Asociacioni një etnik serb, marrëveshje me teh të thikës, por Kosova i beson Amerikës

Opinione

Asociacioni një etnik serb, marrëveshje me teh të thikës, por Kosova i beson Amerikës

Nga: Dedë Preqi Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:53
Dedë Preqi

Kosova nuk e ka të lehtë, detyra këto, të cilat lidhen ngushtë me të ardhmën dhe ekzistencën e shtetit të vet, përmes të cilit njeriu i këtij vendi do të jetë i aftë të realizojë zotërimin e vet mbi këtë shtet të fituar me gjak dhe sakrifica të mëdha, duke i dhënë qëllime vetës, sipas vullnetit të këtij populli, i cili akoma bënë përpjekje ta mbrojë dhe ta ruaj gjithë këtë sakrificë njerëzore.

E dimë se çfarë është duke ndodhur dhe situatën tonë në Kosovë, sëcilës po i kushtohet vëmendje e madhe, përveq mediave vendore e rajonale, janë edhe ato botërore, të cilat rezultojnë shpesh herë me ndonjë nxitje të pa përmbajtshme, sidomos me ngjarjet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Më shumë u intereson mediave dhe opinionit, se si është e mundur, që pala kosovare të lëshojë pe ndaj pozicionit të Serbisë, ku gjithçka tentohet nga ana e saj, të grabisë tërë potencialin politik të Kosovës, pse jo, edhe të rajonit dhe Ballkanit, që do përfshihet edhe Evropa, si familje e tyre.

Por, se çka qëndron mbrapa kësaj (loje) të Serbisë, as vetë rivalët ndërmjetësuesit politik nuk dinë të sqarojnë, vetëm se, pala e Kosovës, po ndëshkohet pa të drejtë, ndërsa pala serbe po mburret për triumfin e saj politik dhe strategjik, e cila e ka edhe përkrahjen e ndërkombëtare dhe atë të Rusisë dhe Kinës.

Askush nuk e ka të qartë se kjo marrëveshje është vetëm një dredhi e njërës palë, që është pala serbe, e cila po e përdor potezin e lojës së fundit përmes Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, dhe për tu anëtarësuar sa më parë në BE, dhe kjo gjë po u pëlqen shumë vendeve evropiane, të cilët tani po dihet se e kanë një qëllim të njëanshëm në favor të Serbisë.

Një gjë e tillë është e pa drejtë që po i bëhët në këtë rast Kosovës, e cila po tensionohet edhe më shumë, dhe një marrëveshjen e tillë me palën serbe nuk bënë zgjidhje të drejtë dhe paqësore, por ky plan i përshtatet vetëm palës serbe, e cila ka qëllime strategjike për ta ndarë veriun e Kosovës.

Edhe shumë analist real, jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga pala serbe, e konsiderojnë këtë marrëveshje si humbje të Kosovës, që është e ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe bashkësia ndërkombëtare, edhe pse Beogradi, ka qëllime të fshehta dhe po e realizon me sukses diplomacinë e vet qëllimkeqe ndaj Kosovës.

Ne e dim fare mirë, se çfarë po zhvillohet sidomos kohëve të fundit në veriun e Mitrovicës, ku bandat kriminale serbe zbulohen përditë me laboratore të drogave dhe tregti tjera të jashtëligjshme, dhe disa prej këtyre krimineleve serb janë të njohur dhe të ngarkuar shumica e tyre deri nga 80 vepra penale, si vrasje, dhunë, plaqkitje, kanosje, gjuajtje të policisë së Kosovës, dhe shumë vepra tjera, të cilët i mbështet dhe i mbronë Vuçiqi dhe Petkoviqi.

Edhe pse policia e Kosovës, është mjaftë aktive dhe përgjegjëse e këtyre rasteve, kemi reagimet e Vuçiqit dhe Petkoviqit, të cilët i marrin këto raste si të rëndomta dhe kërkojnë menjëherë nga organet e Kosovës, që të lirohen autorët serb nga arrestimet edhe pse Beogradi, nuk do ta lejonte një gjë të tillë në shtetin e vet.

Kosova dhe populli shqiptarë i beson Amerikës, dhe aletëve të saj, të cilët zotërohen, se Pavarësija e Kosovës, është e pa diskutueshme, dhe sipas Planit të Ahtisarit, duhet ndjekur bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur deri te caku i përbashkët në mes dy shtetëve të barabarta, por vjen pyetja e thjeshtë, se në ç’mënyrë duhet të veproj dhe të gjindet Kosova, në situata të tilla.

Pa angazhimin e Amerikës dhe faktorit ndërkombëtarë asgjë nuk mund të bëhët, Kosova do të përplasej sikur edhe më herët me Serbinë, dhe nuk është fare lehtë të flasish për një ndryshim esencial që është realizuar deri më tani, sipas negociatave që janë zhvilluar në Bruksel, në mes dy vendeve, kur pala serbe, heziton dhe nuk i implementon të gjitha pikat e marrëveshjeve.

Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dikush e quan marrëveshje përmbyllëse në mes Kosovës dhe Serbisë, por në realitet ne e quajnë vetëm një element politik, që ndikon në destabilizimin e situatës në Kosovë, dhe për tia humbur vullnetin popullatës së këtij vendi, sepse gjithçka është e planifikuar dhe i çëllimshëm për të shkakëtuar edhe trazira të mundshme si gjithherë në fillim të pranverave në Kosovë.

Kryeministri i vendit z. Albin Kurti, e thotë me të drejtë, se kjo marrëveshje nuk tingëllon mirë, por e vërteta është ndryshe, e cila i shpejton proceset në favor të dyja shteteve dhe integrimet e tyre në mënyrë të barabartë, nëse kjo formë e Asociacioneve, do krijohet edhe në pjesët e Serbisë, ku ka shumicë shqiptare, shumicë hungareze, boshnjake dhe shumica e komuniteteve tjera, atëherë do ta kemi edhe një qëndrim dhe harmonizim të marrëveshjeve në mes dy vendeve.

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitë reagime edhe te politikanët shqiptarë të Shqipërisë, dhe të rajonit, të cilët nuk e kanë kundërshtuar marrëveshjen në fjalë, nëse pajtohen te dyja në përpjekje për të ruajtur paqën dhe qetësinë në mes dy vendeve fqinje, por me një theks të veqantë duhet të potencohen edhe deklaratat e disa përfaqësuesve amerikan, të cilët e miratojnë marrëveshjen në mes palëve, por pa dhënë specifika të veçanta dhe të drejtpërdrejta nga vetë Presidenti Beiden, i cili me bindjen se nuk do të lejojë që ti bëhët hile dhe e pa drejtë popullit të Kosovës.

Dhe nëse Serbija, hynë në Evropë, duke mos plotësuar kushtet të cilat duhet të plotësohen ndaj BE-së, në veçanti në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, por edhe me fqinjët tjerë, atëherë kush do ta merrë përgjegjësitë ndaj saj? Përgjegjën do ta jepte sëcili në mënyrën e vet, por pasojat kush do ti bartë, e cila çështje nuk ka çmim për Kosovën, në rend të parë dhe në rend të dytë, ku mbetët përgjegjësia dhe rroli i BE-së, si ndërmjetësuese e kësaj marrëveshje.

Populli shqiptarë i beson Amerikës dhe popullit të saj, e cila e ndihmoi në ditët më të rënda të saj, duke na përkrahur edhe sot e kësaj dite, prandaj jemi të bindur, se shpresat e popullit shqiptarë të Kosovës janë të gjalla dhe realitet për të arritë qëllimet dhe idealet e veta, për një Kosovë të integruar Evropiane dhe Euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat