Edhe komunisti më ortodoks mbron mbretin e tij kur luan shah

Opinione

Edhe komunisti më ortodoks mbron mbretin e tij kur luan shah

Nga: Aurel Dasareti Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Drejtësia është një koncept qendror në etikë dhe veçanërisht në filozofinë politike. Termi mund të përdoret si për një gjendje shoqërore ashtu edhe për një virtyt moral.

Ndër më të hershmit që diskutuan drejtësinë ishte Aristoteli (384–322 pes), i cili e përshkroi drejtësinë si aftësinë për të trajtuar raste të ngjashme në mënyrë të barabartë, për të vepruar sipas ligjit dhe për të marrë jo më shumë se pjesën e drejtë.

***

Padrejtësia është si moti. Nëse nuk mund të jetosh me këtë, duhet të lëvizësh menjëherë, sa nuk është bërë vonë. Të ngrihesh nga krevati. Bashkohuni. Dilni në rrugë. Demonstroni.

Të gjithë meritojnë një shans të drejtë në jetë, pavarësisht se çfarë ngjyre apo gjinie jeni, cilit perëndi i luteni (ose nuk i luteni fare) apo ku keni lindur. Cilën gjuhë e flitni. Padrejtësia nuk lindi vetvetiu. Të gjitha sistemet e padrejta në rruzullin tokësor janë krijuar nga njerëzit dhe praktikohen nga njerëzit jonjerëzorë:

·      diskriminues

·      me paragjykime

·      të njëanshëm gabimisht (ndihmojnë gjakatarin në kurriz të viktimës)

·      hipokritë

·      dëmtues

·      të turpshëm

·      të paskrupullt

·      të pajustifikuar

·      të pakulturë

·      joparimor

·      të padrejtë

·      shfrytëzues

·      të pandershëm

·      të pamoralshëm

·      arbitrar

·      mashtrues

·      të ligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat