Kosovës i duhet një FSK që vetëm për vete e mbron Republikën!

Opinione

Kosovës i duhet një FSK që vetëm për vete e mbron Republikën!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:50
Muhamet Kelmendi

Gjendja ne Ukrainë tregon se një vend që nuk armatoset dhe nuk ka ushtri profesionale dhe të rregulltë e humbë pavarësinë e vendit të vetë. Shembulli i tillë kërkohet të merret për baze nga Qeveria e Kosovës. Situata nuk lejon për ndonjë mendim imagjinar se Kosovën e mbrojnë të tjerët. Eshtë shumë pozitive dhe e mirë ekzistimi i KFOR-it në Kosovë.

Kjo, sepse ka krijuar një siguri të mirë për Republikë. Megjithatë, kërkohet që Kosova vetë të bëhet e zonja e veti. Republika pa një ushtri të afte dhe të armatosur, nuk e garanton vetën e vetë. Forcat e KFOR-it mund edhe të tërhiqen. Ato edhe mund të mbesin në kazernë.

Mundet, pra, mos të angazhohen në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Për këtë i duhet shtetit tonë një ushtri e aftë mbrojtëse. Qeveria e dinë se në çfaarë gjendje është FSK-ja dhe si është e armatosur.

E dinë se a mund të mbron vendin! Në buxhetin prej 100 milionë eurove nuk mund të armatoset FSK-a si duhet dhe të jetë e aftë për mbrojtje. Kosova e ka një buxhet dhe ato mjete në përmasa të duhura duhet të orientohen nga forcimi dhe modernizimin i FSK-së. Kësaj force ushtarake i duhet armë kundër sulmeve ushtarake të shtetit serb. Ukraina po tregon se pa armë nuk mbrohet vendi.

Gjithashtu po tregon se mudet gjendja e në Kosove dhe në Bosnie e Hercegovinë, ndoshta edhe në Malin e Zi dhe në Maqedoni, të shfrytëzohet dhe të eci në drejtim të konflikteve të armatosura. Kjo, vjenë, kuptohet, nëse shtetit rus i intereson ndonjë konflikt tjetër.

E këtu prinë Kosova në Ballkan, si konflikt më i nxehtë me shtetin serb. Urdhëri për veprim ndaj Serbisë mund të ipet në çdo kohë nga Rusia. Humbjet eventuale në Ukrainë, apo intetesi strategjike rus, mund të detyrojnë Kremlinin që të kerkojë front tjetër të luftës. E këtu më së afërmi është Ballkanin i trazuar nga Serbia. Kosova është në ball të konfliktit.

Serbia mundet dhe në rast të urdhërit rus do të shfyrtëzon minoritetin serb në veri të Kosovës për të vepruar me veprime kritminnale, në mënyrë që organet e Kosovës të intervenojnë dhe të futet Serbia në luftë. Skenari si në Donezk dhe ne Luhansk të Ukrainës për gjenocid ndaj rusëve, mund të shfrytëzohet nga Serbia për minotitetin serb, si gjenocid gjoja ndaj tyre, dhe kështu agresioni ushtarak të fillon. Kështu mund të veprohet edhe në BE. Atje mund të detyrohet Republika Serbe të shpalli pavarësinë dhe të futet Serbia në mjete të blinduara. Këto skenare janë të logjikshme në mendjen e neofashustëve serbe dhe ruse.

Këtej i takon Kosovës që mjetet e rezervuara nga mos investimet në infrastrukturë dhe në fusha tjera, të orienton në armatosjen e FSK-së. Koha nuk pret. Mjete financiare ka. Me ato duhet blerë armë. FSK -ja kërkohet të rritet me ushtarë. Kosovës i duhen së paku 20 mijë ushtarë të rregulltë. E këtyre u duhen armë. Pa armë kundër aviacionit serb dhe raketave, si dhe te sistemit ranketor nuk mbrohet vendi.

Nuk është koha për rrrugë dhe per ura, sepse ato bombardohen dhe shkatërrohen të parat, për fusha, për ndërtesa apo për objekte tjera, kundruall rëndësisë së madhe për të mbrojtur vendin. Pa një ushtri të aftë dhe të armatosur mirë asgjë tjetër nuk ka siguri në shtet. Cdo gjë humb, humb edhe jeta dhe pasuria, kur nuk ke ushtri të aftë mbrojtëse. Kosovës i duhet një FSK që vetëm për vetëm e mbron Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat