Shqiptarët e Republikës së Kosovës me analfabetët dhe tradhtarët në skenën politike….

Opinione

Shqiptarët e Republikës së Kosovës me analfabetët dhe tradhtarët në skenën politike….

Nga: Petrit Dibrani Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:47
Petrit Dibrani

Ç’farë është analfabetizmi?

Fjala analfabetizëm i referohet, mungesës së udhëzimeve dhe njohurive të një shoqërie në lidhje me leximin dhe shkrimin.

Nëse flasim me përpikëri, ata që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë janë analfabetë.

Duke e parë si një të tërë, këta njerëz përfaqësojnë trendin e quajtur analfabetizëm; mungesa e njohurive të shkronjave (lexim dhe shkrim - shqiptim).

Në shekullin e 18-të analfabetizmi u identifikua si një problem shoqëror social, për arsye se edhe kufizoi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Si pasojë e kësaj, arsimi fillor - bazë u vendos si një parim i shtetit kombëtar.

Problemi thuajse është bërë më kompleks, pasi është treguar që thjesht të njohësh shkronjat - alfabetin, nuk mjafton.

Në shoqërinë tonë, analfabetizmi shpërfaq një problem real për sa i përket, pjesëmarrjes në punë dhe produktivitetit.

Në t’gjitha qeveritë e pasluftës, më pak kishim të arsimuar se analfabet në pushtet.

Tradhtarët në skenën politike!

Tradhtojnë natën dhe paraqiten më shumë se populist, ditën.

Nëse është intervenuar në veri, fillimisht lajmi ka shkuar në Serbi!

Jo ç’doher është quajtur, rrjedhje e informacionit.

Ju mediokërr në skenën pollitike në Kosovë, ishit dhe jeni ç’doher, para qytetarëve populist dhe para ndërkombëtarëve, “këngëtar” me predha ndaj njëri tjetrit!

E di shumë mirë se ju; s’dini, nuk e pranoni se s’dini dhe jeni po aq BALA të pangopur të paarsimuar dhe me mendje krejtësisht të gabuar.

Pangopësia e juaj dhe truri i juaj i paarsimuar e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjeruar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat