“Kënga e të dëgjueshmëve dhe e mirëkuptimit të verbër”…!

Opinione

“Kënga e të dëgjueshmëve dhe e mirëkuptimit të verbër”…!

Nga: Nijazi Muhamedi Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:03
Nijazi Muhamedi

Kjo kënga e "sharjeve të moskuptuara gjoja" ndaj Francës mes këtyre këtu që duan të bëhen "popull qiellor" këtu dhe NË UE,nga sot nisi të dëgjohet si ajo kënga e Nasradinit që ka thënë njëherë e një kohë se"këngën e kësaj pune që e bëj me sharrë sonte në terr, do e dëgjoni nesër"..!

Franca është "kumbara" e fshirjes së emrit të gjuhës shqipe(me këtë edhe të emrit të popullit shqiptar që e flet këtë gjuhë ,në pjesën normative të kushtetutës,dhe kjo është me rëndësi,jo "përmendja në kushtetutë në preambulë edhe ashtu poshtëruese,por me "eufemi poshtërimi") në MO 2001,pra,edhe në Kushtetutë.

FRANCA dhe " mikja e saj Maqedonia e Veriut" e mbështetur prej saj,janë dy shtetet që kanë aderuar në “kartën e gjuhëve minoritare ose regjionale”,(maqedonia më 1996),por janë të vetmet shtete ne europë që refuzojnë ta ratifikojnë.

Me aderimin në këtë Kartë, Franca ka pranuar vetëm 39 nene të pragut minimal për aderim prej gjithsejt afer 90 nenesh që ka kjo kartë,ndersa maqedonia dy nene më pak (37 nene)se gjithë ajo Francë,dhe kjo për arsye se ideologjia gjuhësore e francës është ideologji dhe politikë zyrtare e frangjishtes si një gjuhë e vetme zyrtare ,dhe kjo ideologji është futur edhe në "marrëveshjen e ohrit"...

Dhe poshërimet e vetëposhtërimet e tjera që dalin prej kësaj,do dëgjohen paskëtaj e 4 vjet..!

Image
Foto e bashkangjitur postimit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat