Me kë po tallen dyja palët, “për” dhe “kundër” propozimit francez?

Opinione

Me kë po tallen dyja palët, “për” dhe “kundër” propozimit francez?

Nga: Nijazi Muhamedi Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:02
Nijazi Muhamedi

Me të gjithë,po më shumë tallen me "mendjen e shqiptarëve " të lënë në duart e "të zënëve peng në "boshmendje ".

Në këtë " komedi talljeje" me pengjet e kokës" në emër të shqiptarëve,dhe,me "Europën", në rrafsh teorik,atyre " ekspertëve jolegjitim të qeverisë",të opozitës ,që kujtojnë se të gjithëve na ka zënë deti dhe tymnaja e lekadredhave të "dirigjimeve dhe nënshtrimeve DISKURZIVE, po u themi ngeshëm ,PRA,me qetësi : shkoni gjer në fund me talljen ,për të marrë fund marrëzia juaj,dhe për të nisur një fillim i ri...

Pra,një fund dhe një fillim.

Shpjeguar pak më shkurt ,pa lakadredha,PRA,me QARTËSI LIGJËRIMI:

" Propozimi freng, dhe pranimi i tij ,PRA,zgjidhja e "problemit maqedono-bullgar si çeshtje e legjitimitetit të brendshëm mbi bazë të Marrëveshjes bilaterale maqedono-bullgare, dhe riartikulimi politik -kushtetues i pozitës së shqiptarëve,dhe veçmas i njohjes së plotnisë së identitetit etnokultural të shqiptarëve mbi principin legjitim të autoktonisë,është shtylla që forcon legjitimitetin e brendshëm të shtetit të maqedonisë.

E drejta ndërkombëtare I ka vënë themele pa ambiguitete dy legjitimiteteve të cilindo shteti: legjitimitetin e brendshëm demokratik dhe legjitimitetin e jashtëm të cilindo shteti të pavarur.

Problemi Maqedono-Bullgar dhe maqedono-shqiptar janë probleme që bien në legjitimitetin e brendshëm,jo të jashtëm,sikundër ishte problemi jo legjitim i greqisë me Maqedoninë.

E tash,prap në rrafshin teorik, nëse shkohet prap me potere DISKURZIVE nacionaliste dhe raciste,SIKUNDËR nga 1990-2001 për të fshirë rëndësinë ose faktorët që I japin stabilitet demokratrik legjitimitetit të BRENDSHËM,ose nëse prap rikthehet kërcënimi diskurziv ndaj fqinjëve ose pjesët e tyre në Maqedoni si "kërcënim ndaj IDENTITETIT maqedonas,ekzistencës së TIJ,etj,atëherë,edhe kërkimi i "supragarancive" fsheh diçka tjetër ..!!!

Po edhe nuk është e panjohur se çka fshihet.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat