Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, do ishte barazi me tradhti kombëtare..!?

Opinione

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, do ishte barazi me tradhti kombëtare..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Rexhep Elezaj

Siç e ka thënë akademiku serb, Dobrica Qosiç në vitin 1962, se Serbia si shtet është ngritur mbi gënjeshtra në citatin e tij të njohur; “Ne serbët gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinare, shpikëse”, serbët edhe sot kur flasin për Kosovën, rrejnë dhe vetëm rrejnë, shpifin lloj-lloj insinuatave për Kosovën, si “tokë e shenjtë e Serbisë”, duke e përfituar po ashtu rrejshëm simpatinë dhe përkrahjen e Evropës!

Pra, siç e kanë gënjyer Evropën gjatë shekullit 19 dhe 20-të, po e gënjejnë edhe sot për Kosovën si tokë dhe territor i Serbisë, të cilën edhe pse e dinë se e kanë humbur përgjithmonë, nuk po i ndalin veprimet kriminale dhe as provokimet ushtarake në kufijtë e Kosovës, për t’i treguar botës, se gjoja Kosova ka qenë dhe është pjesë e Serbisë..!?

Në kontekst të këtyre provokimeve ishte pa dyshim, edhe tërheqja e Listës Serbe (në vijim: LS) nga Kuvendi i Kosovës si dhe largimi i serbëve në veri nga institucionet e Republikës së Kosovës, një skenar kriminal me qëllim të de-faktorizimit dhe de-funkcionalizimit të shtetit të Kosovës, gjithnjë duke manipuluar me rrena ordinere për t’i thënë Evropës dhe botës, se ata kurrë nuk do ta pranojnë faktin, se Kosova nuk është e Serbisë, por të cilën, gjithnjë sipas tyre, fuqitë e mëdha botërore me bombardimet e NATO-s në vitin 1999, ua morën me dhunë ushtarake, etj.

Po ashtu, loja e pistë e “kthimit” të djeshëm në Kuvendin e Kosovës të 9 deputetëve rezervë nga LS dhe e një deputeti nga Iniciativa Qytetare serbe, e cila duket e qartë në deklaratën e kësaj Liste të dhënë për media, ndër të tjera, thuhet; "Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri ku janë shuar të gjitha institucionet e saj".

Madje, çetniku serb, Petar Petkoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, për kthimin e 9 deputetëve të LS në Kuvendin e Kosovës, plus 1 i SDP, ka thënë dje, se kthimin e tyre në Kuvendin e Kosovës e kanë bërë për këto qëllime;

“Që ta bëjnë verifikimin teknik të 10 mandateve të deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës, por që kjo nuk nënkupton se ky është kthim i LS në institucionet e Kosovës. Pra mbetet në fuqi vendimi i 9 nëntorit se nuk do të ketë kthim në institucionet e Prishtinës, derisa nuk të tërhiqet vendimi antiligjor për ri-regjistrim të targave, dhe derisa të formohet “Zajednica e komunave me shumicë serbe”.

Është bërë verifikimi i mandateve të deputetëve të LS, ngase kemi marrë njoftime se Albin Kurti po përgatit një plan djallëzor për hakmarrje ndaj popullit serb në Kosovë dhe Metohi. Plani i Kurtit ka qenë që 10 vendet e garantuara në Kuvend për LS-e të plotëson me ata serbë të cilët e përkrahin Prishtinën dhe Kurtin, por jo Beogradin dhe popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Fjala është për partinë e Rashiçit, Petkoviçit dhe e Rada Trajkoviçit, parti këto të cilat janë absolutisht minore për të cilat kanë votuar vetëm 0,17% e votuesve serb. Për ta penguar ardhjen e tyre në Kuvend është bërë sot verifikimin teknik i mandateve të LS në Kuvend, të cilët menjëherë pas verifikimit e kanë lëshuar Kuvendin dhe në të cilin nuk do kthehen më.

Ky ka qenë qëllimi ynë për ta penguar Kurtin që ta zbatojë planin e tij kundër serbëve në Kosovë, i cili, Kurti, menjëherë do ta ndryshonte Nenin 144 të Kushtetutës me të cilin do e krijonte mundësinë për aprovim të ligjeve antiserbe në Kosovë, sepse Neni 144 ka qenë arma më e fortë në duart e deputetëve të LS-e, meqë pa 2/3 e deputetëve në Kuvendin në Prishtinë nuk mund të miratohen ligje me të cilat cenohen të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Pra, sikur të realizohej ky plan i Kurtit, që njerëzit e Rashiçit, Petkoviçit dhe Rada Trajkoviçit të hynin në Kuvend pa kurrfarë legjitimiteti nga votuesit serbë, ai menjëherë do ta ndryshonte Kushtetutën, Nenin 144 dhe më pas do t’i shuante komunat serbe, sidomos ato në jug të Ibrit, do ta hiqte gjuhën serbe si gjuhë zyrtare, do ta hiqte çelësin e votimit të dyfishtë të shumicës. Kështu që do ta formonte edhe ushtrinë e Kosovës, por as nuk do ta kishte më asnjë pengesë për fillimin e formimit të Shqipërisë së madhe, ani se Kushtetuta aktuale nuk e lejon bashkimin e Kosovës me asnjë shtet tjetër. Po ashtu me këto ndryshime trashëgimia kulturore serbe do bëhej pronë e Kosovës, duke vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e kishës ortodokse serbe në Kosovë, Kurti do t’i ndryshonte ligjet për zgjedhje komunale, do t’i hiqte simbolet tona shtetërore dhe festat fetare, etj., etj. Mirëpo ne kemi arritur t’i zbulojmë qëllimet e vërteta të Albin Kurtit, të cilat ai do t’i realizonte me njerëz që kanë emra serb, por që punojnë vetëm për interesa të Prishtinës.

Pra, ky ka qenë qëllimi i deputetëve të LS që sot t’i verifikojnë mandatet e tyre me qëllim që ta sigurojnë mbetjen e më tejme të serbëve në këto troje. Ky ka qenë shkaku i këtij akti, sepse LS është mburoja më e fortë nga të gjitha veprimet anti-serbe të Prishtinës dhe Albin Kurtit.

Ky nuk është kthim në Kuvend, kthim në institucione të Kosovës, nuk është as marrëveshje, është vetëm parandalim i terrorit të ri të Kurtit ndaj popullit serb në Kosovë dhe Metohi..”, dhe kështu rrenë pas rrene, provokim pas provokimi deri në shizofreni kolektive serbe..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat