Marko Gjuriq shpalosi në SHBA doktrinën e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq për krijimin e Serbisë së Madhe

Opinione

Marko Gjuriq shpalosi në SHBA doktrinën e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq për krijimin e Serbisë së Madhe

Nga: Rexhep Torte Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:58
Autori Rexhep Torte

Departamenti Amerikan i Shtetit duhet që menjëherë ta dëbojë nga SHBA-të Marko Gjuriqin-ambasadorin e Serbisë në SHBA, për shkak të fjalimit të tij luftënxitës, anti-paqësor e hegjemonist serb në tubimin që e mbajti me diasporën serbe në mes të SHBA-ve.

SHBA-të janë bastion i ruajtjes së paqes, sigurisë dhe demokracisë, ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë paraqitje të këtilla hegjemoniste e kërcënuese serbo-ruse që e përdhosin demokracinë.

Ky diplomat nacionalist i Serbisë kriminale në këtë tubim me arrogancë dhe në mënyrë mospërfillëse ndaj SHBA-ve, e demonstroi doktrinën fashiste të ish kriminelit Slloboobodan Millosheviq dhe të kriminelëve aktualë Aleksandër Vuçiq- President Serbisë gjenocidale dhe Vladimir Putin- President i Rusisë gjenocidale.

Marko Gjuriq të tubimin që e mbajti më 19 shkurt 2023 në SHBA me diasporën serbe në fjalimin e tij deklaroi se, “Jemi në një pikë kthese të historisë, ku fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë histerike etnike- nga Beogradi në Kosovë dhe në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët”.

Kjo deklaratë e Marko Gjuriqit është kopje origjinale e doktrinës së ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili asokohe thoshte që kufijtë e Serbisë do të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm, duke nxitur e shkaktuar në fund të shekullit të 20-të katër luftëra gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Të njëjtën doktrinë po e vazhdojnë edhe sot kriminelët Aleksandër Vuçiq- Presidenti i Serbisë, Ivica Daçiq- Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Marko Gjuriq- ambasadori Serbisë në SHBA, të inspiruar dhe me mbështetjen e kriminelit Vlladimir Putin- Presidentit të Rusisë.

Siç deklaroi Marko Gjuriq në këtë tubim të organizuar morën pjesë përfaqësues të diasporës serbe nga 50 shtete në SHBA, gjë që sipas meje ky numër nuk është bindës, sepse serbët edhe në ish Jugosllavi edhe para saj, gjithmonë kanë qenë të privilegjuar dhe nuk kanë patur nevojë të mërgojnë në SHBA.

Në SHBA, shqiptarët numerikisht janë shumë më tepër se serbët, sepse shqiptarët për shkak të vrasjeve, përndjekjeve, burgosjeve dhe diskriminimeve të ndryshme që i përjetonin nga serbët, ishin të detyruar të emigrojnë në SHBA.

Marko Gjuriq dhe kriminelët si ai me naivitetin dhe mediokritetin e tyre e kanë harruar historinë, gjeografinë dhe e kanë humbur busullën e mendjes së tyre.

Marko Gjuriq dhe kriminelët si ai e dine mire se serbët në Ballkan janë ardhacakë si hordhi të egra të ardhura nga Karpatet , dhe se kufijtë e tyre i kanë zgjeruar duke i vrarë, masakruar e dëbuar më së shumti shqiptarët autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbët me vrasje, masakra e dëbime të shqiptarëve kanë depërtuar gjer në bregdetin e Detit Adriatik, por që janë detyruar të tërhiqen.

Për shkak të politikës së Serbisë hegjemoniste, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës edhe sot e kësaj dite kanë mbetur nën Serbi, ndërsa trojet tjera shqiptare kanë mbetur nën Maqedoni dhe nën Malin ZI jashtë Shqipërisë amë.

Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image
Harta

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Image
Libri

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Image
Gjenocidi

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdha të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruante masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsullatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegien dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur të njëjtën egërsi, po prezantojmë edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Kosovë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptaret e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngufatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Esat Shala me shokët e tij gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kanë incizuara 2 mijë kaseta dhe CD të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë. Serbia i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që Esat Shala t’ia dorëzojë këto kaseta e CD, dhe se për këtë arsye Serbia e kërcënon dhe jetën e këtij kosovari.

Në këtë mënyrë Serbia gjenocidale mundohet t’i mbulojë dhe t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë.

Kërcënimet e Marko Gjuriqit në SHBA për krijimin e Serbisë së Madhe- të Botës Serbe, janë edhe kërcënime të Rusisë për shtrirje në Ballkan, gjë për të cilën Antony Blinken-Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet-Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar- I dërguari Special I SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, , Christpophet Hill- ambasador i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hovenier duhet të reagojnë ashpër.

Deklarata luftënxitëse e Marko Gjuriqit në mes të SHBA-ve, dëshmon se Serbia e njeh vetëm gjuhën e sanksioneve të ashpra dhe forcën, ndryshe çdo mënyrë tjetër për t’u disiplinuar apo për t’u larguar nga Rusia është e kotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat