Pse PDK dhe AAK nuk e votuan Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme?

Opinione

Pse PDK dhe AAK nuk e votuan Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme?

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Faton Mehmeti

Pa gati një vit e më shumë, ka marr jetë ligji i shumëpritur. Para pak ditës Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Krejt kjo ka ndodhur pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komision i Venecias, me Kuvendin që kishte miratuar dokumentin përmes së cilit ndihmohet në konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ky edhe është premtimi dhe zotimi kryesor i VV.

Me miratimin e ligjit shteti ka mundësi të konfiskojë pasuritë e pajustifikueshme, me ish pushtetarët e korruptuar në aksion për të fshehur pasurinë. Për të ndodhur konfiskimi duhet pasur gjykatës dhe prokurorë të guximshëm dhe të pa korruptuar. Andaj, fillimisht duhet bërë Vettingu në drejtësi. Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Qeveria e Kosovës i ka duart e lira në të gjitha aspektet për të filluar me konfiskim të të gjithë atyre që kanë përfituar në kurriz të të tjerëve pa meritë, jo ligjshëm. Me ligjin në fjalë pasuria, përmes tij, mund t`u konfiskohet të gjithëve, prej qytetarëve të thjeshtë, liderëve politik e institucional, e deri edhe zyrtarëve e tjerë të zgjedhur në institucione të ndryshme të rëndësishme, ATK, Polici, Doganë, FSK e AKI.

Madje, kjo mund të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues. Çka duhet të bëjnë politikanët, jo ndonjë “peshk i vogël”, megjithëse askush s’duhet të shpëtojë nga kjo gjë. Nëse qeveria nuk konfiskon pasurinë e njerëzve të fuqishëm të politikës, atëherë konfiskimi i pasurisë do të jetë gjysmak, me destinim për të dështuar.

Prandaj, PDK dhe AAK nuk e votuan ligjin nga frika. Duket se PDK ka frikë nga ky ligj, shpresat i sheh tek Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e ligjit. Janë të korruptuar pjesa më e madhe e tyre, me frikën që u ka hy në palcë. Edhe pse konfiskimi i pasurisë së “peshqve të mëdhenj” vështirë të ndodh, pasi ata pothuajse asgjë nuk kanë në emrin e tyre, disa paratë i kanë në vende të largëta afrikane.

“Klani “Pronto” komplet duhet të jetë cak i konfiskimit të pasurisë, aty është e keqja e madhe. Këtij ligji duhet t’i frikësohen ata që kanë zhvatur këtë vend tani e 20 vjet. PDK e ndjen frikën, e dinë çfarë kanë bërë, janë hajna tipik. Epo koha e tyre ka kaluar, herë do kur "harami del" thotë populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat