Ah, sa hipokrizi!

Opinione

Ah, sa hipokrizi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:56
Adem Bytyçi

Të gjithë Titistët e zjarrtë ,ndër të cilët edhe ca nga akademikët shqiptarë të Akademisë së shkencave të Kosovës , pas lufte e shanin Titon , deri aty sikur mos të ishin skllevër të ideologjisë tij anti shqiptare.

Shumica nga anëtaret e devotshëm të LKJ-së, dhe regjimit Titist, pas lufte mbajnë poste të rëndësishme shtetërore , janë Drejtorë të institucioneve Bankare dhe të institucioneve tjera shtetërore dhe kulturore në Kosovë.

Nuk është e drejtë dhe e sinqertë që ca patriotë të pas luftës, i akuzojnë ca intelektual dhe dijetarë të shquar shkencore se janë të bijtë e bashkëpunëtorëve të ish regjimit Titist - komunist , kur dihet se gati nuk ka pasur familje në Kosovë para lufte që nuk e ka patur një anëtarë të LKJ-së, madje sot të akuzohen bijët e atyre që dikur ishin bashkëpunëtorë të regjimit Titist - ish Jugosllav, edhe pse këta të fundit kanë dhënë dhe japin një kontribut të çmuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe përparimin e kombit , unë mendoj se është gjeja më e shëmtuar dhe e pa drejtë .

Shqiptarëve ju duhet uniteti ,duke ia lënë historisë ca anomali të së kaluarës dhe jo ato të merren si fakte të rëndësishme për t'i njollosur edhe bijtë e atyre që dikur ishin në anën e gabuar të historisë shqiptare , e bijtë e të cilëve sot kontribuojnë me vepra konkrete në ngritjen e vlerave kombëtare dhe në ngritjen dhe përparimin e shtetit të Kosovës ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat