Shën Tereza, çmohet lartë për vlerat e saja humane dhe kombëtare!

Opinione

Shën Tereza, çmohet lartë për vlerat e saja humane dhe kombëtare!

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:58
Adem Bytyçi

Kontributi i Shën Terezës, për lirinë e Kosovës, ka qenë jashtëzakonisht i madh.

...Ata që ishin e janë në rrjedha të fateve historike të kombit shqiptar në përgjithësi, e të Shqiptarëve të Kosovës, në veçanti, duhet të dinë se, Shën Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, në periudhën e terrorit dhe represaljeve serbe, mbi shqiptarët e Kosovës, ka kontaktuar me shumë burrështetas botëror, ndër të cilët me Presidentin R. Regan, B. Klinton, e shumë figura të njohura me ndikim në politikën botërore, për të ndihmuar e shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës, nga tirania dhe gjenocidi serbomadh.

Shënë Tereza, ka qenë dhe mbetet e madhe dhe e dashur në zemrat e të gjithë shqiptarëve!...

Unë, i përkas religjionit Islam, mirëpo një Skulpturë të Nënës Terezë, e mbaj me shumë dashuri dhe përkushtim në "Bibliotekën personale" në shenjë kujtimi dhe respekti për veprimtarinë humane dhe kombëtare të Shën Terezws.

I pa harruar kujtimi për Shën Terezën ,këtë nënë të madhe të gjithë shqipwtarëve kudo që ata gjendën dhe flasin shqip me gjuhën e Adamit - Havës dhe Pwrendisë

Ca nga Rilindësit tonë me të drejtë pohonin se gjuha shqipe është gjuha e Zotit dhe gjuha e kombit më të lashtë jo vetëm në rajon, Evropë, por edhe në Botë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat