“Katalizatorët” “ndihmëtarë” rreth bisedimeve Dardani-Serbi

Opinione

“Katalizatorët” “ndihmëtarë” rreth bisedimeve Dardani-Serbi

Nga: Hafiz Shala Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Autori Hafiz Shala

Gjithmonë është menduar që në këso-lloj rastesh kur bisedohet për marrëdhenie në mes të dy shteteve me shekuj të tensionuara, mes shqiptarëve dhe serbëve, gjithnjë me fajin e Serbisë agresore e gjenocidale, e cila edhe pas 24 viteve, as që pendohet e lëre më të kërkojë falje.

Gjithmonë aty ku janë të nevojshëm, janë të mirëseardhur katalizatorët e vërtetë e të sinqertë, të cilët japin kontributin rreth intensifikimit të arritjes së një marrëveshjeje për paqe të qendrueshme me njohje reciproke në qendër.

Fatkeqësisht, këta “katalizatorë”, shpesh nuk mendojnë dhe veprojnë sipas ndërgjegjjes, por sipas inercionit. E, ai inercion është nën ndikimin e pozicioneve të partive politike në aspektin e brendshëm, dhe në atë të jashtem, të shteteve në konflikt dhe të përfaqësuesëve ndërkombëtar si ndërmjetësues në procesin e bisedimeve.

“Katalizatorët” duhet të nisen nga principet e të drejtave ndërkombëtare për shtetin dhe shtrirja e sovranitetit në tërë teritorin, pa iu nënshtruar asnjë pakice jashtë rregullave të konventave ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve.

Shteti i Dardanisë sipas Marrëveshjes së propozuar nga Marthy Ahtisary, bartës i Çmimit Nobel për Paqe, i cili përmes Kushtetutës si kusht për shpalljen e pavarësisë, e ka pranuar këtë lloj koncesioni apo siç e quajm, “diskriminim pozitiv”, duke i dhënë pakicës serbe e cila përbën vetëm 4% të popullatës shumicë shqiptare prej 95% dhe 1% të pakicave tjera.

Dhe, merreni me mend, kjo pakicë me 4% e ka të siguruar të drejten e vetos kur duhet të sillen vendime me interes nacional, t’i bllokojnë ato dhe të pamundësojnë të sjellin vendime, me interes, ekonomik, social, të sigurisë dhe në plane të mëdha urbanistike, si në aspektin e infratrukturës, rrugore, banesore deri të ato zhvillimore gjithëpërfshirëse në nivel të vendit.

Ose, merreni me mend nese Kuvendi duhet të merr vendim për të shpallur gjendje lufte në rast agresioni ose arritje e një paqeje me ndonjë vend, i cili nuk i konvenon pakicës serbe, ajo, ka të drejtë ta përdorë veton dhe të bllokojë vendime të tilla.

Doja të dija se, a egziston ndonjë vend në Evropën demokratike siç e quajnë ato shtetet e veta, të cilat e kanë një kushtetutë të këtillë me aq shumë kompetenca për minoritete.

Ambasadori i SHBA-ve në Dardani, zoti Gabriel Escobar si ndërmjetësues, le ta luajn rolin e ndonjë “katalizatori”, i cili dorën në zëmër është totalishtë në shpërputhje me interesat e popullit të Dardanisë, të cilët e pa besueshme, e pa kuptueshme dhe tragjike kur, ata në mënyrë ultimative i drejtohen udhëheqjes dardane se, nese ju nuk e beni asociacionin, e bëjmë ne.

Po kush jeni ju zotëri të cilet flisni në ëmër të një populli të një shteti sovran të cilin e keni njohuri ndër të paret, i cili e ka respektin më të lartë ndaj SHBA-së dhe si mund të silleni kështu, kur nuk jeni të zgjedhurit e tyre e as të atyre në Amerikë, por jeni të nominuar në këto poste, përderisa, pushteti aktual, Presidentja, Kryeministri dhe Keyeparlamentari, për herë të parë u votuan me mbi 50% të shumicës pothuajse një lloj plebishiti, ju e gjeni guximin “demokratik” t’i injoroni dhe anashkaloni.

Zotëri, kthjelluni, sepse çdo imponim i ndonjë ngrehine monoetnike në një shtet multietnik i cili, kushtimisht u formua për ta shpallur pavarsinë, vetëm kur t’i inkorporojë të gjitha minoritetet në Kushtetutë, duke filluar nga 4% të atij serb dhe të tjeret në kuadër të 1%-përqindëshit.

Është tragjike kur, euro-amerikanet i bëjnë këto kërkesa në ëmër të Serbisë dhe Vuçiqit më një presion të pa presedan ndaj Dardanisë, viktimë e gjenocidit e po këtij shteti, presidenti të cilit kurrë nuk e patët guximin t’ua thoni se kan bërë krime ndaj shqiptarëve. Pse?

Fatkeqësisht, kjo e fundit ledhatohet, ndërsa, hapur tallet më Evropën e Amerikën, duke i shantazhuar me kthimin e saj ndaj Evropës dhe perëndimit dhe largimin nga kthetrat e Rusisë.

Si te largohet nga Rusia kur e njejta është shumë e lidhur me të, sepse po ky popull, zgjedhes të Vuçiqit, 80% janë pro rus e anti- evropian. Këtë e thonë sondazhet e qarta, bile duke i përfshirë edhe disa parti opozitare serbe të cilat për çështje të brendshme, e kundërshtojn Vuçiqin, ndërsa, në ketë rast janë me të.

I vetmi shpëtim nga ky ngërç është që, t’i drejtohemi Kongresit dhe Senatit Amerikan për ta informuar për veprimet dhe qëndrimet e Ambasadave dhe ambasadorëve të akredituar në Prishtinë dhe Beograd, ky i fundit për turpin dhe skandalin më të madh ishte, kur i kërkon falje Vuçiqit për bombardimet e NATO-s për ta shpëtuar një popull të tërë si nga zhbërja dhe sjellja e të deleguarit Gabriel Escobar, të cilet sillen në kundërshtim të vlerave demokratike amerikane, duke e marrë rolin e sovranit dhe duke e injoruar udhëheqjen më të respektuar ndonjëherë në historinë e Dardanisë e cila, në bazë të hulumtimeve të deritanishme, nuk janë të korruptuar, nuk janë të shantazhuar, nuk janë të inkriminuar dhe nuk janë pasuruar mbi kurrizin e popullit të varfër edhe ashtu të varfëruar pas luftës shkatërruese te vitit 1999 nga Serbia, duke i zbatuar taktikat ruso-serbe, sipas principit të tokës së djegur e shkrumuar, ashtu siç po veprohet sot në Ukrainë nga ana e Rusisë cariste putiniane.

Faktori ndërkombëtar duhet ta ketë të qartë se, asociacioni një-etnik në Dardaninë multi-etnike nuk vjen në shprehje sepse, është në kundërshtim me principet shtetit multi-etnik të konstituar qëllimisht në Kushtetutën e shtetit, nëse pretendojmë se duam t’i të afrojmë komunitetet që të kenë marrëdhenie ndëretnike të shendosha për të jetuar të lirë krah për krah njëri tjetrit, kuptohet me ata të cilet nuk i kanë duart e përlyera me gjakun e shqiptarëve.

Qellimi i Serbisë nuk është se janë të cenuara të drejtat e serbëve, por shkëputja e veriut dhe bashkëngjitja me Serbinë, në bazë të një referendumi sipas principit të vetëvendosjes nga ana e kësaj ngrehine, e cila pa shmangshëm qon në një luftë të re, gjithësesi shumë më të rrezikshme më përmasa më të gjëra ku do të përfshihen edhe shtetet tjera Ballkanike ku jetojë shqiptarët që e përbejnë një numër mbi 7 milionë i cili nga inercioni i gjenocidit të ushtruar, grabitjeve të tokave stërgjyshore deri të tkurrja ku në 2/3 -tat e atyre tokave, sot jeton populli serb, duke mos u ndalur së ledhatuari plotësuari të kërkesave dhe dëshirave, duke e toleruar dhe duke iu mundësuar, që përmes Rusisë, të cilën gjë po e bënë edhe sot, përseri me përkrahjen e Evropës si gjithmonë, tani fatkeqësisht edhe nga një pjesë e Administratës amerikane, e cila nuk jam i sigurtë se është në dijeninë e përfaqësuesve të popullit, Kongresit, tempullit të demokracisë dhe kunder sistemit dhe sjelljeve totalitare e diktatoriale, që për dardanet është e pakuptueshme dhe e pa pranueshme kur është në pyetje Amerika.

Vuajtjet shekullore nën terrorin serb, nuk do të tolerohen që shteti kriminal e gjenocidal serb të të pamundësojë funksionimin normal të shtetit në tërë territorin e tij.

Deklarata e Krye-parlamentarit Konjufca, ishte njëra ndër më të fuqishmet, i cili tha se, është i gatshëm që ta lë zyrën në kundërshtim të asociacionit, që i bije se, e lë pushtetin për popullin dhe shtetin.

Kryeministri, në këto rrethana kur vendoset për të ardhmen e shtetit, duhet të jetë maksimalisht transparent ndaj dhe opozitës, e cila me gjithë lëshimet në të kaluarën dhe gabimet në të tanishmen, para se të dilet me një propozim konkret, duhet të ulët dhe jo vetëm me opozitën që janë të përfaqësuar në Parlament, por edhe një ekip i skpertëve të lëmive të ndryshme posaçërisht të atyre të të drejtës ndërkombëtare dhe pa praninë e mjeteve të informimit ta zhvillojnë një debat të hapur e vëllazëror duke i lënë anash të gjitha mos-pajtimet dhe luftën për pushtet, e t’i qasen një konsenzusi ku si rezultat, të nxirret një qëndrim unik si shprehje e unitetit dhe të procedohet në Parlament për ratifikim sepse, bëhet fjalë për të ardhmën e vendit dhe pasardhësve, femijëve dhe rinisë sonë.

Ata, nuk guxojm t’i lëmë në ngatrresë të përjetshme me Serbinë e cila, qimen e ndërron, por zanatin kurrë- urrejtjen dhe tentim shfarosjen e shqiptarëve, ate të cilën nuk e pëfundojë Millosheviqi, e që janë zotuar që këtë ta bëjnë pasardhësit e tij, Vuçiq, Daçiq, Bërnabiq, bashkë me stafin e ish gjeneral shtabit, pjesëmarrës në luften e fundit të vitit 1999, të cilët, i avancoi, gradoi dhe i inkurajoi për ta kërcënuar Dardaninë, duke grumbulluar forcat ushtarake afër kufirit, duke e tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë të shkaktuar nga forcat paramilitare e policore të sponzoruara e dirigjuara direkt nga Vuçiqi, bashk me ato të rigrupuara e të armatosur si forca terroriste, kriminale, serbo-ruse, njëherit, duke e sahantazhuar edhe NATO-n, respektivisht, Evropën dhe Amerikën.

Tani, shtrohet pyetja shumë domethënese se, çfarë garancionesh të qëdrueshme mund të japin euro-amerikanet, kur nuk qenë në gjendje t’i largojnë terroristet nga veriu si parakusht i vazhdimit të suksesshme të bisedimeve.

Kryeministri Kurti, është para një sfide jetësore politike, i cili duhet të vëndos, ose t’i realizojë premtimet e dhëna popullit gjatë fushatës elektorale lidhur me marrëdheniet me Serbinë, në rend të parë rreth “Zajednicës”- asociacionit një-etnik ose, nese nuk mund ta realizojë, për mos me e marrë barrën e përgjegjësisë të ish nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje historikisht të dëmshme nga paraardhësit e tij, duhet ta vëjë votëbesimin në Parlament për ta forcuar pushtetin ose te tërhiqet dhe të jetojë ballë-hapur me fytyrë e dinjitet.

Nëse opozita pajtohet për çfarëdo vendimi që merret me koncenzus, atëherë, përgjegjësia nuk bie vetem mbi ty por mbi organet vendimmarrëse.

Për këtë, duhet të vendos Parlamenti, me gjithë tentativat që “katalizatorët” do të tentojnë të gjejnë si thojnë ata, në kundërshtim me vullnetin e popullit, një “alternativë”.

E kush na qenka ajo alternativë për të cilën sovrani nuk është në dijeni dhe nuk e ka dhënë mendimin, nese nuk janë disa nga ata për të cilat, populli ua dha ate që e kanë merituar.

Çdo “altërnativë” pa votën e sovranit, do të rezultojë sikur me rastin e Richard Grenellit kur në vlugun e pandemisë, me puç politik e rrëzuan qeverinë Kurti I, që ishte një akt, sa jo human aq edhe apolitik, jo demokratik apo, thjeshtë një sjellje diktatoriale e tipit putinian.

Qeveria Kurti II, erdhi më e fuqishme përmes vullnetit shumicë të popullit në zgjedhjet shumë demokratike si asnjëre më parë.

Të ndëruar përfaqësuas ndërkombëtarë, me gjithë qëllimin e mirë dhe mirëkuptimin për të arritur një marrëveshje historike, ajo, kurrë nuk do të zë vend, nëse kjo nuk është rezultat i vullnetit dhe dëshirës së popullit përmes përfaqësuesëve legjtim sepse, mund të kthehet si bumerang me pasoja marramendëse për demokracinë e brendshme dhe sigurinë jo vetem të Dardanisë por edhe të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat