A mund të jenë Azem Syla, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci etj, pjesë e listës së zezë të Britanisë?

Opinione

A mund të jenë Azem Syla, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci etj, pjesë e listës së zezë të Britanisë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 korrik 2022 Në ora: 20:44
Faton Mehmeti

Pas SHBA, edhe Britania ka ndjekur të njëjtin kurs duke shpallur “non grata” njerëz të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Së fundi, Britania shpalli listën me 23 persona të padëshiruar, pa përmendur emra. Krejt kjo vjen pasi i dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach kishte bërë të ditur arsyen e këtij vendimi “me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

Sipas zyrtarëve britanikë "Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit", paralajmërim drithërues për shumë njerëz të korruptuar në Kosovën. Në krejt këtë ndodhi parashtrohet pyetja vetvetiu, kush janë personat nga Kosova të përfshirë në këtë listë.

Nëse ndjekim logjikën e personave që paraprakisht janë në "Listën e zezë" të SHBA, pjesë e të njëjtës listë në Britani mund të jenë: Azem Syla, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Rexhep Selimi etj.

Pa përjashtuar këtu edhe shumë të tjerë, me listën e SHBA të paralajmëruar për t`u zgjeruar, po edhe në Britani. Do të ishte mirë që Britania, njësoj si SHBA, të bënte publike emrat e personave të përfshirë në këtë listë. Kjo do u jepte Qytetarëve më shumë mundësi për të parë edhe "zyrtarisht" të korrupruarit shpesh të maskuar pas patriotizmit amerikan dhe anglez.

Marr parasysh gamën e madhe të korrupsionit në të gjitha nivelet e vendit për vite me radhë, ka shumë ish zyrtarë të lartë të vendit meritor për të qenë pjesë e kësaj liste. Jo vetëm shtete mike, pas Vettingut me prokurorë dhe drejtësi të pa kapur, të ndiqen të gjithë ata faqezi që kanë vjedhur ditë e natë, pasojë e rrënimit të demokracisë dhe ekonomisë, dhe jo vetëm kaq.

Deduksioni i njerëzve pjesë e listës së zezë tē ardhshme në SHBA dhe Britani është i madh, me ish presidentë dhe kryeministra e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat