Vlora Çitaku po “pëlcet” nga xhelozia ndaj Vjosa Osmanit

Opinione

Vlora Çitaku po “pëlcet” nga xhelozia ndaj Vjosa Osmanit

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Vlora Çitaku nuk lë rast pa sulmuar presidenten Vjosa Osmani, pavarësisht ka apo jo të drejtë, Vlora e bën një gjë të tillë. Rasti i fundit i vërshimeve në Skenderaj dhe rajonin e Drenicës i "dha të drejtë" Vlorës për të sulmuar presidenten Osmani, duke i kërkuar që të flasë për vërshimet në disa komuna të Kosovës.

Vlora bëri gafë të madhe, meqenëse presidentja ishte në kontakt me institucionet relevante. Në raste të tilla flasin institucionet dhe njerëzit kompetent, presidentja për më tepër edhe ka vizituar Skenderajn. Imagjino kush po e sulmon presidenten Osmani, gruan më të votuar ndonjëherë në Kosovë.

Vlora Çitaku, e përfshirë në linjën e Hashim Thaçit për ndryshim të kufijve të cilën gjë e ka theksuar edhe Sabina Çudiq, Zv Presidente e Partisë boshnjake “Nasa Stranka”, e cila kishte theksuar se Palmer favorizonte idenë e ndryshimit të kufijve, derisa "Vlora Çitaku e pranishme në bisedë më kërkoi të mos përfshihesha mbi këtë çështje nëse Kosova dhe Serbia do arrinin marrëveshje".

Pra, dikush që nuk respekton as kufijtë e vendit, kritikon dikë për vërshime, tek e fundit nuk është punë e presidentes, por e faktorëve adekuat. Se Vlora është e përfshirë tek kufijtë e ka theksuar edhe ish kryeministri Haradinaj. Ramushi, në një moment kishte deklaruar se : “Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, të cilën Vlora kurrë e demantoi.

Pra, Vlora nuk është bërë merak për territorin e vendit, çuditërisht po bëhet merak për vërshimet. Xhelozia që ka për presidenten Osmani dhe e kaluara e saj jo e mirë nuk përligjin kritikat e saj, veç se po shfaq fytyrën e vërtetë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat