A e ndryshuan SHBA-të qëndrimin për marrëveshjen përfundimtare?

Opinione

A e ndryshuan SHBA-të qëndrimin për marrëveshjen përfundimtare?

Nga: Skender Musliu Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Skender Musliu

Ditë më parë, në letrën e urimit për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përveç tjerash, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i kërkoi që të pranojë propozimin europian lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, propozim i cili nuk përmbanë njohje reciproke. Kjo don të thot se presidenti Biden, fatkeqësisht ka abstenuar nga njohja reciproke. Në të njejtën linjë ishte edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, i cili në urimin drejtuar Vuçiqit, deklaroi se Kosova dhe Serbia, për arritjen e një marrëveshje duhet të bëjnë kompromise të dhimbshme, që don të thot se Kosova duhet t’a formojë « Zajednicën », kurse Serbia mos t’a pengojë Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Deklaratat e presidentit Biden dhe Antony Blinken, edhe një herë konfirmojnë pretendimet e mia në shkrimet e mëparshme se, nisma franko-gjermane është projekt i SHBA-ve e jo i Europës, sepse presioni që i bëhet Kosovës dhe Serbisë, është presion Amerikan, mbase Europa nuk ka strukturë të mirëfilltë të organizuar të vendimmarrjes e as kapacitete diplomatike dhe autoritative sikurse SHBA-të për t’i detyruar palët të arrijnë një marrëveshjes sipas modelit « merre ose le ».

Ky qëndrim i ri i SHBA-ve, shënon një kthesë substanciale në rezultatin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare, që don të thot se, Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se t’a pranojnë nismën « franko-gjermane ». Kosova dhe Serbia janë të obliguara t’a pranojnë këtë nismë, në të kundërtën do të hasin në sanksione të rrepta ekonomike, financiare dhe diplomatike, sipas sistemit « karrotën ose shkopin ». Si po duket, konstalacioni gjeopolitik dhe agresioni rus mbi Ukrainën ka prevaluar për daljen nga status kuoja.

Sipas kësaj nisme, do të ketë njohje de facto të Kosovës nga Serbia, ato do të veprojnë si dy shtete, të cilat do t’ia njohin sovranitetin sipas Kartës së OKB-ës, Serbia nuk do t’a pengojë Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, do të ketë njohje reciproke të dokumeteve, e tj. Tek e fundit, edhe arritja e një marrëveshje pa njohje reciproke, do t’i mundësonte Kosovës t’a forcojë subjektivitetin ndëkombëtar, imazhin dhe pozicionin e saj në anëtarësimin e organizatave më relevante. Kjo marrëveshje nuk është përfundimtare, por inermediare apo ndërmjetësuese, do të jet kontraktuale që prodhon obligime dhe angazhime obligative reciproke.

SHBA-të kanë vlerësuar se, momentumi ka sjellë për qëllim, perfitimin dhe orientimin e Serbisë kah perëndimi, duke e larguar ate nga Rusia. Kjo edhe nga fakti se, që nga agresioni rus mbi Ukrainën, në Serbia është instaluar një numër i madh i rusëve, në mesin e të cilëve edhe pjesëtar të shërbimeve sekrete ruse si dhe pjesëtar të formacionit famkeq ushtarak rus « Vagner », të cilët për qëllim kanë destabilizimin, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo për arritjen e kësaj marrëveshje, problem në vete ngelë formimi i « Asociacionit », që Serbia, BE-ja dhe SHBA-të e kërkojnë me ngulm. Formimi i saj ngelë një projet delikat dhe i rrezikshëm për funksionimin normal të institucioneve të Kosovës, madje edhe sikur ajo të formohej konform Kushtetutës së Kosovës, sepse Serbia » Asociacionin » e konsideron si intrument për destabilizimin e Kosovës duke manipuluar me serbet lokal.

Në këtë kontekst, gjykoj se bisedimet e ardhshme me Serbinë do të jenë shumë të vështira dhe komplekse, do të kenë karakter historik në zhvillimin korrekt të shtetësisë së Kosovës, kjo fazë kërkon shumë seriozitet, përkushtim dhe angazhim të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat