Isë, ku janë paret e “Fondi 3%”?

Opinione

Isë, ku janë paret e “Fondi 3%”?

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:45
Faton Mehmeti

Gjatë viteve 90-ta konkretisht që në vitin 1993 në Tiranë themelohet “Banka Dardania”. Kjo ishte një bankë kapitali i së cilës në statut ishte regjistruar si kapital në pronësi të qeverisë së Kosovës, me qëllim mbledhjen e kontributit prej 3 % nga emigrantët shqiptarë për t’i shkuar në ndihmë qeverisë së Kosovës. Ky fond kishte arritur vlerën në 5 milionë euro në vitin 2002.

Banka u shit në vitin 2005, një grupi italian investimesh në vlerën e 5 milionë eurove. Si shitës firmosi vetë Bujar Bukoshi ish-kryeministri në ekzil i Kosovës. Por kurrë nuk dihet se ku mbetën ato para, kush i mori, ku shkuan, të gjithë misteret mund t’i zbulojë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Për më tepër Bukoshi ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi me arsyetimin se kjo çështje tashmë është e mbyllur për të, derisa Isa Mustafa ish-ministër në Qeverinë e Bukoshit në Ekzil, nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

Por, Mustafa kishte thënë në vitin 2000 se në fond kishin mbetur edhe 50 milion marka gjermane. Një pjesë të këtij fondi janë shpërnda edhe tek Xhvaxit Haliti, për të cilin avokati shqiptar Shefqet Dizdari gjatë një interviste tregoi se ka qenë dëshmitar në një rast kur Ahmet Krasniqi i ka dhënë Xhavit Halitit një shumë prej 3 milionë markash gjermane, e që sipas tij një person me emrin Agim i evidentonte të gjitha me shënime e që Haliti nënshkruante për paratë që merrte.

Lidhur me këtë Xhavit Haliti ishe pyetur për adresën se ku kanë shkuar paratë e marra gjatë luftës, e ai nuk kishe pranuar të tregonte. Madje Haliti ishe përgjigjur duke thënë kurrë nuk keni me e ditë. “Ti s’munesh mem shti me fol çështje që s’jon t`miat… edhe ti çka ki ktu… S’duhet me e ditë as kurrë ski me e ditë”, kishe thënë Haliti. Asnjëherë nuk është bërë hetim i mirëfilltë për këtë gjë, me shumën e madhe të parave që nuk dihet ku kanë shkuar. Prokuroria duhet të kishte nxjerr të vërtetën, ndonëse asaj është përfolur shumë, por asnjëherë nuk ka dal e vërteta në shesh.

Jo vetëm ky fond, por edhe “Vendlindja thërret” ku janë dhënë me miliona euro, nuk dihet se kush dhe ku kanë shkuar. Qytetarët për këto fonde kanë dhënë edhe nga kafshata e gojës, derisa dikush është bërë milioner. Të kujtojmë se paratë e 3% të Dardania Bank është dashur të jepen për dëmet e pasluftës, për ata qytetarë që ishin pa kulm mbi kokë. Mbi 5 milionë euro, për të cilat duhet të kenë dijeni Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi, të cilët nëse jo sot, një ditë do të japin përgjegjësi për ato para, e të cilat ishin të destinuar për armë, jo për luks.

Derisa në fond ishin kaq shumë para, janë po të njëjtit që nuk i kanë dhënë asnjë qindarkë Rugovës, dhe të cilin për mungesë fondesh i ishin prerë edhe linjat e telefonit. Këta dëshironin ta bllokonin Rugovën, gjë të cilën e ka potencuar vet edhe ish drejtori i Dardania Bank, Milazim Abazi, ka thënë se ai u largua nga drejtimi i bankës pasi e konsideronin njeri të Ibrahim Rugovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë kompetente për caktimin e drejtuesit të Bankës. Në atë kohë ka pasur fërkime mes presidentit Rugova dhe Qeverisë së Kosovës. Mua më kanë konsideruar si njeri i Presidentit Rugova. Ka pasur tendenca që Rugova të bllokohej financiarisht. Derisa unë kam qenë drejtor i bankës, nuk kam lejuar që Rugova të bllokohej”, tha Abazi. Isa dhe Bujari, të thirren nga Prokuroria, të japin përgjegjësi ku shkuan parat e popullit, s`ka mundësi të dinë derisa ishin përgjegjës për fondet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat