Arsimi pasqyrë e një kombi!

Opinione

Arsimi pasqyrë e një kombi!

Nga: Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili Më: 3 prill 2022 Në ora: 08:39
Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili

Pa diskutim që arsimi është pasqyrë e një kombi, faktor kyç ku buron forca e shtetit dhe e njeriut, forca e arsimit përbën cilësinë e kulturës së popullit, shkolla është çerdhja  kryesore e transmetimit dhe marrjes së dijës.

Libri dhe mësuesit janë shtyllat kryesore që zhvillojnë dhe transmetojnë dije, duke u nisur  nga niveli  parashkollor e duke vijuar deri në skajin më të lartë si Universitetet.

Arsimi  i pas luftës ka pasur dobësim të ndjeshëm ku libri është bërë i papërfillshëm në marrjen e dijes,, duke mos u shfletuar pavarësisht që sa më shumë të lexosh do e  kuptosh se sa pak  di, dija sot fatkeqësisht po bazohet tek teknologjia e informacionit,  mirëpo librin asgjë nuk mund të zëvendësojë.

Me pak fjalë mbetëm shumë i zhgënjyer kur shoh degradim në sistemin arsimor në të gjitha nivelet duke filluar nga niveli fillor e deri tek ai universitar.

A thua ku na shpije kjo gjendje,  sa kohë duhet që arsimi si shtyllë kryesore e shtetit të pësoj reforma rrënjësore  në të gjitha nivelet?

Kur dihet mirëfilli se  një arsim i këtij niveli nuk prodhon asgjë por vetëm analfabet dhe shkatërrues të kësaj shoqërie.

Ky është realiteti i arsimit sot. Një gjendje e cila sot po mbretëron në arsimin shqip është mjaftë  tronditëse kur dihet se arsimi është shtylla kryesore e shtetit.

Unë, nuk po  kuptoj dot  një çështje edhe sa kohë duhet që  antivlerat në arsim të shndërrohen në vlerë  dhe e kundërta.

Kjo gjendje e mjerueshme në arsim  po krijon destabilitet në të gjitha nivelet arsimore e si epilog po kemi ngecje e përjashtim  nga instancat  relevante ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat