E pyesim Ish-Mjekun e UÇK-së, se fëmijët e tij në Kanada a janë më afër traditës e kulturës kanadeze apo shqiptare?

Opinione

E pyesim Ish-Mjekun e UÇK-së, se fëmijët e tij në Kanada a janë më afër traditës e kulturës kanadeze apo shqiptare?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:00
Sulejman Mehazi

Edhe pse nuk ekziston parafjala - (ish) te mjekët, pasi mjeku është mjek deri në vdekjen e tij, "Ishi" nuk përdoret jo vetëm te mjekët, por edhe te mësuesit, profesorët, hoxhallarët, priftërinjtë, poetët, shkrimtarët, por te ish-kryetarët, ish- ministrat, ish-deputetet, ish-drejtoret etj.

Pasi gjithë opinioni kosovarë e njeh si ish- mjeku i UÇK-së dhe mua më jepet e drejta ta quaj Ish-mjeku i UÇK-së i cili me rastin e hoxhës së rrahur në Podujevë në fund thotë:

"P.S.

Për myslimanet që fenë e kanë për shpirt të tyre, por që ruajnë traditat shqiptare, respekt deri në qiell. Dhe kërkoj falje njëmijë herë nëse dikush ndihet i lënduar. Por, ndjeva të nevojshme që përmes këtij rrëfimi autentik, t’i japë një mesazh rinisë sonë të bukur! Rrini sa më afër kulturës sonë tradicionale e sa më larg asaj orientale, aman!"

Ish-mjeku i UÇK-së, fort mirë e di se 550 vjet ka qenë Perandoria Osmane në trojet tona, por kurrë nuk mundi të shuajë "traditat shqiptare"; para Perandorisë Osmane në trojet shqiptare ka qenë Perandoria Bizantine, por kurrë nuk mundi të shuajë "traditat kombëtare"; para Perandorisë Bizantine në trojet tona shqiptare ka sunduar Perandoria Romake, por kurrë nuk ka mundur të shuajë "traditat kombëtare".

Shumë mirë e di Ish-Mjeku i UÇK-se se traditat kombëtare, kulturore e tradicionale shqiptare ruhen brenda Kosovës e jo jashtë trojeve shqiptare në Kanada, SHBA, Gjermani, Zvicër e gjetiu.

E pyesim Ish-Mjekun e UÇK-së, se, fëmijët e tij në Kanada e janë më afër traditës e kulturës shqiptare apo kanadeze?

Ish-mjeku i UÇK-së nga Kanadaja e largët porositë rininë e Kosovës që të ruajnë traditat e kulturën shqiptare, kurse vetë me familjen e tij jeton në Kanada.

Mesazhi i tij ndaj rinisë së varfër të Kosovës është hipokrite e jo e sinqertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat