Misioni i Partisë Demokratike: çlirimi i Shqipërisë nga diktatura kryeministrore dhe nga korrupsioni

Opinione

Misioni i Partisë Demokratike: çlirimi i Shqipërisë nga diktatura kryeministrore dhe nga korrupsioni

Nga: Skender Kapiti Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:11
Skender Kapiti

Gjatë këtij tranzicioni në Shqipëri e ndërtua një sistem kryeministrokratik apo diktaturë kryeministrore sepse kryetari i partisë në qeveri si Kryeministër i fiton dhe merr të gjitha ; është edhe një sistem korrupsioni pasi korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë.Këtë e verteton sot diktatura kryeministrore dhe korrupsioni spektakolar i qeverisë qendrore dhe i pushtetit vendor të Edi Ramës, sistem i cili ka bllokuar dfhe kapur gjithcka

Diktatura kryeministrore dhe korrupsioni jetojnë dhe sundojnë në simbiozë, prandaj nuk ka pasur ndëshkim dhe as llogaridhënie ligjore për politikën dhe as për politikanët sepse edhe drejtësia ka funksionuar politikisht dhe korruptivisht.

Në Shqipëri, nuk ka demokraci por ka kryeministrokraci, sepse kryeministri i fiton dhe i merr te gjitha: ai zgjedh ministrat sa për numror me kompentenca vetëm zëvëndesiministri apo drejtori servil , të cilët janë formal sepse ata i binden vetëm vullnetit dhe urdherit të kryeministrit.

Kryeministri vjen fuqiplotë në pushtet , pasi ai është edhe pronar i partisë e cila e zgjedh atë kryetar- kryeministër partie e shteti.

Kryeministri Rama ashtu sikurse që ai bën c’të dojë me Partinë e tij,ashtu sillet edhe me qeverinë dhe me të gjitha institucionet e shtetit sikur janë të tijat. Ai bën cfarë të dojë me Partinë e tij, me qeverinë e tij , me ministrat dhe me administratën e tij. Nëqoftëse në komunizëm në Shqipëri kishim parti-shtet , në demokracinë shqiptare kemi kryemistër-shtet.Kështu ka qeverisur edhe Berisha, Nano dhe tani sidomos ky Edi Rama me rilindasit e vet. Kreyministrokracia mbledhjet dhe vendimet qeveritare i ka të paramarra e janë të paracaktuara nga kryeministri, nga ai janë përcaktuar fituesit e tenderave dhe shpërndarja e investimeve oligarkëve dhe qeveria vetëm sa formalisht i pranon e miraton ato ato. Jo vetëm kaq por kryeministri shqiptar faktikisht drejton edhe mediat, edhe parlamentin, pasi nuk ka miratim ligji që nuk shpreh e nuk vendos për to po kryeministri.

Dyshja Berisha-Rama janë ata të cilët hartuan e miratuan kodin zgjedhor i cili u dha atyre të drejtën e zgjedhjes së deputetëve. Edhe Presidentin në Shqipëri nuk e zgjedh parlamenti por vetëm kryeministri është ai që pëcakton përfundimisht se kush zgjidhet President .

Kështu ka vepruar Berisha me Topin e pastaj me Nishanin , dhe po kështu edhe Edi Rama me Ilir Metën dhe me këtë të sotmin Bajram Begaj. Po kryeministrat janë ata që bëjnë edhe ligjin në drejtësi dhe në akademi e universitete me rektorët e kudo pasi zgjidhen vetëm ata që do kryeministri. Pra Shqipëria është një sistem kryeministrokratik i maskuar si demokraci.

Elita e re politike e Partisë Demokratike institicionale tashmë e ka si detyrë dhe mision shëmbjen e këtij sistemi diktature kryeministrore dhe korruptive dhe dhënien fund të tranzicionit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat