Dëshmitë e historianëve tanë në shënjestër të politiks ditore!

Opinione

Dëshmitë e historianëve tanë në shënjestër të politiks ditore!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Faqja e zezë n’kali t’bardhë, është një shprehje e cila u shkon për shtati një pjese të shkrimeve dhe mendimeve “gjeniale”në këtë shtetin tonë, kur matrapazët mundohen të përvetsojnë vlerat kombëtare dhe shtetërore si pronë dhe tapi personale- partiake!

Shumë sish me emër dhe mbiemër, mbjellin dhe vadisin këtë farën e hasmërisë mbrenda përmbrenda shtetit dhe kombit?

Të pa vdekshmit e kombit konsiderohen si kusur vlere e digitalizuar nga dora e politikanit egoist dhe karrierist!
Kjo tregëti fatëkeqe për shtetin, ky biznes për të përvetësue edhe shtetin, lirinë dhe çlirimin është një re e zezë që errëson të ardhmen tonë!

Stili i “mentorëve” është, nënqmo dhe përulë të vërtetën, në llogari të egoizmit fanatik për pushtet.

Ky cirk, kjo lojë, vazhdon dhe krijon përherë hendek edhe më të thellë, dhe t’pa kalueshëm edhe për brezat e së nesërmes.

Edhe pse të pa vdekshmit e kombit nuk janë në mesin tonë, ata kërcënohen nga luftarët e “prapavisë shtetërore” që mos të rrejnë mendjen se janë pronë e shtetit!

Ky nënqmim është një trishtim për familjen, andaj shkon në llogari të Serbisë dhe në dëm të ardhmërisë së vendit.
A përbihen dot këto padrejtësi nga njerëzit normal të kësaj toke t’larë me gjakun e të gjitha moshave, kur lexohen dhe ndëgjohen këto banalitete egoiste për të madhërishmit e shtetit dhe lirisë?

Strukturat e shtetit ( pozitë-opozitë) garojnë vallen e përqarjes edhe atëherë kur përkujtohen datëlindjet dhe heroizmat e luftarëve të lirisë!

Kush janë këta kryepërqarës që mundohen të hedhin baltë mbi vuajtjet, trimërinë dhe sakrificën e përjetshme të shqiptarit tonë, Adem Demaqi?

Kush janë ata të cilët mundohen të monopolizojnë Kurorën e Lirisë Kombëtare Shqiptare, Adem Jasharin?
Kush janë ata të cilët mundohen të peshojnë dijen, vetëdijen, trimërinë, heroizmin, urtësinë me krahasime të qalueshme?

Me këto tipare vlerash, vepruam ndër shekuj, u përballëm me mikun dhe armikun, kështu përballëmi edhe tani pas çlirimit!

Pasqyrë e kësaj llakërdie është parlamenti ynë, kur deputetët opozitarë, ç’lirshëm livadhisin nëpër kohë, duke reflektue vetëm turp edhe për publikun!

Thënja tjetër e popullit është; të mëdhenjët i hanë kumbullat, fëmijëve u m’pihen dhëmbët! Në emër të së kaluarës për të monopolizue historinë, luftën dhe lirinë, mundohen t’na bindin se gjithëçka filloj dhe mbaroj në kohën e tyre.
Është për keqardhje të shtetit dhe kombit, kur mentorët e t’keqes gjuajnë gurin dhe mshefin dorën me këto pispunët e hasmërisë ndërpartiake të bajraktarizmës.

Për të gjitha këto t’meta në këtë shoqërinë tonë faji është jetim, sepse punën e historianëve të vendit e ngulfatë arroganca e politikës e cila shpreson që të huajët të shkruajnë edhe për Adem Demaçin, dr.Ibrahim Rugovën, Ukshin Hotin, dhe Adem Jasharin, dhe pastaj të bëjnë edhe filma me aktorë rusë, sikurse në filmin për Skenderbeun!

Kjo zbrastirë krijon një hapsirë veprimi për shumë “insekte” të mërzitshme në stilin një farë Pal Shtufi, i cili bënë punën e “historianit e sharllatant”, kur mundohet të i bëjë hije veprës dhe jetës së ikonës tonë gjithëkombëtare, Adem Demaqit.
Bota është e vogël, sepse dikush e njeh Palin, tjetri e njeh shokun e Palit, kujdestarin e klasës time gjatë shkollimit të mesëm, T.Ramadanin!

Proverbi ynë popullot nuk është i rastësishëm kur e ndëgjojmë: “më trego se me kend shoqërohesh, atëherë të tregoj se kush je”!

Dëshiroj të jem gabin në rastin konkret, sepse sot nuk mjafton vetëm harresa e cila n’a turpëron të gjithëve si komb, kur kësaj i shtohet edhe kjo “ekspertiza e varrëmihsëve t’historisë kombëtare”, të cilët gropojnë pa mëshirë me kazmat e tyre edhe në varrin të përvuajturit të ndërgjegjes tonë kombëtare, ky është kulmi!

Qelu tokë dhe merru me këtë kategori të fëlliqtë e cila kundërmon vetëm hasmëri.

Ky virus vdekjeprurës përqan vendin, ai n’a është mbjellë prej kohësh në këtë plehun tonë!

Lavdi për jetë e mot për familjen Emblematike të Adem Jasharit, lavdi për të gjithë shqiptarët e pa vdekshëm për shtetin dhe kombin!

Shtetet tona duhet të obligohen që me ligj të mbronjë të pavdekshmit e shqipes, ata janë të shtetit, nuk janë pronë private!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat