Akrobacionet politike të Serbisë, nuk guxojnë të na shndërrohen në besueshmëri se ajo “po ndryshon”

Opinione

Akrobacionet politike të Serbisë, nuk guxojnë të na shndërrohen në besueshmëri se ajo “po ndryshon”

Nga: Hafiz Shala Më: 3 mars 2022 Në ora: 08:48
Autori

Akrobacionet politike të Serbisë, nuk guxojnë të na shndërrohen në besueshmëri se ajo “po ndryshon”

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë, ajo, ritheksoi qëndrimin e saj se nuk do të vendos sanksione kundër Kremlinit, duhet të jetë veprim më se i bindshëm se këto janë lojërat politike ku, fatkeqësisht ende po bie pre edhe Evropa.

Vetë deklarimi i Vuçiqit se, vendi i tij, Serbia, nuk do të dërgojë armë në Ukrainë dhe as nuk do të lejojë kalimin e armëve “që dërgohen në zonat e luftës”, mjaftojnë që të lexohet qartë e thjeshtë se, nuk është në

anën e Evropës, pra të paqes dhe fqinjësisë së mirë, të stabilitetit dhe zgjidhjes së krizave shekullore, Dardani-Serbi.

Deklarata e Vuçiqit, nuk është vetëm e tij pa konsultime më Moskën me konotacione të qarta sepse, vërehen shumë mirë ambiguitetet, të cilat tentojnë t’iu japin në një mënyrë të drejtë Evropës, por edhe Rusisë.

Nuk janë deklarata të sinqerta, të qëllim-mira, të qarta dhe sipas gjithë kësaj, nga frika reale se Serbia do të gjendët brenda “gërshërëve” politike, po mundohet që, t’ia pamundësojë Dardanisë të përfitojë në këto momente krize me plot arsye dhe shumë të volitshëm për arritjen e objektivave reale, për anëtarësimin e saj në organizatat civilo-

ushtarake evropiane dhe anëtarësimin në OKB sepse, më në fund, vërejtjet tona rreth Serbisë se, ajo jep sinjal në të djathtë e shkon në të majtën ruse, dolën të vërteta bashkë më të gjitha vërejtjet, ankesat dhe

paralajmërimet se, Serbia, më gjithë mundin e shpresën e Evropës që ta afrojë në gjirin e saj janë kot dhe paralajmërimet tona dolën të vërteta ani pse Dardanisë kjo i kushtoi shumë.

Evropa, edhe pse nuk do ta pranojë publikisht, sepse, po bie në kundërthënie me vetveten, ndërsa Dardania, tërë kohën ishte gjithnjë shumë më e sinqertë se sa Serbia, duke e paralajmëruar Evropën se, ne

kemi përvojë të hidhur me gënjeshtrat, mashtrimet dhe lojërat e Serbisë.

Kjo, u vërtetua edhe sot se pas votimit ku dënohet agresioni rus kundër Ukrainës, ai akuzoi shqiptarët se po lobojnë për përjashtimin e Rusisë nga OKB, më të drejtë, siç thonë ata që në KS të OKB-së të krijohet

mundësia e njohjes së Dardanisë.

E kam frikën që në këto lojëra, do të bie pre edhe SHBA-ja që ndoshta ekziston një fije shprese për të arritur një marrëveshje e cila po stërzgjatet më fajin e Serbisë në pritje të ndonjë ndryshimi apo krize siç ndodhi kjo më tentim okupimin e Ukrainës dhe të krijohen kushte që Serbia t’ia arrijë qëllimeve të veta, fatëkeqësishtë edhe më ndihmën e Qeverisë Shqiptare duke mbajtur shpresë në iluzionet e “Ballkanit të hapur”, obligim i marr ndaj Rusisë.

Unë jam në dilemë shumë të madhe se, kush me kë duhet të bisedojë në

ndërmjetësimin e deritanishëm të cilin e udhëhiqte Evropa, së fundmi edhe me angazhimin e SHBA-ve në formë më aktive, kur, Serbia, praktikisht e hodhi poshtë Evropën dhe u rreshtua krah Rusisë. E vërtetë që Serbia gjendet në Evropë gjeografikisht por, përcaktimi i saj është drejtë Rusisë që i bie, tani, përderisa Rusia në gjendje lufte po tenton gjoja që për hir të ndërprerjes së luftimeve, “ të arrijë një armëpushim deri të paqja”, a duhet që, ne të presim të bisedojmë me Rusinë, larg qoftë, për marrëveshjen me Serbinë.

Si mund ta përfaqësojë Evropa Serbinë kur ajo ia kthej shpinën dhe po tenton me mashtrime e akrobatika politike, të hajë me dy lugë. Hipotetikisht e ceka për t’ia bërë të qartë edhe Evropës dhe Amerikës se, Serbia nuk është me juve pasi ka marrë direktiva nga Kremlini dhe ka hyrë në obligim pasi ai e armatosi më mjete ushtarake më moderne. Si mendoni ju zotëri, Evropë e Amerikë se, Serbia, më shumë iu beson juve se sa Rusisë, duke e pasur parasysh bombardimin e arsyeshëm ndaj saj duke e shpëtuar popullin shqiptar të Dardanisë nga gjenocidi

dhe shfarosja.

Ajo, Serbia pra, bisedon me juve më një “gjuhë miqësore” ama, në shpirtin e saj e ka të ngulur armiqësinë ndaj jush.

Pse. Sepse, ia keni hjekur nga dora, “zemrën e Serbisë, Dardaninë, Jerusalemin” nga i cili kurrë, sipas tyre nuk do të hjekë dorë sepse,

“kjo është tokë serbe”. Dhe, këtë po ua vërteton para syve të Evropës dhe Amerikës sepse, në Kushtetutën e saj, ende figuron Dardania si pjesë e Serbisë.

Më këtë, Vuçiqi në çdo paraqitje ua përsërit serbëve se ne kurrë nuk do të heqim dorë dhe kurrë nuk do ta njohim Dardaninë. Për neve, le ta largon nga Kushtetuta e saj këtë klauzolë, mos të na njeh kurrë sepse,

përderisa Dardania figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj, kurdo qe t’i jepet rasti do të veprojë sikur Rusia ani pse Ukraina nuk qëndron në Kushtetutën e Rusisë ama, qëndron në kokat e tyre staliniste e putiniste se kjo ishte dikur në gjirin e Bashkimit të Republikave Socialiste të Rusisë, në fakt, në bllokun e saj.

Është një paradoks të cilin askush nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk e merr parasysh. Çështja e Manastireve dhe tokave për rreth, vendime të cilat u morën në kohën e okupimit të Dardanisë në vitin 1989 kur edhe

u suprimua Autonomia e vitit 1974 një avancim sadopak i ngritur por që shumë i pengonte Serbisë, e ajo u vërejt në kohën e Millosheviqit.

Shtrohet pyetja e thjeshtë dhe e qartë se: A janë obligative vendimet e marra me dhunë nga okupatori të imponuara dhe si duhet trajtuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, në këtë rast, Evropë dhe Amerikë, nëse i

krahasojmë tani më vendimet eventuale nëse Rusia përkohësisht e okupon Ukrainën, a duhet respektuar ato. Dhe, pse aq presion ndaj Dardanisë që t’i plotësohen kërkesat e Serbisë e cila, hoqi dorë nga Perëndimi dhe iu bashkua bllokut komunist-socialist Sovjetik.

E kemi rastin e kishës së ndërtuar, pa leje urbanistike në kompleksin e Universitetit dhe deri tani ende qëndron aty dhë besimtarët serbë orthodoksë i kryejnë ritet fetare në atë objekt i cili është simbol i dhunës, shfarosjes dhe gjenocidit.

Unë e kam dhënë mendimin tim rreth saj e cila, nëse nuk është rrafshuar me tokë menjëherë pas largimit të forcave serbe nga

NATO-ja, ajo, për mendimin tim duhet të konservohet të shndërrohet në arkiv më mbishkrime në më shumë gjuhë të botës se

çka simbolizon kjo kishë.

Kuptohet, absolutisht nuk duhet lejuar të zhvillohen rite fetare sepse, nuk është objekt i zotit por i djallit.

Një gjë duhet ta kenë të kjartë Bashkësia Ndërkombëtare se, populli serb kurrë nuk do të ndryshojë sepse, Serbia qysh në tekstet e historisë së shkollave të klasave fillore e të mesme, janë të indoktrinuar me teorinë

raciste dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve që nga ajo se ata janë njerëz të egër se ata janë terrorist se ata na e kanë marrë “zemrën e

Serbisë” më dhunë dhe ne, kurrë nuk do të heqim dorë nga “zemra” e jonë dhe ne do të kthehemi një ditë.

Këtë, më të madhe e propagandojnë klerikët të cilët gjithmonë kanë dirigjuar me politikën e Serbisë. Prandaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kur ta shtrijë autoritetin në tërë territorin e vendit, duhet t’i kontrollojë tekstet shkollore, më theks të veçantë atyre historike dhe të bëjë ndryshimin e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Dardanisë.

Ndërsa, Serbisë do t’i jetë barrë shoqërore për ta riedukuar rininë të cilën me vetëdije e ka orientuar në baza raciste, shoveniste dhe fashiste ndaj shqiptarëve.

Prandaj, për kujtesën tuaj të nderuar miq ndërkombëtar, duhet ta keni parasysh se çfarëdo qëndrimi të merrni, nëse nuk bëhen këto ndryshime, historia e dhimbshme dhe tragjike për neve shqiptarëve, do të na përsëritët.

Këtë, nuk mund ta pranojmë e as ta lejojmë. Gjeneratat e reja, përjetësisht do t’i lëmë në konflikt dhe armiqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat