këto fjalë i flet duke hapur thesin dhe tregon copat e trupit të fëmijës së pa lindur. Këso raste kishte shumë, shqiptarët human tregoheshin si kriminel, kurse kriminelët serb dhe rus si viktima, tregoheshin si të vuajturit, të persekutuar. Jeniçer merreshin fëmijët shqiptar, por Ivo Andriqi një antishqiptarë i përbetuar në romanin e tij plot falsifikime “Ura e Drinës”, i përshkruan si fëmijë serb. Madje edhe ai mohon çdo virtyt shqiptar dhe këto cilësi i paraqet si serbe kurse krimet serbe si shqiptare. Shqiptarët pas rënies së Perandorisë turke Serbia dhe Rusia i paraqesin si turq. Historianët serb dhe rus “Qele- Kullën” e cila u ndërtua nga kafkat shqiptare, e paraqesin si serbe. Këtyre kafkave ende nuk u është bërë ndonjë studim shkencor për të identifikuar origjinën e tyre Ilire. Ata ishin spiun të perandorisë, dhe pa ndërprerë shfrytëzonin lidhjet e tyre përmes femrave të martuara më turq. Ishin të sofistikuar për këso dredhish. u kishte lejuar shkollat në gjuhë serbe dhe më programe ruse. Kurse nuk u lejohej shqiptarëve që kishin traditë në arsim dhe kulturë. Kishin dy universitete në Durrës dhe Shkodër. Pas shkatërrimit të këtyre Universiteti i Durrësit u vendos në Venedik kurse ai i Shkodrës në Raguzë.(Dubrovnik). Për mes të Rusisë dhe më miklime ndaj Turqisë serbet arritën të realizojnë këtë paragraf të planit të tyre kriminel. Çdo tendencë shqiptare për të hapur shkollë në gjuhën shqipe u ndëshkua më shumë viktima. Vrasja bëhej me varje, dhe këputje të kokave dhe ngulje në hu. Për shkak që shqiptarët me çdo kusht donin të hapnin shkolla në Nish u bë një masakër e madhe, thuhet që në çdo 10m kishte një kokë shqiptari të ngulur në hu. Serbet ishin në shërbim të turqve. Xhelatët(ekzekutoret) ishin serb ose rus. Mos hapja e shkollave në gjuhën shqipe ishte një prej formave të mbajtjes së shqiptarëve në robëri. Propaganda ruse, serbe dhe turke kishte efekt nga se nuk kishte kundër propagandë që do të i sqaronte botës realitetin. Pastaj Evropa nuk ishte e gatshme të futej në luftë me një Perandori të fuqishme si që ishte ajo turke. Shqiptarët paraqiteshin si njerëz të egër më bisht, që ende jetojnë nëpër druje. Ndërsa ishte e kundërta. Likuidimet ishin të pa ndërprera por edhe rezistenca ishte e pa ndërprerë. Gati çdo vendbanim kishte njerëz të armatosur, edhe pse ishin grupe të vogla sado dhe gati kudo mbronin popullatën e vet. Joshjet ishin të mëdha sikur edhe presioni ishte shumë i madh, por fiset Ilire dhe më vonë shqiptare ishin të vendosura të mbrojnë tokat dhe pasuritë e tyre. Këtë mbyllje të shkollave dhe vrasje të atyre që hapin shkolla e vazhdojë Serbia pas kapitullimit të Perandorisë turke. Kështu në vitin 1919, fshatin Shushicë, në Kullën e familjes Salihah ishte hapur shkolla në gjuhën shqipe. Për shkak të kësaj shkolle u masakruan anëtarët e familjes Salihaj: 1. Avdyl Rexha, djali i pleqnarit Rexhë Hyseni, 2. Osman Avdyli. 3.Selim Avdyli. 4. Bahtije Hoti 5. Kadri Hyseni 6.Deli Hyseni 7. Bekë Kajtazi. 8. Zeqir Beka. 9. Dy burra nga familja e Metaj. 10. Dy burra nga Shushica e Epërm. Gjithsejte 12 të masakruar në një fshat të vogël por që donte arsim në gjuhën e vet. Masakra u bë për të mbyllur shkollën shqipe, këtë ditë u vranë edhe dy qytetarë të rastit nga familja Metaj, këto vrasje spiunët serb i shpjegoni kështu: O burra këta Salihajt që e lypën, vetë e kanë lypë, po të thotë shteti nuk të lë me hapë shkollë merr vesh; por ua panë sherrin edhe Metajt dy burra ju shkuan pa pas kurrfarë faji. Edhe këta të Shushicës së epër. Nënë Lokja e Salihaj kishte dal në derë dhe u thoshte fqinjëve ejani, ejani, të i varrosim, i falem zotit që nuk më kanë vdekur me marre, por për shkollë të fëmijëve, për gjuhë e për komb të vet, këtë gjuhë ua ka dhënë zoti, këtë gjuhë të zotit po e duam. Këso raste pati shumë, anë e kënd Dardanisë. Kudo vriteshin mësimdhënës, rriheshin dhe kidnapoheshin nxënës, për shkollimin e vajzave as që bëhej fjalë. Jo vetëm që të kidnapohej vajza por ishte thyerje e rëndë e moralit familjar nëse kjo të ndodhë. Për këtë qëllim u përdorën edhe hoxhallarët, prej tyre kishte mjaftë serb dhe rus, që e kishin kryer medresenë në Rusi dhe tani vinin në xhamia të shqiptarëve. Kështu në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren kishte shërbyer një rus për dhjetë vjet me radhë. Ata predikonin përulje, para shtetit. Shteti është menjëherë pas zoti, me kundërshtua shtetin është sikur me e kundërshtua zotin. Zoti i donë njerëzit e urtë, ata që bindën urdhrave të zotit dhe të shtetit, në këtë botë jemi të përkohshëm, ata që vuajnë në këtë botë në botën e amshueshme do të jetojnë mirë, të lumtë ata që vuajnë në këtë botë. Para bote shqiptarët e shtypur paraqiteshin si të pa civilizuar, njerëz që nuk i duan shkollat, nuk janë të aftë, nuk mbajnë mend etj.

Në vitin 1929 në Kodër Rezina të Hasit vritet mësuesi dhe Prifti shqiptarë Atë Shtjefën Gjeçovi. Mësuesi që hapi shkollën në gjuhën shqipe në Zllakuqan pasi që shteti jugosllav kishte vendos që këto shkolla të mbylleshin, ndërsa mësuesi nuk e ndalte veprimtarinë e vet patriotike. Ai kishte mbledhur folklor shqiptarë, kudo që kishte punuar si prift dhe si mësues. Kjo ishte vazhdimësia antishqiptare shekullore që pasojë pas turqve. Kështu Serbia nuk lejonte emra shqiptarë të njohur në Botë, at vriteshin. Për këta që vriteshin shpërndanin batuta( si tepër i mençur na doli. He nuk të lenë ky me çua krye, ule kryet, këqyre punën tanë, mos del nga rruga e zotit etj) Projekti ishte që shqiptarët të dukeshin të pa civilizuar, të pa njohur në botë, të urryer dhe nënçmuar sipas përshkrimeve armiqësore serbe. Kësaj torture i përballoj populli shqiptarë, duke trashëguar kulturë të lashtë humane traditë qëndrimi dhe trimërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat