Kuadri i LDK-së, Hazir Borovci, manipulant e provokator

Opinione

Kuadri i LDK-së, Hazir Borovci, manipulant e provokator

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 3 prill 2022 Në ora: 15:49
Hazir Borovci, duke dëshmuar para Gjykatës Speciale në Hagë

 Ndodhë edhe kjo: Kryetari i degës së III-të të LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci, SHIK-as i rreshkur, por, i maskuar deri tani, me dëshminë e tij monstrume, në mbrojtje të Sali Mustafës, Calit, i cili akuzohet, në Hagë, për torturë, maltretim, deri në vrasjen të veprimtarëve të LDK-së,  provokoi elektoratin e LDK-së dhe popullin e Kosovës dhe, në veçanti, familjet e të vrarëve politikë, të ciët i quajti "dëshmitarë të manipuluar"!

Hazir horri, shkoi më larg se dëshmitarët tjerë: "Kërkoj nga gjykata të mos ndikohet nga dëshmitarët e manipuluar dhe garantoj se shoku, miku im, Sali Mustafa, është i pafajshëm", - deklaroi ai!

Përkundër, Cezary Michalczuk, nga Zyra e prokurorit të Specializuar, Jack Smith, deklaron:

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën, duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike – LDK-së”!

Vërtet, i kemi parë dëshmitarët e paguar për mbrojtjen e të akuzuarëve në Hagë. Janë sivëllezërit e Borovcit, që flasin "kodra pas bregut", kinse, po mbrojnë UÇK-në, edhe pse, UÇK-ja nuk ka të bëjë fare me krimet e tyre, individuale e grupore, si Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Është mëkat i madh të dëgjohen dërdellisjet, broçkullat e tyre, të tipit Borovci, që Kosovës i kushtojnë para nga buxheti i saj i varfër. Dëshmi vetëfolëse të krimeve makabre, janë shumë qindra varre e shtatore, të të vrarëve politikë, gjatë dhe pas luftës, nga bastardët shqipfolës, të LPK-së, përkatësisht - PAN-it të sotëm.

Kuadri i LDK-së, argat i SHIK-ut vrastar, Hazir Borovci, derisa garanton në pafajësinë e Calit të tij, ai duhet ta di se kush e vrau njeriun, që "kur e hapëm një varr, gjetën jo një, por dy kufoma brenda tij! Njëri trup i kishte gjymtyrët e thyera", - tha një dëshmitar akuzues"! Për rrjedhojë, ai duhet ta di, kush i ekzekutoi dy burrat markantë të LDK-së dhe të Kosovës: Shefin e QIK-ut, Enver Malokun dhe këshilltarin, -par exelance-, të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafën?! Sepse pa dijeninë dhe aprovimin e Calit, përgjegjës i SHIK-ut për Prishtinën dhe të Rrustem Mustafës, Rremit, komandant i zonës së Llapit, përfshirë edhe Prishtinën, nuk mund të plumboseshin dy kuadrot e cilësuar dhe as plagosja e rëndë e Akademikut të shquar Sabri Hamitit. Dikur Rrustem Mustafa, si komandant i Zonës së Llapit, thoshte se për krimet e ushtarëve të mi, përgjigjem unë. Por, tani, po heshtë! Pse?

Një dëshmitar okular, ka rrëfyer, madje, publikisht: "Në burg, komandantët, më kërkuan 600 mijë marka, në këmbin të jetës! Unë kisha një kafe-klub, në Prishtinë, por nuk kisha aq marka. Ishim 4 (katër) veta, tre burra e një grua. Ishte natë. Nga burgu na dërguan në Llapashticë. Na urdhëruan ta hapim një gropë-varr. Unë u shtira i sëmurë. Ndërkohë, përfitova nga errësira, ika. Më ndoqën me krisma kallashi, por shpëtova. U fsheha, u largova. Pas disa vitësh, në shoqërim të policisë të UNMIK-ut, shkuam tek vend-vrasja. Gjetëm tri kufomat e dekompozuara, të bashkëvuajtësve të mi, dy burra dhe një grua. I njoha nga rrobat". Kuadri i lartë i SHIK-ut, Rrustem Mustafa, qe dënuar me 12 vjet burg. Por, pas 4 vitësh e liruan shokët e tij, kriminelë në pushtet!

Rrjedhimisht, Hazir Borovci është një provokator i ndyrë. Dega e III-të e LDK-së, në Prishtinë, duhet ta largojë menjëherë, Këshilli i Përgjithshëm - gjithashtu. Nëndega ku bënë pjesë ai, e ka të vështirë ta durojë surratin e tij, në mesin e saj. Prandaj, ai duhet të kthehet në bazën e tij të krimit, në SHIK. Kush e mbronë apo e heshtë veprimin e tij kriminal, është aleatë i tij, bëhet pjesë e krimit.

Çështjen Borovci, e ka trajtuar analisti shumë i saktë dhe fort i përgjgegjshëm, Nexhat Haziri, në dy shkrimet e tij. Por, habitë fakti se ende nuk ka prononcime të organeve përkatëse, si të Degës së III-të të LDK-së dhe të LDK-së - qendër.

Sidoqoftë, LDK-ja ka shumë punë për të bërë, që nga qendra e deri në bazë, për spastrimin e radhëve të saj nga agjentët e SHIK-ut, të infiltruar në radhët e saj, ashtu siç ka denoncuar, vite me parë, eksponenti i SHIK-ut, Xhavit Haliti. Jua kujtojmë se SHIK-u nuk i ka vetëm 92 anëtarë, siç mashtronte shefi i tij Veseli, por, plot 30 mijë sish.

Se PAN-i, me partitë-banda, kanë përgjakur Kosovën, tashmë, nuk ka mëdyshje. Çfarëdo flirti i LDK-së, me PAN-in, është lëndim i anëtarësisë të saj, ashtu siç ndodhi për afro dy dekada, duke u bërë bisht e patericë, deri në katapultimin banditesk të Hashimit president!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat