Privatizimi i egër i aseteve ekonomike ishte dështimi më i madh që i ndodhi Kosovës!

Opinione

Privatizimi i egër i aseteve ekonomike ishte dështimi më i madh që i ndodhi Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:13
Ismail Muçiqi

Pasojat e privatizimit të aseteve ekonomike përmes Agjencionit të Privatizimit e shkatërruan ekonominë e vendit, e cila asesi nuk po arrin të shërohet.  

Shtrohet pyetja kush përfitoj nga privatizimi në Kosovë?  

Të gjithë jemi dëshmitarë se procesi i privatizimit në Kosovë ishte një proces me plotë dyshime, me parregullsi, dhe anomali më të ndryshme të cilat u bënë me vetëdije për përfitime të individëve të cilët ishin bartës të politikës dhe të klaneve dhe grupeve të partive politike ne pushtet. Këto deformime ndikuan drejtpërdrejte në standardin e jetës të qytetareve ku një numër i konsideruar të fuqisë punëtore ishin të punësuar në fabrikat shumë të njohura gjithandej Kosovës. Procesi i privatizimit jo që i solli ndonjë të mirë Shtetit të Kosovës por përmes këtij agjencioni, përkatësisht përmes ish bordeve u shitën gjigandet industriale të cilat ishin vlerë të ekonomisë së Kosovës. Duhet theksuar se pseudopatriotët e politikës, duke përdorur retorikën dhe folklorizmin “patriotik”, kundër ish sistemit socialist arritën të përfitojnë në të gjitha aspektet duke privatizuar toka, prona të ndryshme shoqërore fabrika dhe uzina, objekte shoqërore e qka jo tjetër. Për shkak të këtyre deformimeve dhe keqpërdorimeve rinia e Kosovës asnjëherë nuk arriti të punësohet apo të stabilizohet për të ndërtuar jetën e re me ndonjë perspektive e cila i garanton mirëqenie dhe stabilitet. 

Për shkak të këtyre dështimeve të politikës sot pjesa dërrmuese e gjeneratës së re është larguar nga Kosova duke kërkuar fatin në vendet më të ndryshme të Evropës. Kjo është e pafalshme dhe e dhimbshme për Kosovën për të cilën luftuan dhe sakrifikuan gjenerata të tëra për lirinë dhe shtetin e saj. Padrejtësitë që i shkaktojë politika, ndikuan drejtpërdrejte edhe në krijimin e klasave sociale të Shoqërisë Kosovare. Ata të cilët bartën funksione në institucionet e shtetit duke u pasuruar, sot janë shndërruar në elitë familjare të aristokracisë. Standardi dhe pasuria e tyre i tejkalon të gjitha shtresat e popujve që jetojnë në shtetet e Evropës. Sot fëmijët dhe farefisi i këtyre [kulakëve] dallohen kudo duke vozitur vetura luksoze me qmime marramendëse, duke jetuar në villa luksoze e disa prej tyre kanë problem edhe ti menaxhojnë pronat të cilat i kanë përveqsue përmes mënyrave më të ndryshme abuzive. Mendoj se me aprovimin e ligjit “Antimafi” (byroja për vlerësimin e pasurisë të pajustifikueshme” duhet të jetë prioritet kombëtarë që patjetër të vlerësohet mënyra procesi i privatizimit të aseteve ekonomike të Kosovës. Ky ligj i cili funksionon në të gjitha Shtetet e Bashkimit Evropian më në fund pritet të funksionalizohet, edhe pse disa grupe të deputetëve të partive opozitare të cilat (e kanë mizën pas veshi) në vazhdimësi e kanë kundërshtuar këtë ligj duke ju drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese. 

Në fund po theksojmë se gjatë privatizimit se ata të cilët udhëhiqen me bordet e privatizimit në vend që të dhënë llogari për dështimet dhe keqpërdorimet më të ndryshme duke i shitur (falur) fabrikat e Kosovës ata u avancuan në detyra të reja duke i emëruar ambasador dhe konsull nëpër vendet e ndryshme të Botës. Kjo është e vërteta e librit “Amzë” të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat