Mu kujtua Ramushi kur thoshe se “vizat janë heq pardje” dhe kur Bekim Çollaku festonte me shampanjë!

Opinione

Mu kujtua Ramushi kur thoshe se “vizat janë heq pardje” dhe kur Bekim Çollaku festonte me shampanjë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2022 Në ora: 15:02
Ramush Haradinaj

Derisa kaloja pranë ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe radhët e gjata të qytetarëve duke pritur për vizë, për një moment mendova me veten : Pse këta qytetarë presin, vizat janë hequr qysh në virin 2016 kur Bekim Çollaku festonte me shampanjë, vizat ishin hequr edhe në 2018 me ish kryeministrin Haradianj që deklaronte se vizat janë hequr pardje ”.

Derisa qytetarët prisnin me orë të gjatë, të gjithë ata që prisnin nuk kishin mbathje më të shtrenjtat se shampanja me të cilën në atë kohë ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku kishte festuar për liberalizimin e vizave, sikurse ta kishte kryer një punë të cilën s’e kishte përgjegjësi: “Urime qytetarëve, se ne zyrtarët e ministrat nuk e kemi pasur problem për viza”, me vartësit e tij që vërtet besonin në mashtrimet e shefit të tyre. Edhe Ramushi, qysh në vitin 2028 deklaronte se vizat janë hequr, hajgaregji kryeministër.

Qytetarët nuk mund të dilnin pa viza, Ramushi vazhdimisht thoshte se ato do të hiqen, jo në maj, jo në qershor, herë në shtator e herë në dhjetor, muajt e vitet shkuan, qytetarët mbetën të ngujuar. Pikërisht ata qytetarë presin për viza për shkak të ish udhëheqësve të tyre të papërgjegjshëm, të cilët duke ndërtuar jetën e tyre kanë rrënuar jetën e qytetarëve.

Nuk e kanë të lehtë qytetarët të presin me muaj e vite për vizë, nuk e kanë të lehtë të lënë familjet e tyre për një punë të dinjitetshme të cilën Kosova nuk ua siguron dot. Kosova nuk është e varfër, ajo është e vjedhur nga ata që hapnin shampanja të shtrenjta e talleshin me qytetarët dhe fatin e tyre. Ja, pse sot akoma endemi dyerve për viza, me ish politikanët që fatmirësisht janë në opozitë, dëmet dhe pasojat e tyre janë të mëdha, ato nuk kanë ikur bashkë më ata që i sollën, me vete morën pasurinë dhe luksin, varfërinë dhe hallet ia lan popullit. Populli nuk harron, fal çdo gjë por jo mashtrimet dhe ata që në emër të tij jetojnë si mbretër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat