Pse politika e vjetër e ka problem Bashën, dhe pse u “njohën” nga ndërkombëtarët zgjedhjet e 25 Prillit 2021?

Opinione

Pse politika e vjetër e ka problem Bashën, dhe pse u “njohën” nga ndërkombëtarët zgjedhjet e 25 Prillit 2021?

Nga: Skënder Kapiti Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:43

Problemi në Shqipëri është keqqeverisja dhe pushteti i Edi Ramës, të cilën e mban politika e vjetër dhe korrupsioni gjithpolitik në Shqipëri.Prandaj Rama largohet e rrëzohet nga pushteti kur të largohen politikisht dhe pëfundimisht edhe e vjetra Berisha e Meta.

i parapriu edhe miratimi i Vetting-ut, shpallja “non grata” e Berishës, dhe miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve të spiunëve të ishsigurimit. Dhe këtë pati dhe ka si mision të tij Basha: largimin e politikës së vjetër, antipublike dhe të korruptuar e cila ka 30 vite që e mban peng Shqipërinë,shoqërinë, shtetin, zhvillimin dhe integrimin.Dhe prandaj Basha është halli, frika dhe paniku që e mban në ankth politikën e vjetër

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 u manipuluan dhe u blenë nga pushteti i rilindjes socialiste.

Por pse ato u pranuan dhe u njohën ndërkombëtarisht?

Kjo ndodhi sepse ndërkombëtarët nuk kishin besim se me largimin e Edi Ramës dhe të socialistëve në pushtet do të mund të vinte një opozitë e fortë dhe bindëse e cila do të mund të sillte ndryshimin. Kjo pasi gjërat dukeshin: sepse elita e re politike e Partisë Demokratike me Bashën në krye po të vinin në pushtet me 25 Prill 2021 nuk do të mund që të shmangte tensionin ,presionin dhe ultimatumet vendimmarrëse e përcaktuese të politikës dhe të politikanëve të vjetër të PD-së dhe të LSI-së , ku këta të fundit, pra dyshja Berisha-Meta politika e vjetër, ajo e cila u ndëshkua ashpër në vitin 2013, pikërisht ajo do të rikthehej në pushtet.Ndërkombëtarët nuk mund të ishin dakord me riciklimin në pushtet të politikës e të politikanëve që kanë penguar miratimin e Vetting-ut dhe që vazhdojnë që të jenë edhe sot kundër tij.Politika ndërkombnëtare dhe ajo aleate e shqiptarëve, tashmë prej 30 vitesh e lodhur së tepërmi me politikanët shqiptarë, dhe ajo insiston dhe vazhdon të këmbëngul për pastrimin e politikës së vjetër në Shqipëri.

Kjo është arësyeja se përse SHBA mbështesnin dhe mbështesin Bashën dhe elitën e re politike të PD-së, dhe që shpallën non grata Berishën dhe pastaj edhe Britania e Madhe.

Ky ishte sinjal për demokratët se pa Berishën dhe pa të korruptuarit e PD-së prej të cilëve erdhi humbja katastrofke e vitit 2013, ky ishte sinjal nga SHBA se ato kanë partner të besueshëm PD-në dhe Bashën dhe do ta mbështeste atë për të ardhur shpejt në pushtet.Ndërkombëtarët e “njohën” manipulimin e Edi Ramës , edhe për faktin se një fitore e PD-së dhe e LSI-së me 25 Prill 2021, kjo do ta ricklonte edhe një mandat tjetër Ilir Metën si President të Shqipërisë, një individ tashmë i ekspozuar si ishspiun i regjimit komunist.

Pra ndërkombëtarët jo se ishin e janë mbështetës të Ramës,por ata presin dhe shpesojnë që ndryshojë opozita , që ajo të jetë e pastruar nga të korruptuarit dhe nga politika e vjetër.

Kundër këtij realiteti lindi edhe foltorja. Foltorja e Berishës lindi si regres e kundërshti kundër antikorrupsionit, kunder non gratave të SHBA, kundër ndryshimit, kundër Bashës dhe elitës se re politike të Partisë Demokratike; foltorja e cila është ortake e rilindasve të Ramës dhe e lsi-istëve të Ilir Metës.

Ndryshimi në Shqipëri, mbështetja, fitorja dhe ardhja në pushtet e Bashes dhe elitës së re politike të PD-së në Shqipëri është fitore dhe mirësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe kudo ku ka shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat