Përderisa Oliver Varheley, Mirosllav Lajçak dhe Edi Rama mbështesin Vuçiqin e ky i fundit Putinin, është ndërskamcë tradhtie ndaj Dardanisë

Opinione

Përderisa Oliver Varheley, Mirosllav Lajçak dhe Edi Rama mbështesin Vuçiqin e ky i fundit Putinin, është ndërskamcë tradhtie ndaj Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 22 janar 2023 Në ora: 17:26
Autori Hafiz Shala

Sa e rëndë, e turpshme dhe e padurueshme kur, liderët evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ne Samitin e Davosit të Zvicrës në një mënyrë me të drejtë e injorojnë Vuçiqin, përderisa, Edvin Kristaq Rama e mban atë, në krahun e tij të djathtë.

Si mund të shpjegohet se, ne vend se të ishin afër njëri-tjetrit me Albin Kurtin dhe krahas qëndrimeve ekonomike, t’i paraqesin edhe qëndrimet politike rreth luftës në Ukrainë, bisedimet Dardani, Serbi, si qëndrime të përbashkëta sepse, nuk bëhet fjalë vetëm për temat ekonomike dhe investime në Ballkan, të cilat pa një stabilitet politik dhe shtensionim të situatës në veri si cështje kruciale, nuk ka, as marrëdhënie ekonomike të mirëfillta. Çështja politike, është më shumë serioze.

Përderisa Vuçiqi deklarohet në prezencën Edi Ramës se ai, “nuk e ka për qellim ta sulmojë askënd”, gënjeshtër dhe mashtrim alla “serbqe”, afërsia e Edi Ramës me të, po i demanton shqetësimet e NATO-s e cila në baza ditore kur flet për situatën në veri, gjithnjë e paraqesin si të paqëndrueshme dhe te paparashikueshme, pra, me mundësi eskalimi deri në destabilizim serioz.

Koncentrimi në rritje i forcave ushtarako-policore afër kufrit të Dardanisë, duke i përfshirë edhe ato Ëagner, e demantojnë gënjeshtrën e Vuçiqit.

Kjo sjellje e Ramës dhe miqësia e tij me Vuqiqin, po e inkurajon këtë të fundit i cili, e ka të sigurt se, Shqipëria, nuk do të reagojë në asnjë mënyrë në përshkallëzimin e situatës bazuar ne, heshtjet, mos- reagimet, mos artikulimet, rreth krimeve, masakrave dhe gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare të Dardanisë.

Sikur kryeministri Shqiptar të kishte aq “ndikim tek Vuçiqi, mund ta bindte se, nuk ka qëllime destabilizuese e territoriale ndaj Dardanisë”, se, do të heq dorë ndaj përkrahjes së Rusisë, përderisa, dokumentohen vullnetar serb në anën e Rusisë në luftë kundër Ukrainës, si mund t’u besohet deklaratave mashtruese e manipuluese të Vuçiqit.

Nuk ka kurrfarë simptomave shpresëdhënëse për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, që i bie se s’ka orientim të vendosur pro evropian.

Pra, një impakt i tillë ndaj Vuçiqit nga ana e Ramës, do ta portretizonte këtë të fundit si “lider i përmasave evropiane” dhe me ndikim në situatën fragjile të Ballkanit Perëndimor.

Përafrimi i qëndrimeve me Vuqiqin nën ëndrrën dhe opiumin rreth Ballkanit të hapur, ani pse ka marrë vdekje klinike, megjithatë, nuk hequr dorë si një iniciativë e cila, nuk e mori pëlqimin ama, edhe këta të dy sipas asaj kur gomarit ujkut ia hangër gjysmën e trupit, ai i thoshte vetit, bëre zot ëndërr, po i mbajnë në agoni përkrahësit e tyre për qëllime të politikave të tyre të brendshme.

Në një situatë kur e gjithë opozita e organizuar në një “Front të përbashkët” të cilëve në prapavijë, u qëndron edhe Edi Rama, duke i përfshirë edhe shumë mjete të informimit me financime të dyshimta me individ të caktuar e të, preferuar në cilësinë e “analistëve”, kryekëput ne mbrojtje te qëndrimeve të udhëheqësve të partive politike.

Në bazë të perceptimeve dhe narracioneve të tyre, thjeshtë mund të identifikohen se për cilën parti politike po angazhohen duke i afirmuar qëndrimet të cilat, kryesisht janë kundër pushtetit, qe ne kushte normale edhe me propozime konkrete siç i takon një opozite progresive, do të ishte e pranueshme.

Afërsia, Rama- Vuqiq, e dëmton pozicionin e shtetit të Dardanisë ne raport me Serbinë në procesin e bisedimeve sepse, krijohet një përshtypje, posaçërisht tek 5 shtetet mosnjohjes, të cilat nuk po mund të gjejnë fuqi ta njohin shtetin e Dardanisë për hir të problemeve të tyre të brendshme që, nuk kanë të bëjnë asgjë me rastin shqiptaro-serb, se, sikur Kurti të sillej sikur Rama, bisedimet kaherë do të përfundonin me një marrëveshje “të suksesshme”, pa u lëshuar në atë se, Serbia, as nuk u pendua e lere më me kërkua falje por, në të vërtetë, ajo është nxitëse e konfliktit sipas direktivave të Rusisë putiniane, qëllimet tani të njohura dhe të pranuara edhe nga Bashkimi Evropian, i rrezikuar potencialisht me kërcënime se, po qe se ushtria ruse e humbë këtë luftë, sipas deklaratës te Medvedev, para takimit të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes në bazën ushtarake të Gjermanisë, paralajmëron luftë bërthamore.

Mbetet në analizën dhe vlerësimin e shërbimeve inteligjente dhe eksperteve ushtarak të këtyre lëmive se, sa është serioze dhe e mundshme përdorimi i një arme vetë shkatërruese për njerëzimin duke e përfshirë edhe vetë përdoruesin e kësaj arme sepse, rrezatimi nga përdorimi i një arme të tillë, nuk njeh kufij shtetëror apo kontinental.

Me siguri se iu kujtohet kur në vitin 1986 ndodhi aksidenti nuklear në Chernobyl të Ukrainës si pasojë e dizajnimit të reaktorit dhe trajnimit jo adekuat profesional të personelit, si rezultat i eksplodimit dhe lirimit të vetëm 5% të radioaktivitetit nga reaktori, u përfshin shumë pjesë të evropës.

Me këtë rast, kanë vdekur në vend dy punëtor nga eksplodimi dhe 28 të tjerë pas disa javësh si rezultat i rrezatimit, ndërsa mbi 5000 njerëz janë diagnostifikuar me kancer thyroid, 15 nga ata me fatalitet ku edhe pas 20 viteve nga ai aksident është deshtë të evakuohen mbi 350.000 njerëz.

Është rast unik në histori që një aksident i tipit komercial të fuqisë nukleare te jetë me kaq fatalitet, ku janë përfshirë ne radioaktivitet, përpos Ukrainës, edhe pjesët e gjëra të Bjellorusisë, Rusisë dhe të tjerëve përreth tyre.

Shuttle diplomacia e pesëshes ndërkombëtare

Dje në Prishtinë dhe sot në Beograd, shihet si ndër më seriozet deri më tani në aspektin e intensitetit por, duhet pritur se vërtetë a i kanë zgjedhur dilemat dhe mospajtimet në mes palëve pasi që të dyja ngulin këmbë në qëndrimet e tyre.

Kam përshtypjen se, kryeministri Kurti, pasi u shprehen intermediatoret se ishin diskutime te sinqerta se, më në fund e kanë kuptuar qëllimin djallëzor të Serbisë rreth formimit te asociacionit i cili, besojë së kësiheri, u zbulua se, nuk janë në pyetje të drejtat e serbëve të Dardanisë por, defunkcionalizimi dhe përzierja e Serbisë në punët e brendshme të dirigjuar përmes këtij organi, po të formohej me kompetenca egzekutive dhe një etnike, prandaj, falë këmbëngulësisë së Kryeministrit Kurti dhe amerikanëve qe ua bëri më dije Serbisë se nuk do të lejohet një Republikë serbe në kuadër të Dardanisë, po duket si një shpresë qe saga e marrëdhënieve Dardani-Serbi, megjithatë, mund të përfundojë, nëse vërtetë është ky “një përafrim disi më serioz”.

Presioni evropian si përgjegjëse për dialogun dhe vendosmëria amerikane, ani pse me vonesë dhe me hamendësi, duke përfshirë edhe interferimin e zotit Oliver Varheley dhe qëndrimin pro Serbi të Mirosllav Lajçak në njërën dhe, edhe deklaratave të Kryeministrit Kurti i cili dokumentin e prezantuar e vlerësoi si bazë të mirë, ani pse, zoti Lajçak u shpreh se kemi pritur më tepër nga Kurti, e i bie se, shtizat politike pritet të thyhen rreth asociacionit.

Duke pasur parasysh se, asnjëherë më parë nuk ka pasur një angazhim më serioz rreth bisedimeve, përfshirë shtetet e Quintit, pritet se si do të qëndrojnë palët në kërkesat e tyre.

Siç shihet deri më tani, Kryeministri Kurti, nuk e ka ndërmend të lëshojë pe rreth asociacionit sipas kërkesës së Serbisë, atëherë duhet pozitë, opozitë, shoqëri civile, parti politike dhe e gjithë shoqëria dardane t’i del në përkrahje Kryeministrit i cili deklaroj se, nuk ka e as nuk pranohet asnjë asociacion një etnik në trupin e Dardanisë duke i dhënë fund kësaj histerie serbe njëherë e përgjithmonë.

Prandaj, publikisht t’i thuhet me një JO të madhe kësaj ngrehine vdekjeprurëse politike për Dardaninë.

Nëse ky ekip diplomatesh i vlerësojnë në mënyrë reale sjelljet e Serbisë si nxitëse e krizave, pretendimeve territoriale dhe mos-heqja dorë nga përkrahja ndaj Rusisë, në njërën anë dhe Dardania si viktimë e gjenocidit serb, pa pendim dhe kërkim falje publike, nuk duhet të jetë dilemë se Serbisë duhet treguar vendi duke vazhduar me sanksione ekonomike ndaj sajë, përderisa ta kuptojë se nuk mund të jetë pjesë e BE-së dhe anëtare e institucioneve ndërkombëtare, duke e trajtuar atë, sikur Rusinë.

Rusia, po bënë agresion ndaj Ukrainës, ndërsa Serbia ndaj Dardanisë të cilën të përkohësisht, ia ndërpreu KFOR-i, ani pse, rreziku ende nuk është larguar.

Sipas rrjedhave të deritanishme të bisedimeve dhe angazhimin e zotit Lajçak si udhëheqës i këtij ekipi, vërehet qartë se është në anën e Serbisë mu ashtu sikur edhe Josef Borrel prandaj, nuk mund te ketë bisedime të sinqerta dhe të drejta nën udhëheqjen e këtyre personaliteteve të cilat vinë nga dy shtete mos-njohëse të Dardanisë. Ne, si shqiptar, kemi të drejtë por edhe fakte se, bisedimet e deritanishme, nuk ishin korrekte, te sinqerta e të ndershme.

Prandaj, publikisht e zyrtarisht duhet t’iu thuhet pesëshes, pra, shteteve të Quintit se, asociacioni një etnik është i papranueshëm për popullin shqiptar të Dardanisë.

Pyetje publike: Cili është ai shqiptar i cili e ka guximin ta nënshkruajë një ngrehinë të tillë në trupin e Dardanisë?

Po, e nënshkruajnë ata të cilët sovrani i largoi por, nuk i dënoi ende.

Disa nga ata, të cilët e nënshkruan dhe u pajtuan në kuadër të koalicioneve me ndihmën e Listës Serbe, ata të cilët, e vodhën shtetin dhe falën territore, ata të cilët, e shohin këtë rast për të ardhur në pushtet e për t’i shpëtue drejtësisë për pasurim marramendës, duke shitë mend si gjeneralët e dobët pas lufte nëpër emisione televizive, ndoshta “ua pi sorra mendët” me e pranua një gjë të tillë.

Pajtohem me Kryeministrin kur deklaroi se, nuk ka asociacion, as sa në pozitë, por as në opozitë. Ky, duhet të jetë qëndrim kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat