Debati për Planin e BE-së në Kuvendin e Kosovës dhe klithmat e opozitës së çakorduar politikisht

Opinione

Debati për Planin e BE-së në Kuvendin e Kosovës dhe klithmat e opozitës së çakorduar politikisht

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 4 mars 2023 Në ora: 12:25
Kuvendi i Kosovës

Kur e dëgjon njeriu debatin në Kuvendin e Kosovës mes pozitës dhe opozitës, siç ishte ky i fundit rreth Planit të BE-së prej 11 pikave për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vërtetë të vije keq se çfarë diskursi fatalist dhe fjalor të ndytë përdorin disa deputetë opozitarë, përmes të cilit shfaqën injorancë politike, zili dhe mllef të papërmbajtur nga të qenit në opozitë, thua se fajin për dështimin e tyre politik në zgjedhjet e fundit parlamentare (14 shkurt 2021) ua paska pozita në pushtet dhe populli, i cili i ndëshkoi rënd me mos dhënien e besimit për ta qeverisur tutje Kosovën.

Dhe, mirë bëri votuesi ynë që i ndëshkoi, sepse po të vazhdonin me udhëheq tutje me shtetin, sot Kosova do ishte pa veriun e saj si dhe me “Zajednicën” e formuar me kompetenca ekzekutive, dhe kështu me radhë!

Pra, shtrohet pyetja, si është e mundur që deputet të opozitës nga PDK-ja dhe LDK-ja të mos e pranojnë faktin e njohur botërisht, se janë ish udhëheqësit e partive të tyre (H. Thaçi dhe I. Mustafa) ata të cilët me dy duar e kanë nënshkruar në Bruksel marrëveshjen me Serbinë për formimin e “Zajednicës” së komunave me shumicë serbe (2013 – 2015), ndërsa sot dalin dhe këlthasin si ulkoja duke e akuzuar kryeministrin Kurti për tradhti, se gjoja e ka pranuar formimin e këtij asociacioni, i cili sot siç po e shohim të gjithë, po bënë orvatje maksimale që të njëjtin mos ta formojë fare, duke u konfrontuar hapur me kërkesat e miqve tanë amerikan, të cilët po i bëjnë presion të madh që “Zajednicën” ta formojë sa më para..!?

Pastaj, nuk ke si të mos gërditësh nga niveli i ultë i diskutimit në Kuvend të deputetëve, si Enver Hoxhaj, L. Abdixhiku, A. Gashi, etj., sidomos nga sjellja e ultë e deputetes G. Musliu, e cila me fjalorin e saj të paskrupull ndaj kryeministrit të vendit, e shndërroi seancën e Kuvendit në një cirkus derrash dhe në pazar të grave, duke e zbritur debatin parlamentar në nivel të një lagjeje ciganësh..!

Por, ajo që patjetër duhet theksuar me këtë rast, është injoranca politike e opozitës, mosnjohja fare si dhe keqinterpretimi i 11 pikave të Planit të BE-së për Kosovën, duke pohuar kuturu, se ky Plan na qenka i keq për Kosovën, se brenda tij gjendet formimi i “Zajednicës”, se në këtë Plan nuk përfshihet njohja e pavarësisë së Kosovës, se kisha ortodokse serbe në Kosovë do merr status zyrtar, etj., e, që të gjitha këto aludime nuk janë fare të vërteta. Ngase, Pani në fjalë i ofruar nga BE-ja dhe i miratuar unanimisht nga 27 vendet anëtare të saj, është dokumenti më i mirë që i është afruar Kosovës nga BE-ja që nga çlirimi i saj, me të cilin dokument Serbia detyrohet ta njeh gjendjen faktike, pra ta pranon “de-facto” pavarësinë e Kosovës (pika 2), gjë të cilën Serbia nuk e ka bërë kurrë deri më tash.

Pra, me këtë Plan evropian Kosovës i garantohet sovraniteti dhe mos cenimi territorial i saj, siç do i hapen të gjitha dyert drejtë anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe OKB-në. Kështu që formimi i “Zajednicës” së komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, është obligim i marrë nga qeveria “Thaçi-Mustafa” i nënshkruar në Bruksel, pra është një kancer i trashëguar të cilin kryeministri Kurti po bën çmos për ta shëruar, duke u armiqësuar me partnerët tanë strategjik, vetëm e vetëm që ta shpëton Kosovën nga një akt tradhtie, i bërë me 2013/2015 nga PDK-ja dhe LDK-ja, alias nga ish pushtetarë miopë, të cilët gati sa nuk e ndanë Kosovën, sikur të mos ndërhynte kancelarja gjermane znj. A. Merkel, dhe kështu me radhë..!

Plani i BE-së për Kosovën është një dokument ndërkombëtar të cilin kryeministri Kurti duhet ta nënshkruaj pa asnjë hezitim, sepse është një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë fashiste, drejtë shkrirjes graduale të armiqësisë shekullore shqiptaro-serbe, drejtë hapjes së perspektivës euro-atlantike të Kosovës, drejtë sigurisë shtetërore dhe nacionale të shqiptarëve në Ballkan, si dhe garantimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik dhe social të kombit shqiptar, si dy shtete sovrane të cilat një ditë jo shumë të largët do bashkohen në një shtet të vetëm etnik dhe mbarëkombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat