Pritje madhështore e delegacionit shtetëror në SHBA, dyert e Shtepisë së Bardhë po hapen

Opinione

Pritje madhështore e delegacionit shtetëror në SHBA, dyert e Shtepisë së Bardhë po hapen

Nga: Hafiz Shala Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:12
Hafiz Shala

Borrel dhe Lajçak, në poste evropiane e me mendësi e të dy shteteve mos njohëse të Dardanisë

Opozita, pasi e “bëri një burrëri” duke e përkrahur aksionin në veri, pastaj, ia hodhi uthullën tortës

Kur je i kërkuar dhe i zgjedhur nga sovrani, përpos obligimit qe duhesh të kesh përgjegjësi s’i t’i prezantosh më së miri që është e mundur interesat e vendit tëndë, nuk ke nevojë t’i dëgjosh “ sufleret” për të shushuritur në vesh se qaka do të flasësh.

Përfaqësuesit të shtetit të Dardanisë, nuk ishin të shantazhuar as njëri e as tjetri.

Nuk kishin hyrë në obligime ndaj atyre që ishat e mëhershëm e t’i pyesnin e kërkonin aminin se çka duhet nuk duhet thënë, nuk e kishin dertin as më të vogël se çka do t’i thoshin Sekretarit Blinken, përpos të vërtetës, pasi flisnin me kompetencë në emër të popullit të votuar me mbi 50%, sepse, i kishin ndjenjat e pastra, qëllimet e sinqerta, dijen dhe guximin dhe, nuk e kishin frikën se mos po thoshin diçka qe mund të jetë e gabuar për ta dëmtuar shtetin dhe qytetarin të cilin e prezantonin.

Presidentja, zonja Osmani një intelektual e doktoruar në universitetet amerikane, një oratore e shkëlqyer me një anglishte qe ia kishin zili edhe ata qe ishin ne pritje, ua shprehu vullnetin e popullit si me rafal pa iu trembur syri e pa iu marr goja.

Kur je në anën e popullit, je në anën e zotit. E, Zoti te ndihmon, te jep shëndet, pra një mendje të shëndoshë, të çiltër dhe të pastër e të sinqertë.

Se jemi cinik ndaj vetvetes nga urrejtja qe na ka kapluar e shndërruar në sëmundje të pa shëruar, disa, filluan me analiza të gjuhës së trupit, duke munduar qe t’ia zvogëlojnë efektin e paraqitjeve te suksesshme të dy udhëheqësve, me theks gjoja te pamja e Kryeministrit Kurti përderisa Presidentja fliste se, ai, gjoja na dukej jo i disponuar dhe i kënaqur, deri të “ konstatimi” se, Presidentja na qenka një “ siguresë” e cila po e mbanë Kryeministrin Kurti të pranueshëm për Amerikën.

Keq mendimi dhe keq aludimi është bërë shprehje e opozitës, të cilët e përcillnin përmes njerëzve të tyre të katapultuar nëpër disa studio hibride televizive të cilët, edhe pse po mundohen që udhëheqjes së zgjedhur nga populli t’ia minimizojnë dhe përkrahjen e brendshme dhe ndërkombëtare, në fund kur moderatori e nxjerrë sondazhin, që opozita nuk mund t’i kontrolloj, po plandosën për tokë me 77% në përkrahje te Qeverisë. Tentonin që moderatorin, bile edhe ta fajësonin deri te fake sondazhe, ani pse askush nuk po e thotë se janë të njëqind përqindëta.

Takimi në Uashington me Sekretarin Blinken, i hodhi në ujë të gjitha dyshimet, propagandat, gënjeshtrat të llojllojshme e insinuatat të cilat, mund të dëgjohen vetëm nga Lista serbe e cila, më direktivat dhe urdhrat e Vuçiqit, k bllokuan rrugët kryesore, gjuajtën në polici, lënduan qytetar- mërgimtarë që vinin për pushime në atdhe.

Vendimi i Qeverisë së Dardanisë, ishte legjitim dhe konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, prandaj, edhe u përkrah nga faktori ndërkombëtar, në rend të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si rezultat i bisedimeve të hapura, të sinqerta dhe serioze në pritje të Departamentit të Shtetit.

Një pritje e tillë më një protokoll të pa parë deri me tani, është edhe rezultat i përkrahjes dhe ndërhyrjes se Ambasadorit Havenier për shtyrjen e afatit një mujor rreth tabelave dhe letrave te identifikimit i cili, publikisht u shpreh në përkrahje të Qeverisë për masat reciprocitetit qe, vërteton se të gjitha veprimet ishin në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar të prirë nga SHBA-t.

Sot, Ambasadori Havenier dhe Kryeministri Kurti, u pan sot në një restorant në Prishtinë bashkë me bashkëshortet e tyre.

Prandaj, ata te cilët me “ analizat” e tyre po tentojnë të krijojnë huti, përçarje e paralajmërime për gjoja, rreziqet qe mund t’i ndodhin shtetit të Dardanisë, kur dorëzanë e ke Amerikën, po rreshtohen fatkeqësisht në anën e Serbisë deri të koketimi me Listën serbe “si mundësi të rrëzimit të Qeverisë” me largimin e listës serbe me 12 deputetet e përzier edhe me minoritetet tjera, por, po harrojnë se për këtë duhen dy të tretat e votave.

Periudha prej një muaj, mjafton qe të ndërmarrën të gjitha masat e nevojshme dhe, besoj që me angazhimin e Amerikës, definitivisht të thuhet qartas se kush është duke i bojkotuar e shtyrë bisedimet, jo vetëm për këto çështje kontestuese por edhe për marrëveshjen finale me njohje reciproke obligative për të dyja palët.

Serbia, qëllimisht është duke i prolonguar bisedimet ne pritje se, a do ta fitojë Rusia luftën me Ukrainën që në një mënyrë Serbia të forcohet përmes ndihmës ruse.

Por, Serbisë, ia bënë të qartë edhe oficeret e NATO-s së çdolloj aventurë serbe ndaj Dardanisë, do ta pësojë më zi se në vitin 1999, qe e konfirmon edhe njëherë se, aksioni në veri ka qenë edhe do të jetë në të ardhmen i koordinuar.

NATO-ja, definitivisht pas takimit i cili do të ndodhe me shpresë në Bruksel ne mes Kurtit dhe Vuçiq, e që në rast të dështimit eventual, gjithnjë me fajin e Serbisë, nga paralajmërimet duhet të kalojë në veprime.

Veriu i Mitrovicës duhet pa tjetër me forcat e përbashkëta të pastrohet nga kriminelet, trafikantet, shërbimet e huaja sekrete, në rend të parë ruso-serbo- kineze të cilat paraqesin rrezik për sigurinë, jo vetëm në Ballkan por në Evropë dhe më gjerë.

Dyert e Shtëpisë së Bardhe, për udhëheqjen Dardane, po hapen.

Nuk ka dilemë se, pas pritjes ne Departamentin e Shtetit, as ne fund e as në krye të shkallëve por në një ambient ashtu siç pritën delegacionet e larta shtetërore, u pritën dhe udhëheqësit shtetëror të Dardanisë, njëherit edhe duk ua përcjell përshëndetjet mirëseardhëse edhe nga Presidenti Biden siç ua përcolli Sekretari Blinken, duke ua bërë me dije se, kur të vijë momenti, e unë besoj i finales, dyert e Shtëpisë së Bardhe do të hapën me respekt e mirëseardhje në shenjë mirëbesimi dhe respekti reciprok.

Borrel dhe Lajçak, ne poste të larta evropiane e me mendësi të dy shteteve mos njohëse të Dardanisë

Deklarata e Zëdhënësit të BE-së zotit Piter Stano dhe zotit Lajçak se, ideja ishte e zotit Borrel e pastaj e kamufluan, Evropë e Amerikë, zbuloj diçka interesante nga pak edhe malicioze të përfaqësuesve evropian kur u deklaruan rreth kësaj duke tentua ta mbulojnë, unë do të thosha edhe lojën e ndyrë që fshehurazi e mbajnë anën e Serbisë e njëherit edhe të Rusisë, duke e prolonguar procesin e bisedimev,e siç e ceka më parë në pritje të epilogut okupues të Rusisë ndaj Ukrainës për t’i ngritur puplat si Evropë se, ne jemi “kryesoret” dhe ne do i përfundojmë.

Pa Amerikën edhe ekzistenca e Evropës është e rrezikuar, në rëndë të parë nga Rusia, qe përpos Britanisë së Madhe, shtetet tjera do të dorëzoheshin para soldateskës ruse.

Zotëri të Evropës, sjelljet dhe veprimet apo mosveprimet e juaja, po na japin mundësinë të dyshojmë në sinqeritetin tuaj.

Opozita, pasi e” bëri një burrëri” burrëri duke e përkrahur aksionin në veri, bëri sikur ia hodhi uthullën bakllavës duke ia humbu shijen

Megjithatë, opozita, assesi të lirohet nga sindromi i inferioritetit dhe frikës se, po që se ky pushtet të jetë i suksesshëm, gjasat e mëdhaj janë se, shum nga ish pushtetaret e të gjitha niveleve, do të përballën me drejtësinë rreth, krimit, korrupsionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm, posaçërisht pas sjelljes së ligjit për konfiskimin e pasurisë dhe aprovimit të Vetingut në konsultim me Komisionin e Venecias.

Janë aq shumë të trazuar dhe frikësuar sa që janë në gjendje t’i mbesin në qafë kujtdo faqoftë vetëm ta rrezojnë këtë qeveri, duke e akuzuar për dukurit të cilat i kanë pasur gjatë qeverisjes të gjitha partive ne koalicione të pas mesnatës e të territ vetëm për ta marr pushtetin edhe me metoda makiaveliste.

Deklarohen publikisht se përkrahin të gjitha masat e ndërmarra kundër këtyre dukurive, ama, në prapavijë janë të gjithë unik, sipas asaj se, frika dhe interesi, i bashkon njerëzit.

Qeveria Amerikane, me kujdes po i përcjell veprimet e Qeverisë kundër këtyre dukurive, ku Dardania u ngrit lartë në arenën ndërkombëtar ka fituar besimin duke i dhënë përkrahje të pa rezervë dhe dike i dal në ndihëm në të gjitha situata, qoftë edhe kjo e fundit me rastin e zbatimit te reciprocitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat