Një media meriton të funksionojë në Kosovë!

Opinione

Një media meriton të funksionojë në Kosovë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 korrik 2022 Në ora: 23:21
Adem Bytyçi

Kjo është "Bota Sot", tjerat media ose janë të shitura të partitë e ndryshme ose financohen nga grupet e ndryshme të interesit.

Prandaj, edhe për shkak të këtyre anomalive dhe patologjive gazetareske, nuk mund të kemi në Kosovë media, të cilat i shërbejnë me përgjegjësi opinionit për ta informuar drejt dhe me saktësi atë për të gjitha rrjedhat dhe proceset që ndodhin në vend, qofshin ato të dobishme apo të dëmshme për vendin.

Ndër të vetmet gazeta në Kosovë, e cila nuk i zgjedhë artikujt, posaçërisht secilin subjekt politik apo cilin politikan, e ka në shënjestër të kritikave për të metat dhe dobësitë e tyre në dëm të vendit, është gazeta nacionale "Bota Sot".

Për shkak të korrektësisë dhe punës profesionale të gazetarëve të këtij mediumi të shkruar, jo rrallë janë kërcënuar me jetë dhe ca nga këta gazetarë edhe janë ekzekutuar nga bandat politike dhe për fatin e keq as kush nuk është dënuar për këto krime makabre, kundër fjalës se lirë dhe informimit të drejtë të opinionit kosovar para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.

Edhe kaq vite pas lufte, ekzistojnë struktura destruktive dhe grupe të interesit, të cilat i kërcënojnë me jetë ca nga gazetarët e kësaj gazete, sepse nuk mund t'i përballojnë të zezat, të cilat gazetarët e kësaj gazete ua shpërfaqin ashtu siç janë për mes shkrimeve të tyre objektive dhe të sakta katërcipërisht .

Kur flitet për statusin e mediave të shkruara dhe atyre elektronike në Kosovë, ajo që duhet të ndëermirret është: Mediat duhet të përkrahen, por edhe duhet të kritikohen, sepse gjithmonë nuk e kryen veprimtarin e tyre ashtu siç duhet në mënyrë të paanshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat