Politika dhe morali Kosovë –Shqipëri

Opinione

Politika dhe morali Kosovë –Shqipëri

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:28
Ruzhdi Peçani

Vitet e luftës në Kosovë kishin kaluar . Qytetarët ,në veçanti pas shpalljës së pavarsisë 2008 shpresonin se gjërat do shkojnë tani e tutje ndryshe që e kishin karakterizuar këtë periudhë me: nepotizëm,korrupcion,kriminalitet,sa edhe me vrasje,por kjo nuk ndodhi!Nuk erdhi ndryshimi i pritur?! Edhe pas 2008 mënyrat e sjlljes së politikanëve mbeten të njejta sa edhe më primitive.

Politika dhe MoralI– shumë pajtohen se këto dy kuptime vështërsi apo fare nuk shkojnë bashkë . Janë bërë shumë përpjekje të tregohet se a mund të shkojnë bashkë politika dhe morali dhe pse shtetet nuk arrinë të vendosin barazpeshën mes njerës dhe tjetrës.Vlerësi mi është se politika ishte bërë shkathtësi e mashtrimit për sa morali ishte kthyer në imoralitet?

Po, dhe tani vështirë të flitet për moralin, ngase partitë tona politike,si të parefomuara që janë,nuk janë parti politike sipas definicionit,kjo në veçanti për partitë më të vjetra –partitë opozitare. Këto pra ishin bërë ndërmarrje profatibile të qendrave financiaretë njerzve të fuqishëm,që më vonë u bënë. Ne dhe sot mund të themi se nuk dijmë se çka janë partite tona politike?

Profesioni i politikanëve shënohet me atë që quhet fringe privileges – nuk është vetëm paga,nuk është vetëm fitimi por një grumbull privilegjesh me të cilt jetohet bukur: Qytetarët që votojnë për këta politikan,megjithatë nuk kanë fjalë tëmira. Po të bisedosh me ta do të përgjigjen, që zakonisht janë në një apo dy fjalë:


“Mafiozët.“
„matrapaz.“
„Këta politikan janë vetëm për para” “nuk janë në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë.

Fytyra dhe lakmia

Morali i shumicës së politikanëve në Kosovë ka analogji me politikanët në Shqipëri,që paraqet modelin e një personaliteti i cili ka të shkyqur ndjesinë për interesin shoqëror,drejtësisë”fytyrë dhe duar të pastërta”, që do thotë nga ana tjetër ,si prioritet,kanë lakminë. Nëse në botën e demokracisë moderne politika ëhtë shkathësi t´ia hedhësh dikujt,tek ne politika është mjeshtri mashtrimi.

Një përshkrim për këtë:para pak vitesh e kishte dhënë një diplomati perëndimit,kur një lider e kishte përshkruar kështu: “Ne bisedonim me të,ai na gënjente,ai akceponte se po gënjente dhe aspak nuk skuqej. E ky është morali i politikanëve në Ballkan,thënë shkurt nuk kanë moral me përjashtim të rasteve të rralla vërtetë janë të rrallë në këtë rajon. “Sa është populli i moralshëm aqë janë edhe politikanët,mbase ata përfaqësojnë popullin,kjo është e ndërlidhur që do thotë ,nuk mund të jenë ndryshe nga qytetarët që i votojnë.”
Politikanët opozitarë nuk i besojnë as vetes.Edhe nga deklarimet më të zakonshme,nga facat e tyre lehtë mund të kuptohen gësnjeshtrat dhe hipokrizia,jo sinqeriteti. Nuk janë njerëz që reflektojnë sinqeritet ,atë që premtojnë kurrë nuk realizojnë ,deklarimin e bëjnë për opinion,tjetër punojnë.Nga ta 99 përqind nuk do e gjenin askund veten pos në politikë.Kështu shumica nga kjo përqindje sikur janë të lidhur nga a imoraliliteti, andaj edhe nga kjo qëndrojnë gjatë në politikë.

Fitohet përshtypja se si në Kosovë dhe më tepër në Shqipëri nuk do ekzistonte politika po nuk është imoraliteti. Në Kosovë dhe Shqipëri është shitur e privatizuar mjaft gjerë në katandisje te vendit për provizione mjaftë të majme.Siq kishte thënë një prostitutë,në një shtet jo shumë larg nesh,porno aktorja Lidia Shunjer: „Nëse kam shitur,kam shitur timen,po politikanët kanë shitur tërë shtetin,do të thotë timen dhe tuajen".Pra ky do ishte definicioni i dallimit mes zejës më të vjetër në botë dhe politikanëve që kishim per njëzet vite në të dy shtetet shqiptare.Në Shqipëri politika vazhdon të jetë si profesion më i preferuar nga pozita në pushtet,kur edhe narkomafia dikton strukturat e shtetit shqiptar.

Të kthehemi tani pak në të vërtetën e egër të spektrit tonë politik,që parreshtur ndodhe tek ne që nga 2008 në jetën tonë plurale. Mund të themi se politikanët tanë në vitet që lam pas me një shumicë të tyre që silleshin, në kohë të gjatë po dhe tani nga opozita si prostitute morali duke na hedhur pluhur syve?

Kështu,kjo e dhënë është fakt i qëndrueshëm se morali apsolutisht nuk qënderon në politikë,dhe makijavelizmi është mu kjo duke i drejtuar njerëzit se nga duhet shkuar.

Tani më na është e qartë se politika bashkëohore i bënë shmangie moralit që të ketë sukses.Megjithatë kjo sikur i qëndron nga pas moralit. Kërkesa politike fillon me “ti patjetër duhesh”,ai moral “ti duhet të”.Në politikë pyetja shtrohet “a mundem atë që dëshiroj,tek morali “A guxoj unë atë që mundem”athua politika është mendësi e zgjedhjes së të keqës më pak të dëmshme?Përderisa morali mendësi e të mirave të mundshme.

Se në të dy shtetet, Shqipëri dhe Kosovë ëhtë rrënuar morali dhe ai shpirtëror i shoqërisë nuk vërehet në dyshim,dhe me plotë gojë mund të themi se kemi rënë në krizë të thellë të moralit shoqëror. Për këtë edhe laikët flitnin viteve të fundit ashtu edhe në qarqet akademike.Dhe për këtë nuk ka dyshim: abuzimet, plaçkitjet,mashtrimet,gënjeshtrat,hipokrizia,fyerjet denigrimet,urrejtja ,lakmia janë vetëm disa nga treguesit e krizës së moralit shoqëror.Të gjithë këta indikator kanë gjeneruar nga politika,në Kosovë për njëzet vitet e shkuara e që në Shqpëri kjo vazhdon edhe sot e gjithë ditën.Mos edhe më keq kur vetë kryeministri shqiptarë bënë edhe politikë përqarëse kombëtare dhe kundër interesave kombëtare duke i dhënë mbështetje politike gubernisë të Rusisë–Serbisë.

Në fund të fundit, edhe filozofi i lashtë kinez Lao Tzu tha: "Morali i sundimtarit është era, dhe morali i subjekteve është bari; ku fryn era, bari priret të shkojë atje". Deklarata e tij pasqyron plotësisht marrëdhënien midis politikës dhe moralit. Dhe me këtë deklaratë Lao Tzu thekson se morali në politikë jo vetëm që ndikon fuqishëm në moralin në shoqëri, por edhe lë gjurmë.

Po të bisedohet me një përfaqësues të lartë të njërës nga partite politike opozitare në Kosovë se çfarë ideologjie i takon,nga partia që është,vështirë se do merrni përgjigje,po do merrni përgjigje se partisë nuk i duhet ideologjia dhe kur do insistoni dhe sygjeroni për veprimet amorale dhe jo ligjore të disa nga kolegët që kanë berë më parë,do thotë se ‘përgjjegjësia është individuale dhe me këtë të merren institucionet”

Të kthehemi tani pak në të vërtetën e egër të spektrit tonë politik,që parreshtur ndodhe tek ne që nga 2008 në jetën tonë plurale. A mund të themi se politikani modern mban predispozitat e sipërpërmendura,apo kishim të bënimme një shumicë të tyre që silleshin në kohë të gjatë si prostitute morali duke na hedhur pluhur syve?

Në vendet tona ku jetojmë,në këtë 12 vjetësh,politikanët i kanë kthyer këto vende në moçale të mëdha natyrale me përplot grabitqarë të cilët gjatë tërë këtyre viteve propagandonin dhe kanë kokorisur për ndershmërinë, ashtu për të bindur masat e gjëra se janë përplot ndershmëri, duke mos kuptuar se ndershmëria nuk tregohet në nënyrë verbale, po përmes veprimeve.

Po, si shte e mundur që një njeri i cili mbante një pozitë të lartë në qeverisje lokale apo qendrore, të ketë zhgnjyer dhe më keq të ketë varfruar qytetarinë dhe shtetin për një shumë të mjeteve finansiare të përvetsuara për vete,duke rimarrë sërish pozita të larta dhe funksione shtetërore si në ato lokale dhe ato qendrore?

A ishte kjo morale? Ne ishim ne peng të një politike te mbrapshtë?

Tani, kush ishte budallai këtu, ne apo ata? Pyetje kjo të cilën e parashtronte çdo njeri, dhe nga ta që i ofrohet kontejnerit që të gjente ndoj kanaqe, i thonë kësaj demokraci? në të cilën fatin e qytetarit të zakonshëm e përcaktojnë dhe qeverisin njerëzit të shkallës më të egër të politikanëve të korruptuardhe hajdut, të cilët në vend se të merren me punët për një të ardhme dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëvë dhe shtetndërtimit,ata ulen pran laptopit për të bërë like dhe te bejne postime në statuset e tyre ? Jo, nuk është kjo. Ky ishte një mashtrim i madh dhe margjinalizim i të gjithë të uriturve në Kosovë dhe Shqipëri.

Këtu nuk kishte mbetur asgjë nga jeta morale në mungesë të përgjegjësisë.Ndërgjegja ishte humbur në mënyrë drastike kaherë. Në rrethana të krijuara, nuk kishte mbetur autoritet në tërësinë e shoqërisë përfshi dhe institucionet,në veçanti tek partitë politike. Për fat të keq,ne këto vite nuk kishim parti politike,kishim kasta politike që u kujdesën për kapitalin e vetë.

Ne nuk kishim demokraci po kishim politokraci,pra ne kishim qeveri që kontrollonin parlamentin dhe andaj zeri i qytetarëve ishte i ngulfatur.Këto parti politike,opozita e sotme me qeveritë që kishin me disa nga marrëveshjet,në 2013 ,2015,2018 kishin bërë sa edhe vetëvrasje politike,që kurrë nuk i kishin dënuar apo distancuar dhe sot në rrethanat e krijuara gjesopolitike, dhe Kosova gjendet para një rrezikuPDK,LDK dhe AAK kanë zgjedhur opstrukcionin.Qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 u përcaktuan për ndryshimin,me shpresën se ndryshimi do sjelli ripërtrirjen.,dhe daljen nga moçali që ishte katandisur si imperativ që duhët të ndodhi. Tani për partinë në pushtet,Intelegjencia morale është kusht për spastrimin,rruga drejt katarzës dhe jetës së civilizuar,prosperitetit dhe shtetndërtimit. Të urojmë që në Shqipëri Partia Demokratike të dali nga rrethi vicioz që kishte rënë ,e konsoliduar dhe t´i kthej dinjitetin e nëpërkëmbur Shqipërisë nga”Rilindja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat